Sherbimi i klientit ia vlen. Ndershmeria gjithashtu
Nga Patti D. Hill
Sherbimi i klientit ia vlen. Ndershmeria gjithashtu.
Mardheniet Publike MP kane te bejne me ndikimin tek audience. Kur keto kryhen ne menyren e duhur, mardhenia publike mund te sherbej si nje burim mjaft i rendesishem vlerash per kompanine ne ndertimin e vlerave te markes, vitalitetit te saj, dhe vendosjes se besueshmerise.
Pergjate decades se fundit ne indistrine e MP-se, piedestali i saj eshte krisur paksa nga nga mungesa e nivelit te duhur te stadarteve qe duhen perdorur, dhe e gjitha kjo ka ndodhur si pasoje e praktikave te vjetra te shkollave. Per fat te keq, keto praktika jane ingranuar ne kulturen industriale tashme, jane bere si nje model arkaik bisnesi qe eshte e veshtire te ndryshohen. Apo ndryshohen?
Cfare do te ndodhte nese do te shfaqej nje loje e re ne MP?Nje e ngjashme me XBOX 360 dhe po aq e mbyllur dhe misterioze sa teknologjia e AIR FORCE? Kini parasysh kete gje-qe ne nivelet fillestare te mardhenieve publike, profesionistet dhe zbatuesit e MP pyesnin eproret e tyre dhe gazetaret se cfare kerkonin pastaj hynin ne veprim.
Puna e lire e MP-ve dhe fabrika e newsletter-ave ka marre fund.
Firma te zgjuara MP po perpiqen te thyejne modelin e vjeter hierarkik te MP, egon e madhe, dhe pagesat e kripura. Firma goxha te njohura kane filluar te kuptojne qe profesionistet e punesuar te cilet kane nje background bisnesi mjaft te pasur, thjesht do te mundesojne terheqjen e “demit te MP prej briresh”. Kjo jo vetem qe i kthehet ne forme respekti dhe i pajis me sherbimet per te cilat kane nevoje ne nje kohe shume te shkurter dhe ne nje menyre mjaft profesionale editoret dhe reporteret, por i ndihmon ata ne te njejten kohe qe te fitojne nje vend goxha te rendesishem ne kompani prane drejtuesve te saj duke u kthyer ne kete menyre ne rolin e keshilltareve kryesor.
Eshte aftesia per strategji ajo qe percakton statusin intelektual te avancuar; dhe aftesia per te zbatuar kete strategji ajo qe percakton se sa i vlefshem dhe i sukseshme eshte praktikuesi i MP. Drejtuesit kane gjithnje nje deshire te theksuar per te pasur dike prane qe percakton strategjite per organizaten qe ata drejtojne, me qellim perfitim sa me te madh nga tregu.
Strategjist te talentuar te MP jo vetem qe jane me se te kujdesshem ne vlerat qe ka sherbimi i klientit dhe ndershmeria, por kane ndermend dhe ti perhapin ato. Kenaqesia e konsumatorit eshte pika kyce per praktikat e nje bisnesi te sukseshem- dhe mardhenia e ndershme qe duhet te krijohetMp/Klient duhet te konsiderohet si veza e arte.
Matja e vlerave te sherbimeve te MP-se nuk eshte gjithnje e lehte, por gjithsesi kjo mund te arrihet. Edhe pse artikujt qe vazhdojne te publikohen deshmojne qe klienti po shfaqet shpesh dhe ne formen e duhur, nuk nxjerrin ne pah ndryshimet e rendesishme qe kane ndodhur ne lidhje me marken dhe reputacionin e tij.
Ajo cfare klienti deshiron vertete jane parate. Kur klientet e tyre me te rendesishem jane te ndikuar, dhe sjellja e tyre ndryshon ne nje forme te tille e cila ne menyre direkte ndikon ne imazhin e kompanise, ka te beje me MP te suksesshme! Rritja e shitjeve, vleres se aksioneve,sponsorizimeve, fondeve apo formave dhe kritereve te tjera financiare mund te maten, dhe varen vetem ne planifikimin strategjik te bisnesit dhe zbatimin e tij, i cili duhet te behet nga strategjistet me te vjeter te MP.