Te luftosh gjigandet me shume menēuri
Dėrguar tė Saturday, 14 January @ 08:00:56 PST nga aipr
|
|
Diana Nelson, nje veterane e marketingut dhe mamaja e dy femijeve te mitur ishte ne mes te nje divorci ne 1998-en. Per te ngritur nje jete te re, ajo filloi te kerkonte nje aktivitet biznesi per ta blere...
Paulette Thomas - The Wall Street Journal Online Diana Nelson, nje veterane e marketingut dhe mamaja e dy femijeve te mitur ishte ne mes te nje divorci ne 1998-en. Per te ngritur nje jete te re, ajo filloi te kerkonte nje aktivitet biznesi per ta blere. Pasi hodhi poshte mundesine per blerjen e nje fast food-i dhe dyqani lulesh, ajo ndaloi perpara nje dyqani lodrash ne Boulder, Colorado, i cili quhej Kazoo & Company. Ajo pa nje tabele mbi te dhe filloi negocimin me pronaret e firmes. Per te mbyllur marreveshjen, Diana pagoi duke perdorur te gjitha te ardhurat e nxjerra nga punet e meparshme ne korporata, ajo vendosi 25,000 dollare ne karta krediti dhe morri hua nga i ati per te paguar 75,000 dollare si fillim, per nje kredi 500 mije dollareshe, ndersa edhe pronaret rane dakort t’i garantonin asaj nje kredi personale. Diana Nelso mendoi gjate per personelin e dyqanit dhe ndjesite qe ata duhet te farketonin per te shitur lodra edukuese dhe jo te dhunshme per femije te moshes deri ne 12 vjeç. Por nje dyqan i pavarur lodrash, sigurisht eshte i kercenuar nga gjigantet e shitjeve me pakice, te cilet te falimentojne me cmimet e tyre me te uleta. Zgjidhja: E para, ajo krijoi marredhenie te forta me furnitoret. “Une ju lypa, ju thashe Ju lutem” – tregon ajo, ndersa u kerkoi t’i tregonin cfare u shisnin ata rrjeteve te Wal-Mart, Target dhe Kmart. Pasi ata i dhane informacionin e nevojshem, ajo reagoi menjehere. Diana nuk morri per tregetim produkte te Mettel, Crayola apo te Fisher-Price, por te gjithe linjen e lodrave te Gotz Dolls nga Gjermania. Kur retailer-at e medhenj futen ne treg anijen pirate Playmobil, ajo iu shmang shitjes se anijes, por u perqendrua tek burgu dhe figurat e pirateve qe mund te shoqeroheshin me anijen.. Duke kerkuar rritjen e metejshme, Diana Nelson diskutoi me shites te tjere per t’u dhene te drejten te perdorimit te emrit, por ne fund vendosi strategjine me te mire: te mbronte imazhin e saj te “destinacionit” prandaj dhe kerkoi ne nje terren tjeter, sikurse ishte ai online. Ne 1999-en ajo ndertoi nje dyqan Kazoo online. “Nuk kisha asnje ide se cfare po beja” – tregon Diana. Por gruaja perseri shfrytezoi lidhjet e saj me furnitoret, duke arritur marreveshje me disa prej tyre per te dorezuar ne shtepi direkt porosite e konsumatoreve te Kazoo.com. Disa prodhues lodrash te posatshme u pergjigjen kerkesave pyetese te Internet faqes Kazoo, ndersa ajo siguron qe te rinj nga kolegjet t’i marrin produktet edhe ne mes te nates, te cilet ajo i nxjerr prej magazines 4 mije metrash katrore qe ka. Klientet qe porosisin mallra jashte stokut marrin nje thirrje telefonike dhe sugjerime per t’i zevendesuar ato. Ne fillim biznesi i Internetit kapte 500 dollare ne muaj, ndersa tani arrin ne 40% te shitjeve. Çereku i shitjeve eshte ne rang boteror dhe ne me te shumten e rasteve vijne nga bazat ushtarake te SHBA. “Nje ushtar i thote tjetrit”-tregon ajo, duke u derguar lodra femijeve te tyre ne shtepi. Tani borxhet e saj jane paguar dhe te ardhurat kete vit kapercyen 2 milion dollare. Ajo ha darke dhe fle prane femijeve te saj cdo nate, por khehet ne pune ne 8:30 te darkes, duke iu kushtuar Internet faqes per te rregulluar çmimet dhe inventarin. Ne 2003 dhe 2004, Shoqata e Industrise se Kukullave e vleresoi ate si nje nder pese magazinat kryesore te pavaruara per kukulla ne SHBA.
|
| |
|