Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Gripi i Shpendeve dhe ndryshimet ne harten turistike te vitit 2006
Dėrguar tė Saturday, 14 January @ 08:02:32 PST nga aipr

Marketing Edhe pse kane nje zog ne flamur, shqiptaret kane shume shanse te perfitojne pozitivisht nga gripi i shpendeve qe u shfaq ne rajon ne kete fillim-viti. Shqiponja shqiptare mund te fluturoje sivjet me lart- sidomos ne sektorin turistik, nese situatat e veçanta te krijuara manaxhohen ne menyren e duhur

Nga Alban BALA
Edhe pse kane nje zog ne flamur, shqiptaret kane shume shanse te perfitojne pozitivisht nga gripi i shpendeve qe u shfaq ne rajon ne kete fillim-viti. Shqiponja shqiptare mund te fluturoje sivjet me lart- sidomos ne sektorin turistik, nese situatat e veçanta te krijuara manaxhohen ne menyren e duhur.
Shfaqja e gripit te shpendeve ne Turqi dhe frika e nje epidemie atje erdhi ne fakt ne nje moment shume te papershtatshem per kete vend. Muaji shkurt eshte muaji i planifikimit dhe nisjes se fushatave promocionale turistike nacionale, ndersa operatoret pergatisin infrastrukturen e nevojshme te sherbimeve ne perputhje me pritshmerine e sezonit te afert.
Nderkaq VOA njoftoi se koordinatori i OKB-së për gripin e shpendëve, Dr. David Nabarro po kerkon 1,5 miljard dollare per te parandaluar nje perhapje te rrezikshme te gripit te shpendeve ne vendet e varfra, ku ben pjese me shume se gjysma e ketij rajoni- perfshi Turqine. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, pranë OKB-së, paralajmëroi se sëmundja mund të fuqizohet në Turqi dhe të përhapet edhe në vendet fqinje. Ekspertet kane paralajmeruar prej kohesh se gripi i shpendeve, duke pesuar mutacione nga nje person ne tjetrin, mund te shkaktoje nje epidemi ne shkalle te gjere, duke vrare potencialisht miliona njerez ne bote. Por nje studim i fundit nga “Karolinska Institute” ne Stockholm veren se shkalla e perhapjes ne njerez te kesaj semundjeje, mund te jete me e madhe sesa mendohej me heret, edhe pse shfaqjet e semundjes po duket te jene me te lehta. E cituar nga RFERL, Dr Anna Thorson, e cila udhehoqi studimin, thote se gjithshka duhet vezhguar panderprerje, ndersa i cilesoi gjetjet e studimit qofte si premtuese, ashtu edhe negative. Drejtuesi i OBSH-se ne Turqi, Guenael Rodier, tha me 10 Janar ne Ankara, se “te gjitha vendet e rajonit qe kane mjedise rurale te ngjashme me Turqine mund te kene pa frike semundje ne njerez dhe kafshe çka kerkon forcimin e sistemeve te vigjilences…”.
Çfare do te ndodhe me harten turistike te rajonit nese nje paralajmerim i tille nuk rrezohet ne muajt pas-ardhes apo edhe me keq se kaq- nese ai permbushet?
Pike se pari kjo ngjarje do te frenoje rritjen turistike te Turqise, e cila pret mesatarisht ne vit 14 miljon vizitore te huaj. Ky vend i mbushur me pasuri historike qe perndjekin 13 qyteterime ne afro 10,000 vite ekzistence, mund te perballet me nje situate turistike shume deshperuese pas te pakten 4 viteve lulezim.
Turqia merr vetem nga Europa perendimore gati 7,8 miljon turiste, prej te cileve 3,3 miljon jane gjermane dhe mese 1 miljon vijne nga Mbreteria e Bashkuar. Europa qendrore (Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia) dhe Ballkani po ashtu- e furnizojne Turqine çdo vit me mbi 900 mije turiste. Vetem nga Shtetet e Bashkuara hyjne ne Turqi rreth 430 mije turiste ne vit.
I gjithe ky fluks pas ngjarjeve te fundit rrezikon te ri-organizohet ne preferencen turistike, duke prodhuar nje shans te ri dhe te begate per vendet qe nuk jane prekur, apo kane ditur ta administrojne situaten e krizes epidemike.
Ne kufinjte e Turqise ndodhen Greqia dhe Bullgaria. Perspektiva turistike e ketyre vendeve eshte ngushtesisht e lidhur me shkallen e rrezikut te perhapjes se gripit te shpendeve. Edhe nese kjo nuk ndodh, keto vende jane perfituesit e fundit nga luhatja e besueshmerise se tregut turistik turk. Sidomos nese flasim per klientelen qe vjen nga vende me vetedijesim te larte sanitar dhe shendetsor.
Perfituesi i pare i rajonit ne kete sfide do te jete-besoj- Kroacia- e cila ka njohur ne treg nje rritje graduale por te qendrueshme te interesit. Kroacia gezon nje akses te mire infrastrukturor dhe eshte prane Europes qendrore. E mbeshtetur shume fort ne turizmin historik dhe kulturor te saj, me nje mjedis ende te pacenuar nga masivizimi i turizmit, Kroacia paraqet aktualisht nje oferte terheqese sidomos per targetin qytetar europian.
Afrika e Veriut do te jete perfituesja e dyte e madhe e kesaj ngjarjeje rajonale, nese situatat ne keto vende me popullsi muslimane nuk degjenerojne nga aktet e dhunes se grupeve ekstremiste apo akte te tjera me inspirim politik. Kjo zone do te terheqe me mire sidomos klientelen europiane.
Greqia mund te njohe nje rritje te zbehte te interesit per shkak te kerkeses se shtuar, por kjo rritje nuk mendoj se do te reflektohet njelloj edhe ne zonen e Egjeut. Ky zhvillim i paballancuar i ofertes ne teresi, do te shkaktoje efekte ne tregun grek, duke demtuar financiarisht zonat ku besueshmeria sanitare eshte ende e paprekur dhe per rrjedhoje duke cenuar ate fitim te prishem qe mund te realizohet ne ishujt jug-perendimore dhe pergjithesisht ne Greqine veriore dhe perendimore.
Bullgaria do te ruaje nivelet e meparshme te hyrjeve duke qene se turizmi i saj balnear- sidomos ne pellgun e Detit te Zi- ka si target kryesor moshat e reja, jo edhe aq te vemendshme ndaj paralajmerimeve te ketij lloji.
Mali i Zi dhe Shqiperia kane shansin te perfitojne prej ketij momenti “sanitar”, duke ndertuar nje nivel te ri te promocionit sektorial dhe duke potencuar oferten in-coming me forma me te larmishme atraksioni.
Shqiperia deri ne kete moment nuk ka arritur as te perhape sa dhe si duhet lajmet e fundit shume te mira nga UNESCO.
Realiteti promocional turistik eshte i mjerueshem. Me shume se gjysma e operatoreve turistike te vendit e pohojne pa asnje hije dyshimi se vendi ende nuk ofron nje produkt turistik te kompletuar qe te mbeshtese nje oferte eventuale in-coming. Atje ku jane lejuar investimet hotelerike mungojne format e tjera te atraksionit. Moratoriumi 3-vjeçar per te ndaluar skafet shkakton ne kete moment nje tjeter humbelle turistike.
Megjithate, sikur Shqiperia te terhiqte gjysmen e polakeve qe vizitonin deri ne vitin 2003 Turqine, ajo do te merrte 50 mije turiste me shume. Sikur gjysma e qytetareve te Maqedonise qe bejne pushimet ne Turqi te mund te vinin kete vit ne Shqiperi, ata do te benin me shume se 60 mije turiste. Sikur vetem gjysma e rumuneve nga plazhet e Turqise te zgjidhnin per kete vit vendin tone, ata do te perbenin mbi 93 mije persona. Harta e interesit te ministrise se turizmit per te thithur vizitore duhet detyrimisht zgjeruar. Shikueshmeria e turizmit shqiptar deri sot ka mbetur ne faqet e zbehta te pak operatoreve qe jane listuar ne web - rrjetin boteror te informacionit.  Te vetmet hotele shqiptare ne rrjet jane ato kryesore qe gjenden ne Tirane.
Koha eshte e shkurter por situata eshte e favorshme qe ky vit te shenoje nje kthese ne hyrjet turistike te vendit. Sepse jo çdo e keqe vjen per te demtuar. Qofte kjo edhe nje pervoje e mjaftueshme per te kuptuar se si nuk duhen bere me disa pune.

 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 4
Vota: 5


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: