Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

PRESS RELEASE
Dėrguar tė Friday, 27 January @ 21:29:03 PST nga aipr

Press Release Dhoma e tregetise se Tiranes dhe Dhoma e Tregetise “Belgjike Luksemburg Evropa Juglindore”- me seli ne Bruksel nenshkruan te merkuren nje Protokoll Bashkepunimi, ne kuadrin e perpjekjeve per zgjerimin e pranise se biznesit shqiptar ne hapesiren europiane

Dhoma e tregetise se Tiranes dhe Dhoma e Tregetise “Belgjike Luksemburg Evropa Juglindore”- me seli ne Bruksel nenshkruan te merkuren nje Protokoll Bashkepunimi, ne kuadrin e perpjekjeve per zgjerimin e pranise se biznesit shqiptar ne hapesiren europiane.
Kryetari i Dhomes shqiptare z.Luan Bregasi tha ne fjalen e tij se Bashkimi Europian dhe hapesirat e tij tregetare mbesin perparesi absolute per sipermarrjen shqiptare.
“Eshte interesi yne i larte qe biznesi shqiptar te perditesoje dijet e tij mbi tregun europian dhe kerkesat e tij te forta per cilesi, garanci dhe mire-manaxhim”- u shpreh Bregasi.
Kryetari i Dhomes “Belgjike Luksemburg Europa Juglindore”, z.Milan Jezic von Gesseneck tha ne ceremoni se “synimi i ketij bashkepunimi do te jete mbeshtetja e Shqiperise ne permiresimin e imazhit te saj ne BE, mbeshtetja e eksporteve dhe kompanive qe do te kerkojne rritje cilesore ne kete drejtim si edhe ndihma direkte per bizneset shqiptare qe duan me shume dije dhe formim mbi kushtet e BE-se ndaj mallrave qe hyjne ne tregun komunitar”.
Dhoma e Tregetise “Belgjike Luksemburg Europa Juglindore” ka anetare ne te gjitha vendet e Ballkanit ndersa mban lidhje dhe bashkepunim te ngushte me Dhomat respektive te kesaj hapesire.
Ne tetor te vitit te shkuar kjo Dhome organizoi ne bashkepunim me TAIEX dhe European Road Federation nje seminar te suksesshem rajonal ne Beograd mbi infrastrukturen rrugore dhe hapat e guximshem qe keto vende duhet te marrin per manaxhimit privat te infrastruktures rrugore si perspektive e zhvillimit te saj te qendrueshem. Nje konference e tille, me pjesmarrjen e eksperteve nga BE, Banka Boterore dhe BEI do te zhvillohet ne prill kete vit edhe ne Tirane.
Dhoma e Tregetise  “Belgjike Luksemburg Europa Juglindore” ka zhvilluar deri tani ne Tirane dy seminare tematike mbi energjine, me specialistet me te njohur te sektorit.
z.von Gesseneck shprehu gatishmerin e tij per bashkepunim edhe ne takimin qe pati me Ministren e Integrimit znj.Arenca Trashani dhe zv/ministrin e Mjedisit taulant Bino.
Dhoma e Tregetise  “Belgjike Luksemburg Europa Juglindore” ka anetare edhe ne Shqiperi. Kompania e pare shqiptare qe mori anetaresi ne kete Dhome dhe sherben si korrespondente e saj ne Tirane eshte COMPORT shpk.
Anetaresia ne Dhomat e Tregetise se Belgjikes, por edhe disa vendeve te tjera europiane- eshte fakultative, dhe mbeshtetet pergjithesisht mbi sherbimet qe Dhoma u ben anetareve te saj.

 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Press Release
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Press Release:
Turizmi Prej Letre me Luster


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: