Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Superfuqite ekonomike te Shekullit te 21-te
Dėrguar tė Friday, 27 January @ 16:56:17 PST nga aipr

Kulture Panorama boterore ekonomike po ndryshon me shpejtesi. Duke marre ne konsiderate se Bashkimi Europian eshte nje entitet ekonomik, sipas ketij shkrimi, ka dy superfuqi ekonomike ne bote. Ato jane SHBA dhe BE, te cilat kane Prodhim Kombetar Brutto thuajse te njejte.

Nga Theodore F. di Stefano * - E-Commerce Times
Panorama boterore ekonomike po ndryshon me shpejtesi. Duke marre ne konsiderate se Bashkimi Europian eshte nje entitet ekonomik, sipas ketij shkrimi, ka dy superfuqi ekonomike ne bote. Ato jane SHBA dhe BE, te cilat kane Prodhim Kombetar Brutto thuajse te njejte.
Nese perkufizimi “superfuqi” kufizohet ne nje vend specifik te vetem, atehere sot kemi kater fuqi ekonomike: ShBA, Japonia, Gjermania dhe Kina. Po, po, Kina. Ajo i eshte shtuar se fundmi listes se gjigandeve ekonomike.
Europa u be superfuqi ekonomike me themelimin e Bashkimit Europian. Permbledhtas, kur disa vende europiane vendosen te kombinonin ekonomite e tyre Brenda nje entiteti ekonomik, ata krijuan nje gjigand ekonomik, Bashkimin Europian. Kjo teresi qeverisese tani ka nje ekonomi thuajse ne permasen e ekonomise se S|hteteve te Bashkuara. Alamet kombinimi! 

Persa i perket Japonise, Japonezet punuan shume fort per ta nxjerre veten nga rrenojat e Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet e tyre te perqendruara dhe me hap te shpejte ju dhane atyre nje fuqi financiare te jashtezakonshme, e cila nuk u arrit brenda nates.
E njejta mund te thuhet per Gjermanine, qe po ashtu shpenzoi perpjekje te medha prej fundit te viteve ’40-te per te ringritur ekonomine e shkaterruar. Me ndihmen e Shteteve te Bashkuara dhe planit Marshall vendosmeria e tyre u shperblye.
Kina ndjek shteg tjeter
Çfare ndodhi me Kinen? Si ndodhi qe ajo ia doli te shnderrohet ne nje fuqi kaq te madhe? Arsyet jane me shume politike sesa ekonomike. Eshte rasti i nje vendi komunist i cili nuk u shperfytyrua nga planifikimi qendror i ekonomise. Historikisht, manaxhimi i centralizuar i ekonomise krijon stanjacion, perparim te ulet dhe nje mjedis kombetar te biznesit jokonkurrues dhe jonovator.

Ne rastin e Kines, megjithate, planifikimi i centralizuar funksionoi. Zyrtaret e qeverise kineze e kuptuan se duhet te ushqenin popullsine me te madhe te botes. Rruga e vetme per ta bere kete pa ju pergjunjur ndihmes se huaj masive ishte gjenerimi i pasurise se brendshme. Ata ja arriten kesaj duke kuptuar se pengesa ekonomike e vendit – popullata e saj e pamate mund te ishte avantazhi i saj ekonomik. Zyrtaret kineze e cmuan popullaten e tyre si burimin natyror me te rendesishem. Ne nje kuptim, ajo eshte nje burim natyror dhe Kina gezon burimet e ketij lloji me te medhaja ne bote.
Qeveria e shfrytezoi kete burim duke i dhene biznesit lokal carte blanche per te ndertuar dhe zgjeruar sipermarrjen mbi te. Zyrtaret kuptuan se keto biznese mund te punesonin popullaten gjeresisht te papune, duke u dhene pagesa – edhe pse qesharake me standartin perendimor – qe ata perndryshe nuk do t’i kishin marre. Pjesa tjeter eshte histori.
Çiftim ne Topin e Kristalte
Duke pare nga e ardhmja, ka nje tjeter superfuqi qe po ngre krye- India. India ka perparuar ekonomikisht sepse qeveria e ketij vendi vendosi te investoje ne “infrastrukturen intelektuale” duke krijuar Institutet Indiane te Teknologjise apo IIT-te.
Keto universitete elitare kane teknologji tejet sfiduese dhe programe shkencore qe mund te konkurojne me universitetet kryesore ne mbare boten. Vetem studentet me te mire dhe me te shkelqyer lejohen qe te regjistrohen ne keto institucione akademike. Edhe pse India ka qene e njohur per difektet e saj politike, qeveria nuk e lejoi politiken te perzihej ne procesin e pranimit. Kush nuk ishte tejet i kualifikuar nuk u lejua qe te hynte ne IIT-te.
India ka te njejtat “burime natyrore” si Kina, - nje popullsi te pamate, te dyten me te madhe ne glob. Ajo ka nje rezerve te pabesueshme njerezish dhe talentesh.
Nje diçka tjeter qe ka qene kritike per suksesin ekonomik te Indise eshte evolucioni teknologjik. Boom-i i internetit çoi ne shtrirjen e mijera miljeve te fibrave optike, shumica e te cilave shkonin drejt Indise. Kjo i lejoi kompanite indiane qe te bashkepunonin me lehtesisht me kompanite amerikane. Ne fakt, shume zyra te prapme te kompanive kryesore amerikane jane zhvendosur tani ne Indi.
Nje tjeter fat i madh per Indine ishte problemi Y2K. nese e mbani mend, botes iu desh te ndryshonte te gjithe kompjuterat e saj sipas nje ore te re, qe nuk do ta njihte vitin 2000 si vitin 1900.
Per ta arritur kete konvertim masiv nderkombetar kompjuterash, nevojiteshin mijera inxhiniere. Kush kishte nje liste inxhinieresh te kualifikuar qe ishin ne gjendje te leviznin per nje çmim te arsyeshem. Kush tjeter perveç Indise.
Krijimi dhe mbajtja e Statusit te Superfuqise
Sipas meje, ka tre faktore kryesore qe ndikojne ne krijimin dhe mbajtjen e statusit te superfuqise. Ato jane nje krah pune i lire, arsimi ne shkenca dhe kompetenca teknologjike.
Kina dhe India kane bere perpara ne menyre te jashtezakonshme 10 vitet e fundit ne fushat e arsimit shkencor dhe ne teknologjite kompetente. Te dy vendet kane eksportuar nje numer shume te madh inxhinieresh te kualifikuar dhe njerezish te arsimuar ne shkenca.
Per fat te keq, sistemi arsimor i SHBA nuk i ka meshuar shkencave aq sa duhej dhe ky komb po mbetet prapa ne kete drejtim. Ne menyre qe SHBA te ruajne statusin e tyre ne krye te superfuqive ekonomike, qeveria duhet te filloje te peshoje nevojen per me shume fokus ne shkencat qysh heret ne fazat fillestare te arsimit.

Theodore F. di Stefano eshte themeluesi dhe partneri manaxhues i Capital Source Partners.


 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Kulture
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Kulture:
Vikers dhe Pettifer abuzojne rende me te verteten


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: