This is your AIPR Newsletter!
Nese ju nuk mund ta lexoni kete email te plote vizito ketu --> NewsLetter-#2
  Newsletter   Falkom
  Press Release: Dhjetor 1, 2005 Numer #2  
 

    TOP LINKS

 
 
Kerko Artikuj

Comport Links

      Shaga
      Villa Belvedere
      Alsig
      AIPR Member Login


Buy Results, Not Promises - Your Intial Deposit Matched to $100
Psikologjia e ngjyrave dhe marketingu
Biznesi, shitjet dhe interneti janë me ngjyra
Ngjyra është një konstante e rëndësishme për njerëzit që dinë ta dallojnë. Ajo është njëkohësisht një mjet i fuqishëm psikologjik. Duke përdorur psikologjinë e ngjyrës, njeriu mund të dërgojë një mesazh të rëndësishëm pozitiv ose negativ, mund të inkurajojë shitjet, të qetësojë një turmë ose ta bëjë një sportist të ngrejë më shumë pesha.
Është mirë që psikologjia me e re e ngjyrave të përdoret në të gjitha aspektet e marketingut dhe sidomos në dizajnimin e logove, të Internet- faqeve, të kopertinës së librave apo të etiketës të një produkti.
Fusha e psikologjisë industriale ka një nën-fushë, e cila merret vetëm me psikologjinë e ngjyrës. Nuk është e rastit që prodhuesit e paketave të supës “Campbell” kanë përdorur për vite me radhë po ato katër ngjyra në etiketat e tyre. Jam i sigurt se sapo unë përmenda këtë produkt, në mendjen tuaj është shfaqur menjëherë imazhi i kësaj etikete.
Më poshtë po i hedhim një sy shkurtimisht kuptimit që kanë ngjyrat bazë në Hemisferën Perëndimore. Ky informacion do t’ju ndihmojë të vendosni se cilat ngjyra duhet të përdorni në projektet tuaja të marketimit. Ngjyrat e mëposhtme me nuancat e tyre më të lehta ose më të forta lidhen shpesh me kuptime shumë të ndryshme. Dhe mos harroni, kur të dizajnoni faqet e internetit duhet të keni gjithmonë parasysh se kulturat e ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me kuptimin e ngjyrave.

Lexoje te plote>>>

 

Nga Zero ne 1 MIljon Dollare ne 12 muaj!

Nje histori e jashtezakonshme ne PR

Success Story
Ne vere te vitit 2000, pikerisht kur biznesi i internetit kulmoi, Ruta Fox – njw shkruese reklamash dhe drejtore e krijmtarise, nisi punen e saj ne nje agjensi te promovimit te markave ne Nju Jork.
Puna e profesionisteve te lire ra dhe vendet e punes u pakesuan.
Ne vjeshte ajo bleu per vete nje unaze me diamant ngjyre roze. Nje shoqe ia pelqeu shume dhe i kerkoi Fox-it t’i gjente edhe asaj nje te ngjashem. Me pas, edhe ca mikesha te tjera kerkuan te blinin nga nje te tille. Ato te gjitha kishin diçka te perbashket: ishin te gjitha te lira (beqare) dhe te lumtura. Ajo nisi te mendonte se ndoshta mund te punonte part time si shkruese reklamash dhe kohen tjeter ta shpenzonte duke ju shitur unaza grave beqare.
Ajo nuk ia kishte idene permases se tregut ku po zhytej. Grate e fejuara apo te martuara kishin unazat e tyre te posatshme. Pse te mos t’i kishin unazat e tyre te personalizuara edhe afro 43 miljon grate beqare qe jetojne vetem ne Amerike?
E vendosur ne NJu Jork, Fox i kishte ca lidhje me bizneset e arturinave, por unazat kishin nevoje per nje identitet, keshtu qe ajo krijoi emrin “Ah Unaza”.
Ne nentor ajo mblodhi 3000 dollare kursime per te blere ca me shume unaza te tjera. Ajo krijoi nje press kit qe permbante nje dosje dhe nje komunikate shtypi. Asaj nisen t’i vinin ftesa per t’i paraqitur unazat e saj ne zyrat e revistave te modes. Nje prej ketyre ishte revista “O” Oprah Winfrey”s.

Lexoje te plote>>>

 

  Duke analizuar një Logo: UPS

Case Study
Nëse logoja e kompanisë suaj do të ishte një person real i punësuar t’ju përfaqësojë biznesin në krejt botën e klientëve potencialë, do të ishit i kënaqur me imazhin që ai prodhon?
Si një njeri, a do të ishte logoja juaj e veshur me ngjyrat e duhura? A do të kishte formën e duhur? Nëse po flet me fjalë, a po thotë diçka të rëndësishme? A janë fjalët dhe paraqitja e tyre grafike një karrem që tërheq interesin e kalimtarëve?
Krejt në thelb të detyrës së saj logoja juaj duhet të flaës për ju. Ajo ka përgjegjësinë të jetë thellësisht e integruar me krejt imazhin e kompanisë suaj. Sipërmarrësit përfitojnë kur logoja e tyre është në përputhje me produktet apo imazhin e koorporuar të kompanisë, si fytyra që duan t’i tregojnë publikut.
Apo logoja juaj zhvendoset në shina paralele por në një drejtim të ndryshëm, duke mos kontribuar aspak me ndikimin e saj të dëshiruar?
Ky ndikim, në nivel ideal, është një prej shenjave njohëse dhe rikujtuese të kompanisë/produktit/shërbimit, që kjo logo prezanton. Çdo ripërsëritje- qoftë mbi një paketë, fletëpalosje, një automjet apo uniformë,- do të riforcojë cilindo mesazh që kjo logo nëndheshëm mishëron të përcjellë.
Një shembull shumë i suksesshëm i një përpjekjeje tërësisht të integruar reklame/publiciteti është fushata aktuale e UPS-së. Krijuesit e imazhit të UPS-së kanë një përthithje të thellë të nevojës për të paraqitur një mesazh të rrjedhshëm marketingu tek publiku blerës.
Ne biseduam me një manaxher të markës në Zyrat e koorporatës së UPS-së në Atlanta dhe kqyrëm disa detaje nga fushata e imazhit ngjyrë kafe të tyre. Nisma e marketingut multi-medial filloi afro 6 muaj më parë, me 25 mars 2003. Njëkohshëm me imazhin “ngjyrë kafe”, kompania hapi disa dyqane të shërbimit postar për klientët, duke ofruar një qasje më të lehtë për blerjen e shërbimeve të kompanisë.



Lexoje te plote>>>

 NJOFTIM SHTYPI

Instituti Shqiptar i Marrėdhėnieve Publike prezantoi tė hėnėn 21nentor 2005 njė studim kombėtar dhe tė mbėshtetur sociologjik mbi ēėshtjet e sigurisė sė biznesit.

Studimi u realizua me njė shtrirje gjeografike kombėtare dukė pėrfshirė qytetet e Shkodrės, Tiranės, Durrėsit, Fierit, Beratit, Korēės dhe Vlorės. Kompanitė e intervistuara i pėrkasin sektorėve tė prodhimit, tregėtisė dhe shėrbimeve dhe punėsojnė gjithsej mbi 1,240 specialistė e punėtorė.
Metoda e studimit mbėshtetet mbi intervista tė plota nė thellėsi me 20 kompani shqiptare, tė huaja dhe me kapital tė pėrzier, me njė moshė mesatare tregu prej 10,8 vitesh.
Studimi ėshtė drejtuar nga PhD.Zyhdi Dervishi.

Lexoje te plote>>>
 

www.albcomport.com
www.pekomeri.com
www.alsig.com
www.amcham.com.al
www.villabelvedere.biz
www.falkom.info
www.muvita.it
www.essam.it
www.google.com
www.yahoo.com
www.albpr.org




Marketingu Online

Nga Alban Bala (c) 2005, AIPR News Editor


Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Accomodation Albania”, pra udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier atje. Më pak këto kërkime janë të orientuara për klimën “weather Albania”, ndërsa kërkimet e njëmendëta të tregut janë ende shumë larg.

Kjo pikė sė pari sepse oferta e tregut shqiptar, tė ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjė interes. Shumė pak prodhues kanė pėrmirėsuar imazhin e tyre nė rrjetin botėror tė informacionit kėto vitet e fundit, ndėrsa shumica e biznesmenėve shqiptarė edhe kur pėrdorin postėn elektronike, pavarėsisht se kanė internet faqet e kompanive tė tyre, pėrdorin adresa qė merren falas nė Internet si Hotmail, Yahoo, etj, duke humbur maksimalisht besueshmėrinė. Kėto adresa sot pėrdoren kryesisht nga individė tė dėshpėruar nė vendet aziatike qė kėrkojnė me ngulm tė emigrojnė drejt Perėndimit duke u paraqitur pa sukses si sipėrmarrės me pėrvojė, sa pėr tė garantuar njė ftesė nga njė kompani europiane, qoftė edhe shqiptare.

Nė databazat kryesore tė shkėmbimeve tregėtare nė internet kompanitė shqiptare numėrohen me gishtat e njėrės dorė. Pasi numri i kompanive tė regjistruara nga Shqipėria kaloi 6-tėn, portali “Go4worldbusiness.com” hodhi nė rrjet ndėr-faqen e saj “Go4albanianbusiness.com”, e cila pėr ironi brenda dy javėsh u popullua me “kompani” dhe “oferta” nga India, Pakistani dhe Nigeria.
Kompanitė shqiptare megjithatė kanė filluar ta kuptojnė rėndėsinė e internetit falė takimeve shumė mė intensive me partnerė apo klientė nga Europa perėndimore. Pėr kėtė shkak, numri i atyre qė kėrkojnė tė kenė njė faqe interneti tė ofertės ėshtė gjithnjė nė rritje.

Por tė jesh nė rrjet me emrin e firmės apo produktit tėnd nuk mjafton. Sepse shikueshmėria nuk varet nga prania, por nga shkalla jote e promovimit. Dhe pėr kėtė shėrben marketingu online.
Abcom
Botimi i katrorėve interaktivė (banners) nė faqe tė vizituara dėndur, tė cilėt ndėrtojnė imazhin e markės/logos/emrit – dhe qė prijnė vizitorėt drejt Internet faqes sate ėshtė rruga mė e shkurtėr. Njė rrugė tjetėr ėshtė qė tė shpėrndash me email mesazhin tėnd nė drejtime tė ditura klientėsh/konsumatorėsh potencialė. Format e marketingut online janė sot nė fakt aq tė sofistikuara saqė profesionistėt janė nė gjendje qė, pa bėrė nė fakt asnjė shkelje etike,- tė mėsojnė edhe orientimin nė treg tė vizitorėve tė rastėsishėm tė tyre apo atyre klientėve tė piketuar, tė cilėve u dėrgohet njė email i thjeshtė.

Prej disa vitesh nė Shqipėri njė numėr internet-faqesh dhe operatorėsh promovojnė shikueshmėrinė e tyre tė lartė dhe ftojnė kompanitė t’i pėrdorin kėto faqe si rrugė pėr marketingun e tyre. Kjo ėshtė njė ofertė e mirė pėr tė gjithė, pėrsa kohė qė ėshtė realiste.

Sepse nėse njė faqe lajmesh vizitohet mė sė shumti nga studentėt qė jetojnė jashtė Shqipėrisė, pėrse njė kompani qė prodhon kolltuqe nė Shqipėri duhet tė bėhet e arritshme pėr ta? Ata sot nuk janė blerės. Ndoshta as nesėr. Ky ėshtė nė thelb njė investim i pasigurt.

Kush janė Internet faqet qė vizitojnė mė shumė emigrantėt shqiptarė? Ata qė blejnė shtėpi, qė u blejnė tė afėrmėve mallra, qė duan tė dinė sa para tė sjellin kur tė vijnė pėr tė blerė njė shėrbim apo njė produkt tė rėndėsishėm?

Shkoni tek Njoftime.com pėr ta kuptuar kėtė. 90% e vizitorėve tė saj janė shqiptarė qė jetojnė jashtė vendit. Qė porosisin dhe blejnė.

Marketingu online nė fakt ėshtė ndėrtuar pikėrisht pėr tė forcuar sigurinė e pėrpjekjes marketuese duke rritur sė pari efektivitetin e saj. Pak para pėr mė shumė efekt.

Interneti lejon sot komunikime interactive shumė mė tė pasura sesa TV-ja, radioja dhe telefoni marrė sė bashku. Njė reklamė nė TV-tė shqiptare zgjat maksimalisht 35 sec, ndėrsa nė internet ti mund tė ruash njė format audio-video tė palimituar nė kohė, duke i dhėnė vetes edhe luksin e shpjegimeve pėr pėrdorimin e produktit. Jo vetėm kaq. Kėtė klienti,-- nėse i intereson mund ta rishohė menjėherė apo sa herė tė dojė. Nėse interesi i tij thellohet, me njė klik ai mund tė aplikojė online qoftė pėr blerje, qoftė pėr sqarime tė mėtejshme pa harxhuar nė fakt asnjė cent.

Sot interneti tė lejon tė flasėsh falas nė telefon, madje edhe me figurė dhe kjo ėshtė njė mundėsi qė e ofrojnė qė nga rrjetet e supermarkatave nėpėr botė deri tek fabrikat dhe uzinat, qė kanė non stop operatorė online tė disponueshėm. Vizitoni pak faqen mė tėrheqėse pėr tregėtinė me Kinėn “Alibaba.com” dhe do tė shihni se thuajse ēdo fabrikė nė kėtė vend ta jep mundėsinė ta vizitosh atė mė parė virtualisht, t’ia njohėsh produktet nė detaje, tė bisedosh me njė pėrgjegjės teknik apo tė shitjeve me zė e figurė nė anglisht, duke kursyer kohė dhe para’.

Sigurisht ajo qė kompanitė ndėrtojnė sė pari pėrmes rrjetit botėror ėshtė imazhi serioz dhe garancitė e bashkėpunimit. Kėto janė elementėt e parė tė njė certificate pėr sukses, ndėsa ekonomia ėshtė globale dhe marrėdhėnia lokale.

------------------------------------------------------------------------------------------- 

Reklamat me internet?
Albana Droboniku-  AIPR

Reklamat me internet mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, të numrit të konsumatorëve dhe të përhapjes së emrit të kompanisë. Jo vetëm kaq, por ato janë një kanal marketimi me kosto të ulët që bizneset e vogla mund ta shfrytëzojnë për të depërtuar direkt tek konsumatorët dhe për të shitur prodhimet.
Reklamat në internet janë mënyra efikase për t’ja përcjellë mesazhin klientëve të mundshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit. Ndryshe nga shumica e programeve të marketingut që janë të vështirë për t’i ndjekur, reklamat me internet të japin një ide të drejtpërdrejtë të fitimit nga investimi i bërë në marketing si dhe ndihmojnë për të ndërtuar një bazë më të madhe klientësh dhe të ardhurash.

Sell Your Own Merchandise Online - It's Fun, Easy and Frėe!

Klientët e sotëm e vizitojnë internetin jo vetëm për lajme nga teknologjia apo për të blerë, por edhe si një burim për të njohur produkte dhe shërbime të ndryshme. Studimet e reja të kompanive “Kelsey Group” dhe “ConStat” tregojnë se 70 përqind e të rriturve amerikanë e përdorin internetin si burim informacioni kur kërkojnë të blejnë produkte dhe shërbime në zonën ku banojnë, nga 60 përqind që ishte kjo shifër në vitin 2003. Reklamat me internet jo vetëm ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin e kompanisë.
Kompani të mëdha dhe madje kandidatë presidencialë me fushata tradicionale marketingu kanë zgjedhur rrugën e reklamave me internet. Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Howard Dean grumbulloi më shumë se 60 përqind të fondeve të tij përmes internetit. 
Firma studimore “eMarketer” parashikon se më shumë se 12 miliard dollarë do të shpenzohen këtë vit për reklamën me internet, dy herë më shumë se sa ajo që u shpenzua në vitin 2004. Por si e arrijnë suksesin kompanitë në këtë fushë reklamimi? Tre janë hapat më të rëndësishëm që çojnë në suksesin e kësaj lloj reklame:  Njohja e audiencës, testimi i vazhdueshëm dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.

Njohja e audiencës
Kur përpiqesh të mësosh rreth audiencës tënde ka rëndësi të imagjinosh se ku duhet ta gjesh atë dhe cili është mesazhi që i përshtatet asaj më shumë. Përcaktimi i karakteristikave demografike të audiencës, si profesioni, industria, të ardhurat, madhësia e kompanisë ku punon etj., është hapi i parë për ta kuptuar më mirë atë. Kjo të lejon të zgjedhësh Internet-faqet e duhura si dhe të krijosh një program specifik, i cili t’u përshtatet sa më mirë karakteristikave demografike që përmendëm.
Për të ulur shpenzimet e njohjes së audiencës, duhet të kërkoni klientë me interesa të caktuara, të cilët mund të jenë më afër jush se sa mendoni ju vetë. Ndoshta këta janë kolegë të punës ose miqtë tuaj – ata mund t’ju japin mendimet e tyre drejtpërdrejt dhe me sinqeritet mbi atë se ç’mendojnë për reklamat tuaja në interent dhe e bëjnë këtë pa shumë shpenzime. Nëse nuk e keni këtë mundësi, atëhere provoni të lidheni direkt me audiencën duke përdorur databazën tuaj të klientëve dhe duke u dërguar atyre me e-mail një anketë të shkurtër. Nëse jua lejon buxheti, ju mund të paguani edhe një kompani anketimesh për këtë qëllim.
alsig

Testimi i vazhdueshëm
Menjëherë sapo të keni identifikuar publikimet dhe Internet faqet që viziton audienca juaj, përcaktoni buxhetin tuaj dhe objektivat që kërkoni të arrini përmes reklamave me internet. Buxheti dhe objektivi juaj duhet përcaktuar qartë, pavarësisht nëse qëllimi juaj është të shtoni numrin e atyre që do të regjistrohen në site-in tuaj, të shtoni trafikun e vizitorëve apo numrin e blerësve në internet.
Fillojeni me testime të vogla për të kaluar më pas në një fushatë më të madhe. Një gjë duhet patur kujdes: shumë reklamues e fillojnë me fushata të mëdha reklamimi, të cilat nuk i arrijnë objektivat.
Pasi të keni përcaktuar mirë objektivat dhe afatet kohore, është koha që të zgjidhni Internet-faqet e reklamimit. Përsëri, testimi është i rëndësishëm për të përcaktuar rezultatin e arritur si dhe për të krijuar reputacionin si kompani. Muaj pas muaji testoni faqe të ndryshme për të gjetur nëse mesazhi juaj dhe reklamat për të cilat paguani po çojnë në shtimin e shitjeve. 

Ndjekja e rezultatit
Bukuria e reklamës me internet është sasia e informacioneve që ju mund të grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vënë në vijë fushatën e reklamave me internet, kompania që ju ofron shërbimin e reklamës ju bën një raport, ku ju tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithatë, shumë analistë marketingu bëjnë një gabim duke analizuar vetëm rezultatin. Ka rëndësi që ata të bëjnë një hap më tej për të përcaktuar se çfarë veprimesh ka bërë blerësi kur ka hyrë në faqen tuaj të internetit. A është larguar ai nga site-i juaj menjëherë pasi ka klikuar reklamën? Apo ka qendruar më gjatë aty duke lënë emrin në formular ose duke blerë diçka? Kjo mund të gjendet duke përdorur programe të tillë si Urchin, Web Trends ose WebSideStory.
Shikojini me kujdes të gjitha shifrat, sidomos ato që kanë të bëjnë me koston e blerjeve. Duke bërë këtë, ju do të filloni të kuptoni kontributin që jep fushata juaj e reklamës me internet në strategjinë tuaj të përgjithshme të marketimit.
Listim i garantuar ne 60 Motorat me te njohur te kerkimit
Fillon me 3Eur deri 4Eur ose edhe me pak ne muaj,
Regjistrohu sot dhe merr nje program ne shqip falas!

About The AIPR
The development and progress of PR science in Albania
Promotion of the interdisciplinary nature of PR.
Study of PR and communication experience made in Albania and the Albanian territories in the Balkans.
Increase of PR capacities according to professional international standards.
Professional standardization of PR practice in the country.


Recommended Articles

A jane profesionistet e PR-it novatore?
Hair Republic
Njoftim shtypi ALSIG

Nga Zero ne 1 MIljon Dollare ne 12 muaj!

Need more -- Go to www.albpr.org


Resource Sites & Services

Comport - The only way to increase your Web site's position and ranking on search engines is to use the optimal tools. The ExactSeek SEO Solution is F-R-E-E for 90 days!

Falcom! - a pioneer in search engine submission, and the most popular. They offer frėe submission and paid submission.

Earn a Residual Income! - Internet gaming is the fastest growing segment of web-based commerce. Benefit from the popularity of online gaming with little or no marketing investmėnt.

Ranking Secrets Revealed! Boost Your Google Ranking, Get More Orders, And Make More Monėy!

integrimi.org - Business - Just $6.95 per month
Web Builder, Shopping Cart, Database & more.
.
Ke opionin tendin per Artikullin e sotem?
Shpreh komentet e tua ne forumin tone.
Regjistrohu falas dhe merr pjese dhe ti!

  AIPR - Press Release


To not receive further mailings, send a blank email to leave@albpr.org
Ju jeni i regjistruar me kete email:



ALBANIAN INSITUTE OF PUBLIC RELATIONS
Tirane, Shqiperi tel +355 49 543534 info@albpr.org
(c) Copyright 2005 All rights reserved