Ne daten 31/1/2006 ne hotel “ Grand”-Tirane, u be nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ndermjet “Konfindustria Shqiptare” dhe “Federexport- Piemonte”, Itali ( sektori me jashte i Confindustria Italiana). Pala italiane u perfaqesua nga Presidenti i Federexport-Piemonte, z Giuseppe Monforte, ndersa pala shqiptare u perfaqesua nga presidenti i “Konfindustria Shqiptare” Z. Hajredin Fratari.
Ne daten 31/1/2006 ne hotel “ Grand”-Tirane, u be nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ndermjet “Konfindustria Shqiptare” dhe “Federexport- Piemonte”, Itali ( sektori me jashte i Confindustria Italiana). Pala italiane u perfaqesua nga Presidenti i Federexport-Piemonte, z Giuseppe Monforte, ndersa pala shqiptare u perfaqesua nga presidenti i “Konfindustria Shqiptare” Z. Hajredin Fratari.
“Federxport- Piemonte” perfaqeson institucionin qe mbulon eksportin dhe investimin ne tregjet e huaja te mallrave dhe kapitalit te antareve te Confindustria Italian te nje prej rajoneve me te pasuar dhe me te industrializuara te Italise. Jane 4600 biznese antare te saj vetem ne rajonin e Piemontes. Bashkrenduar me politiken ekonomike te shtetit Italian dhe Bashkimit Europian, Federxport (ne shkalle kombetare) synon ne shtrirjen e investimeve italiane ne tregje te huaja ne te gjitha kontinentet. Strategjia e saj bazohet ne lidhjen e drejteperdrejte te bizneseve italiane me ato vendore duke e patur bazen mbeshtetese sidomos ne ndermarrjet e mesme dhe te vogla, qe perben edhe shtyllen kryesore te forces se ekonomise italiane.
“Konfindustria Shqiptare” eshte institucioni qe perfshin ne gjirin e saj biznese te tipit prodhues & ofrues sherbimesh (jo biznese vetem tregetare), duke qene nje organizim krejtesisht i ri dhe sipas pervojes se vendeve me te zhvilluara industriale te botes, per menyren e deritashme te perfaqesimit te interesave te biznesit shqiptar. Modeli i organizimit te “Konfindustria Shqiptare” eshte i ngjashem me modelin e Confindustria Italiana, qe bazohet ne organizimin e biznesit prodhues & ofrues sherbimesh mbeshtetur ne 2 elemente kryesore:- kategorine( sektorin) dhe – shtrirjen gjeografike. Ne perberje te saj jane bizneset me te fuqishme te vendit te sektoreve te industrise ushqimore, manifaktures, ndertimit, turizmi, etj.
Marreveshja e nenshkruar ndermjet 2 institucioneve ka nje vecori nga te gjitha llojet e marrveshjeve te ngjashme, te deritashme, te njohura ne Shqiperi. Ajo synon ne nxitjen e investimit te kapitalit Italian ne pergjithesi (rajonit te Piemonte-s ne vecanti) ne Shqiperi ndermjet njohjes dhe lidhjes se drejtperdrejte te biznesmeneve antare te 2 institucioneve. Federexport- Piemonte merr persiper te ndertoje Regjistrin e Industrialisteve Italiane (anetare te saj) te interesuar te investojne ne Shqiperi dhe rajon me te gjitha hollesite e domosdshme te procesit, ndersa Konfindustria Shqiptare do te ndertoje nje Regjister Analog me te gjitha kerkesat dhe mundesite perkatese te bizneseve shqiptare( antare te saj) per bashkepunim me palen e huaj. Gershetimi i informacionit te perbashket do te rezultoje ne realizimin e investimeve te deshiruara.
Pas kesaj, do te kerkohet ndihma financiare e shtetit Italian si psh Simest, Cooperazione Italiana dhe BE si psh Interreg, Cards, etj.
Krijimi ndermarrjeve te perbashketa do te synohet edhe per investime ne vende te tjera te rajonit (Maqedoni, Kosove, Mal i Zi, etj) duke patur si baze Shqiperine. Menyra e mesiperme eshte rruga e vetme e mundshme qe garanton efektivitetin dhe qendrueshmerine e investimeve te kapitalit shqiptar ne afatgjate, ne kushtet kur hapja e tregjeve eshte e pashmangshme ne procesin e integrimit te vendit ne BE, OBT, etj dhe efektet e politikave tregetare nderkombetare shoqerohen ne menyre te pashmangshme edhe krahas mundesive te zhvillimit edhe nga rritja e rrezikut te humbjes dhe falimentimit.
Gjithashtu, marreveshja ne fjale ka edhe elemente te tjere te domosdoshem per te krijuar fytyren e ekonomise se re shqiptare konkurenciale, ne gjirin e ekonomise se neserme te integruar te BE dhe botes. Keshtu permendim:
- Shkembimin e njohurive reciproke per percaktimin dhe evidentimin e qarte te burimeve dhe sektoreve kryesore te zhvillimit te sotem dhe te ardhshem te biznesit shqiptar ne kuader te proceseve integruese te tregjeve europiane, rajonale dhe globale
- Pjesemarrjen e perbashket te bizneseve antare te institucioneve te 2 vendeve ne projektet e zhvillimit te Bashkimit Europian
- Organizmin e panaireve te perbashketa ne Itali dhe Shqiperi per gjetjen dhe krijimin e mundesive te bashkepunimit kryesisht ne industrine e turizmit
- Organizmin e shkollave dhe kurseve sipas standarteve moderne te BE ne pergatitjen e menaxhereve te bizneseve shqiptare