This is your AIPR Newsletter!
To drop your subscription use the link at the bottom of this message.
Newsletter Falkom
Press Release: Nentor.23,2005 Numer #1

TOP LINKS

Kerko Artikuj

Comport Links

Shaga
Villa Belvedere
Alsig
AIPR Member Login


Buy Results, Not Promises - Your Intial Deposit Matched to $100
A jane profesionistet e PR-it novatore?
Krenaria ne ate qe bejne do t’i ndihmoje profesionistet te njihen si te tille…

Julia Hood Tetor 2005
Tiparet e "Ndryshime"-ve kane filluar te shfaqen ne nje sere revistash gjate muajve te fundit, qe nga Business Week te Ad Age te CMO.
Beth Comstock, qe e nisi nga radhet e PR-it tek Zyra e Marredhenieve me Klientet ne General Electrics, eshte ēmuar pa dyshim si nje udheheqese per ndryshimet qe solli ne me shume se nje prej specialiteteve.
Edhe pse Comstock se bashku me disa te tjere ne industri fitoi nje vend ne suiten C dhe pati nje rol domethenes ne udheheqjen e ndryshimit te kompanise, akoma emri i saj nuk shoqerohet normalisht me titullin PR.
Larry Weber, tani shef i W2 Group, u fut ne listen e novatoreve ne botimin e Zyres se Marredhenieve me Klientet te muajit Shtator, por ai eshte i vetmi PR person qe u shqua me kete emer. Ne nje leter qe Weber shkroi per ēeshtjen ai thote: “Relatori Publik, shoqeruesi i perhershem i marredhenieve publike do te qendroje mes gureve te kurores se marketingut.” Eshte keshtu sepse kerkesat e “social web” plotesohen me mire nga njerezit e PR-it, te cilet jane “ata qe jane instruktuar veēanerisht per te nxitur, menaxhuar dhe mbeshtetur bisedimet e hapura ndermjet njerezve ne nje stil, kohe, dhe vend qe u pershtatet me shume”...

Lexoje te plote

Hair Republic


Tabela e vendosur ne rrugen jashte sallonit te pare Hair Republic shkruan, “Rrudhat jane thjesht shenje e te qeshurit”. Eshte ideja per javen. Dhe mendimi qe permbledh tamam filozofine pozitive qe sjellin Mike dhe Anna Circelli me biznesin e tyre te ri te veshjeve ne Londren jug-perendimore.

Hair Republic u reklamua si nje stil i ri parukerie. Ka nje theks te forte mbi ofrimin e sherbimit ndaj klienteles dhe marketingut jo te zakonte per te krijuar nje ambjent te gjalle e te rehatshem i cili eshte argetues dhe I gjalle si per klientet ashtu edhe per stafin. Ofrohet caj, kafe, embelsira frutash dhe keshilla falas. Jepen cadra me logon e salonit per nje rruge deri ne shtepi per ditet me shi dhe mund te kthehen perseri ne sallon sipas deshires.

Lexoje te plote

Ne zemer te Perzierjes


Ka truke te provuara e te besueshme per te arritur integritetin. Por Dove ka nje element me shume. Ne, gazetareve te marketingut na eshte thene se ē’jane truket per te ndertuar nje fushate te integruar media-neutrale: por t’i shohesh ne loje eshte vertet interesante. E kam pasur kete mundesi permes drejtimit te javes se PR-it tek emisioni me i ri, ne bashkepunim me lidere te firmave Edelman, Ogilvy & Mather, dhe Unilever te flas per fushaten e Dove: "Real Beauty".
Truku i pare qe mesova ishte se fushata ndertohej nga klientet – me sakte – nga grate. Skuadra identifikoi diēka qe ishte me e thelle se kerkesa a premtimi i nje produkti – lekure me e qendrueshme. Ajo kuptoi se pas deshires se grave per nje lekure te qendrueshme ishte mungesa e pranimit nga ana e tyre te pikave te dobeta te trupit te tyre.

Lexoje te plote

NJOFTIM SHTYPI

Instituti Shqiptar i Marrėdhėnieve Publikeprezantoi tė hėnėn 21nentor 2005 njė studim kombėtar dhe tė mbėshtetur sociologjik mbi ēėshtjet e sigurisė sė biznesit.

Studimiu realizua me njė shtrirje gjeografike kombėtare dukė pėrfshirė qytetet e Shkodrės, Tiranės, Durrėsit, Fierit, Beratit, Korēės dhe Vlorės. Kompanitė e intervistuara i pėrkasin sektorėve tė prodhimit, tregėtisė dhe shėrbimeve dhe punėsojnė gjithsej mbi 1,240 specialistė e punėtorė.
Metoda e studimit mbėshtetet mbi intervista tė plota nė thellėsi me 20 kompani shqiptare, tė huaja dhe me kapital tė pėrzier, me njė moshė mesatare tregu prej 10,8 vitesh.
Studimi ėshtė drejtuar nga PhD.Zyhdi Dervishi.

Lexoje te plote

www.albcomport.com
www.pekomeri.com
www.alsig.com
www.amcham.com.al
www.koha.tv

www.villabelvedere.biz

www.falkom.info
www.muvita.it
www.essam.it
www.google.com
www.yahoo.com
www.albpr.org


Pushteti i Komunikimit

Nga Alban Bala (c) 2005, AIPR News Editor


Marketingu eshte si mjekesia: po nuk mesove perdite diēka te re, eshte me mire te heqesh dore. Nga mjeshteria jote varet jeta e nje ndermarrje, qe ashtu si njeriu, eshte nje organizem i gjalle.
Por kurre me pare marketingu nuk ka qene i lidhur me komunikimin sa ē’eshte sot. Per shkak te shpejtesise se zhvillimit informatik tani jane tregjet ato qe shkojne tek bleresi, ndersa teknologjia e komunikimit ka mundesuar nje rrjetizim te pabesueshem te ofertes, duke e bere ate me fleksible dhe me te pasur se asnjehere, ne diversitetin e saj te natyrshem.
Ne kete hapesire te re marredheniesh, maredheniet publike kane marre sot nje rol te dores se pare. Ato jane permasa e pazevendesueshme lokale e nje ekonomie globale ne rritje, ato kane fuqine qe te konfirmojne ose ndryshojne perceptimin dhe sjelljen e njerezve. Per shkak te impaktit te tyre, komunikimet aktualisht mund te ndihmojne ose te fshehin perfitimin, rritjen dhe pjesen e tregut te nje kompanie. Ne fakt, komunikimet jane kaq te rendesishme saqe eshte e nevojshme qe te menaxhohen strategjikisht – ne te njejten menyre siē menaxhohen financa, administrimi, teknologjia, burimet njerezore dhe aspekte te tjera te biznesit.

Abcom

Kemi hyre ne nje ere biznesi, e cila eshte transformuar me nje ndryshim te panderprere. Ne jemi gjithashtu deshmitare te shfaqjes perhere e me domethenese te grupeve partneriale te fuqishem ashtu siē jane edhe mediat, komuniteti financiar, analistet e industrise, publiku i gjere, klientet, aksioneret dhe punonjesit. Keto grupe – entet rregullatore qeveritare, grupet e vecanta te interesit, politike-beresit, aktivistet, agjensite tatimore, dhe faktoret online e offline – perfaqesojne ne thelb vlerat e ndryshimit te shoqerise. Eshte thelbesor fakti se profesionistet e komunikimit te sotem i kane kuptuar keto vlera: ata e pershtasin veten me sjelljen e konsumatorit dhe krijojne komunikime te rendesishme, te besueshme dhe transparente, te cilat kenaqin nevojat e klienteve dhe bashkepunetoreve te tyre. Dhe kjo eshte jetike per perfituesit.
Kjo e-newsletter qe nis sot jeten, do te jete e perjavshme dhe do te ndihmoje qe profesionistet dhe te gjithe te interesuarit e tjere te mesojne sa me lehte te rejat nga sektori. Me shume se kaq, niveli teknologjik i kesaj faqeje lejon kedo te perfshihet me komente dhe shkrime origjinale ne kete dialog me publikun e zgjedhur.
Me materialet me te fresketa dhe veshtrime origjinale lokale, kjo e-newsleter do te vleresoje dhe ndihmoje, informoje dhe zgjeroje kendveshtrimin e secilit duke ndihmuar rritjen kulturore dhe profesionale te stafeve dhe kompanive, agjensive shteterore dhe private, administrates apo studenteve, duke i krijuar secilit hapesiren per t’u shprehur online dhe per te kontribuar ne kete process, i cili vetem sa ka nisur. Sepse stafi i “The Next Level” te AIPR-se e di mire: Ka gjithmone nje Next Level.

************************************************************************************

A eshte falimenti nje fatalitet per markat?
Montieth Illingworth eshte kreu i Gavin Anderson & Co.

““Faliment.” Per laikun, kjo fjale ka nje tingull te rrezikshem - dhe definitiv. Por menaxheret e sofistikuar e dine se fama e korporates – dhe brandet e ēmuara – mund te dalin me te forta se kurre nga falimentimi.
Reputacioni i korporates krijohet permes komunikimeve bindese e te studiuara me grupet specifike te partnereve. Kohezgjatja dhe permbajtja e ketyre mesazheve, besueshmeria dhe aftesite e korriereve, jane thelbesore per suksesin e nje kompanie.

Sell Your Own Merchandise Online - It's Fun, Easy and Frėe!

Falimentimi i fundit i Northwest dhe Delta flet per situaten e nje linje ajrore. Mes te gjitha zgjedhjeve qe ben nje konsumator, pak-kush kerkon te fitoje me shume besim sesa nje ēmim te mire te biletes se avionit. Udhetaret megjithate kane nevoje te ndihen te sigurt se ata do te arrijne ne kohe dhe shendoshe e mire atje ku duan te shkojne. Mbajtja e nje brandi te fuqishem eshte esenciale per nje sukses afatgjate te nje linje ajrore. Rasti i United Airlines ofron shume ne kete piste.
Ndersa United Airlines pergatitej te prezantonte hyrjen e vet ne Kap.11 (te Ligjit per Falimentin, shen. red.) ne Dhjetor 2002, menaxhimi duhet te jepte mesazhe te detajuara per tre audiencat baze: nepunesit, furnitoret dhe udhetaret.
Kapitulli 11 ne menyre tipike lejon qe nje kompani te rishqyrtoje elementet e kontrates me punonjesit e vet. Ulja e pagave dhe fitimeve, natyrisht qe mund te sjelle pakenaqesi te punonjesit dhe pastaj ata ngjallin pakenaqesi te klientet. Menaxheret e United ne bote bene mbledhje me stafet e tyre diten e lajmerimit. Komunikimi i rregullt, personal dhe elektronik nga drejtuesit me te vjeter pati nje rol thelbesor ne frymezimin e punonjesve per te punuar me shume per linjen.
Furnitoret mund te ngurojne per te vazhduar me tej biznesin me nje kompani qe duket se ka ndermend te modifikoje apo te prishe ndonje kontrate. Por komunikimi i mire ka bere qe furnitoret e United te kuptonin se ishte ne te mire te tyre te ndihmonin ne ristrukturimin e firmes, dhe se rezultati do te ishte nje partner biznesi me i forte si dhe nje klient me i mire.
Sot, edhe pse United nuk eshte transportuesi me i lire ne shume prej linjave te veta, kuotat e ngarkesave kane qene me te larta se kurre me pare. Kjo eshte nje prove bindese e besimit te vazhdueshem te konsumatorit ndaj kompanise dhe sherbimit te saj.

shaga

Ndryshe nga ky rast, e kaluara rendoi mjaft mbi Philip Morris USA dhe kompanine e babait te tij, Altria. Perfaqesues te padrejte te ligjit kane pasur sukses ne ēeshtjet e ngritura kunder firmes duke perdorur sjelljen e meparshme te saj , per te bindur jurite dhe gjyqtaret se kompania duhej te ndeshkohej. Per shembull, nje juri ne Kaliforni i dha nje duhanpiresi te semure me kancer, Richard Boeken, 3 miljard USD perkundrejt 5.5 miljon USD si demshperblim ne vitin 2001. Gjykata e larte e uli kete demshperblim ne 100 milion USD, si nje shifer me “te arsyeshme”.
Gati 20 miljon amerikane pijne duhan te firmes Philip Morris USA, si p.sh. Marlboro, dhe dhjetera milione jane duhanpires. Askush nuk e di se sa prej tyre mund te semuren apo te bejne padi ndaj kompanise ne vitet e mepasshme, por ama po t’i paguhet secilit 100 miljon USD kjo me siguri do te ēonte ne nje falimentim.
Perveē luftes ne gjykata, ē’duhet te beje nje kompani ndaj kercenimit te proēeseve ligjore rrenuese? Legjislacioni per mbrojtjen e kompanive nga ēeshtjet e tilla nuk funksionon ne mjedisin e sotem anti-duhan. Keshtu qe kompania po ndryshon qasjen e vet ndaj shendetit dhe ēeshtjeve plotesuese.
Nderrımı i qendrımıt ka qene dramatik. Kompania pranoi ne web site, ne TV e radio, si dhe ne media se duhani nuk eshte vetem terheqes por shkakton edhe kancer, emfızema dhe semundje kardiake. Madje ajo po kerkon edhe shites, te cilet nuk ua shesin ato minoreneve.

alsig


A do te binden jurite dhe gjyqtaret se kompania eshte tashme pjese e zgjidhjes se problemit, dhe se ka mesuar nga mesimet e te kaluares? Kete do ta tregoje vetem koha, por qe nga viti 2002 asnje juri nuk ka dhene me nje demshperblim prej 2 miljard USD ne ndonje padi personale kunder firmes.
Keto kompani dhe padite me te cilat ato hasen jane shume te ndryshme, por te dyja duket se ia kane dale me sukses. Ne mendojme se ato kane keta elemente kyce te perbashket:

  • Firmat kane nje ide te qarte mbi audiencen e tyre baze dhe mesazhet i permasojne pikerisht per grupet e interesuar.
  • Ato zgjedhin dhe trainojne zedhenesa, te cilet i kuptojne audiencat e tyre dhe mund te shperndajne ne menyre te vazhdueshme mesazhin perkates.
  • Ata i planifikojne qysh me pare komunikimet e tyre dhe rezultatet prej tyre, ne vend qe thjesht te presin se si do te perthithet mesazhi.
  • Duke qene se kompanite e dine se komunikimet jane esenciale dhe kjo menyre kerkon kohe, ato i drejtojne burimet kryesore ne perpjekjet e komunikimit.
  • Falimenti nuk e demton nje kompani, reputacionin e saj apo brandin e saj. Dhe nje reputacion i mire mund te ndihmoje disa kompani ta shmangin falimentin se bashku. Ajo qe kerkohet eshte te behet gjeja e duhur dhe te flitet me njerezit e duhur ne menyren dhe kohen e duhur.

·
Listim i garantuar ne 60 Motorat me te njohur te kerkimit
Fillon me 3Eur deri 4Eur ose edhe me pak ne muaj,
Regjistrohu sot dhe merr nje program ne shqip falas!

About The AIPR
The development and progress of PR science in Albania
Promotion of the interdisciplinary nature of PR.
Study of PR and communication experience made in Albania and the Albanian territories in the Balkans.
Increase of PR capacities according to professional international standards.
Professional standardization of PR practice in the country.


Recommended Articles

A jane profesionistet e PR-it novatore?
Hair Republic
Njoftim shtypi ALSIG

Need more -- Go to www.albpr.org


Resource Sites & Services

Comport - The only way to increase your Web site's position and ranking on search engines is to use the optimal tools. The ExactSeek SEO Solution is F-R-E-E for 90 days!

Falcom! - a pioneer in search engine submission, and the most popular. They offer frėe submission and paid submission.

Earn a ResidualIncome! - Internet gaming is the fastest growing segment of web-based commerce. Benefit from the popularity of online gaming with little or no marketing investmėnt.

Ranking Secrets Revealed! Boost Your Google Ranking, Get More Orders, And Make More Monėy!

BlueFishHosting.com - Business Web Hostļng - Just $6.95 per month
Web Builder, Shopping Cart, Database & more.
.
Ke opionin tendin per Artikullin e sotem?
Shpreh komentet e tua ne forumin tone.
Regjistrohu falas dhe merr pjese dhe ti!

AIPR - Press Release


To not receive further mailings, send a blank email to leave@albpr.org
Ju jeni i regjistruar me kete email: xx@xx.com



ALBANIAN INSITUTE OF PUBLIC RELATIONS
Tirane, Shqiperi tel +355 49 543534 info@albpr.org
(c) Copyright 2005 All rights reserved