Banesat nuk mund te lihen ne meshire te fatit...
Dėrguar tė Saturday, 21 January @ 17:44:47 PST nga aipr
|
|
Çfare do te bente qeveria nese nje termet i fuqishem godet nje zone te gjere te banuar dhe le pa shtepi nje numer te madh njerezish? Sikur nje tsunam (vale detare e fuqishme pas termetit) te godiste te themi Durresin apo Vloren, çfare do te bente qeveria?
Nga Alban BALA Shume familje shqiptare ngrohen sot me gaz te lengshem, ndersa e perdorin ate me mjete dhe paisje te amortizuara. Shpesh shperthimet e bombolave apo zjarret prej tyre kane tronditur pallatet duke shkaterruar nje numer apartamentesh. Po ashtu luhatjet e dritave, rrjetet e amortizuara te shperndarjes elektrike etj, kane mbjelle shume shpesh zjarre ne banesat kolektive duke shkrumbuar jo vetem vatren e pare te ngjarjes, por edhe fqinjet fatkeqe. Ne fund te vitit qe iku qeveria dhe zyrtare te larte te saj vizituan shtepi te demtuara nga dalja e lumit Vjosa, ndersa perseri fatkeqet ngriten duart dhe i kerkuan ndihme shtetit. Por a ekziston fatkeqi si koncept ne ekonomine e tregut? Çfare do te bente qeveria nese nje termet i fuqishem godet nje zone te gjere te banuar dhe le pa shtepi nje numer te madh njerezish? Sikur nje tsunam (vale detare e fuqishme pas termetit) te godiste te themi Durresin apo Vloren, çfare do te bente qeveria? Ndihma emergjente nderkombetare siguron te mbijetuarit dhe te mbeshtet kunder urise dhe epidemive ne çastin e pare pas tragjedise. Te tjerat jane perllogaritje ekonomike qe i mbeten ne kurriz vetem ekonomise kombetare. Nuk eshte kurre vone, as gabim- qe te mendojme me te keqen, dhe te gjejme zgjidhjet me te mira brenda kuadrit te ekonomise se tregut. Shqiperia ben pjese ne nje zone rajonale me mobilitet sizmik shume te larte. Çdo 15 apo 20 vjet vendi ka perjetuar nje lekundje te forte toke, ku mbahet mend termeti i 1979-tes. Koha e gjate pa lekundje te forta forcon bindjen se mund te jemi prane nje ngjarje te ngjashme, qe specialistet nuk e perjashtojne. Sipas INSTAT-it, vetem prej vitit 1999 tregut shqiptar te banesave i jane shtuar rreth 155 mije njesi te reja, shumica kolektive. Te dhenat e Institutit te Gjeodezise tregojne se nga pallatet e reja as 15% nuk kane marre lejet perkatese mbi trojet, per te garantuar qendrueshmerine e objekteve. Zmadhimi i qyteteteve eshte nje proces qe vetem sa ka nisur. Shqiperia ka mbi 53% te popullsise ende ne fshat, ndersa eshte e pritshme qe shumica e atyre emigranteve qe do te riatdhsohen ne kuader te leshimeve qe do behen per avancimin e integrimit euro-atlantik te vendit, do te vendosen po ne qytete. Keshtu kjo prirje e ndertimit ne qendra kolektive vetem sa do te zgjerohet. Eshte e domosdoshme qe perpara se nje katastrofe natyrore te ndodhe, qeveria te marre masat e nevojshme per te shmangur lenien jetim te pergjegjesive per te ardhmen e qytetareve te saj. Ka ardhur koha qe sigurimi i baneses, se paku atyre kolektive ne qytete- te behet pjese e paketes se sigurimeve te detyrueshme. Shqiperia ka nje sistem kompanish te sigurimeve qe mbulojne thuajse çdo produkt te nevojshem te fushes. Ato e kane edhe ekspertizen edhe permasen per ta perballuar kete hap te domosdoshem qe do te kishte shume perfitime per te gjitha palet. Kjo pervoje nuk eshte as e re, as e panjohur ne tregjet boterore. Ne shume vende te botes sigurimi i baneses eshte kusht per hipotekimin dhe njohjen e pronesise mbi te. Se pari, sepse ekonomia e tregut ndertohet mbi baze marredheniesh pergjegjesie, ku shteti eshte vetem rregullator. Se dyti, sepse asgje nuk ndodh ne menyre te pariparueshme, nese jane marre masat per te adresuar problemet. Qeveria demokratike e 1992, e cila jua dhuroi qytetareve banesat, ka gjithe te drejten qe ne vitin 2006 t’u kerkoje atyre nje sjellje me te pergjegjshme ndaj prones, sidomos kur eshte fjala per hapesira kolektive ku fati dhe fatkeqesia godasin njelloj. Ky hap do te garantonte se pari reduktimin e konfliktit nder-qytetar, i cili sot eshte ne pikun e tij pikerisht sepse pergjegjesite ndaj te treteve nuk jane te garantuara, sidomos ne hapesirat e banimit kolektiv. Sy dyti, ky hap do te rriste ndjeshem vleren e pasurise se paluajtshme dhe do te prodhonte nje garanci per te gjitha palet. Se treti, kjo do te rriste shkallen e pergjegjesise qytetare ne marredhenie me pronen dhe te tretet. Qeveria nuk duhet te ndjehet pergjegjese ndaj qytetarit, kur ai sillet si i papergjegjshem ndaj vetes. Nuk duhet harruar se shqiptaret i binden me mire urdherit te detyrueshem, sesa ndergjegjes. Rritja kulturore e popullates ne ekonomine e tregut kerkon nganjehere edhe hapa jo shume te lehte per nje administrate politike. Por ne teresi e gjithe shoqeria do te perfitonte prej kesaj qasje, e cila garanton te ardhmen e te pakten qindra mijera familjeve qe banojne ne qytete.
|
| |
|