Artistet grafike te San Francisco-s kane denoncuar nje seri vizatimesh promocionale, qe fokusojne fytyra femijesh, te bera me kanoçe spray ne muret rreth qytetit muajt e fundit, ne ate qe zyrtaret e bashkise e mbiquajten lufta mes artisteve dhe nje koorporate te madhe.
Artistet grafike te San Francisco-s kane denoncuar nje seri vizatimesh promocionale, qe fokusojne fytyra femijesh, te bera me kanoçe spray ne muret rreth qytetit muajt e fundit, ne ate qe zyrtaret e bashkise e mbiquajten lufta mes artisteve dhe nje koorporate te madhe.
Portretet qe shperfaqin femije qe lepihen, ngasin apo jane gjithsesi duke u marre me nje system video-game te levizshem, jane nje seri e heshtur e “marketingut gueril” te reklames se “Sony PlayStation Portable”, e quajtur ndryshe PSP. Vizatimet nuk permbajne ndonje logo te SONY-t apo marke tjeter identifikuese, por ato kane shkaktuar nje zemerate te madhe tek artistet e stilit graffiti, qe pretendojne se korporata gjigande po perdor kete forme te artit per te realizuar nje qellim te trashe komencial.
Ose, siç e shprehu ndryshe njeri prej artisteve mbi njeren prej ketyre reklamave, kur shkroi fjalen “FONY”.
“Ka nisur nje lufte tashme mesa tyre qe vizatojne graffiti per SONY-n dhe atyre qe i fshijne”- tha Mohammed Nuru, Drejtor i Puneve Publike ne bashkine e San Francisco-s. “Fshiresit, qe ne kete rast jane vete piktore te stilit graffiti po i lyjne keto vizatime me te kuqe, po i gervishin per t’i hequr dhe zhdukin çdo mesazh qe mbeshtet SONY-n”.
Nuru, i cili tha se keto reklama jane ilegale pa leje nga bashkia, verejti se ne vijimsi koorporatat po i drejtohen stilit graffiti dhe vizatimit me spray permes kartonave te prere paraprakisht ne forma, per te gjeneruar me shume dukshmeri per market dhe produktet e tyre.
Vitet e fundit, Bashkia e San Franciscos ka “kapur” NBC-ne, IBM-ne dhe prodhuesit e lodrave “Zorro” duke perdorur keto lloj reklamash, tha Nuru. NBC-ja dhe IBM-ja i paguan Bashkise mbi 100 mije dollare per te pastruar muret e mbushura me vizatime dhe shenja qe mbeshtesnin shitjen e nje programi Linux dhe promovonin nje miniseri televizive, e cila u shfaq ne rrjetin kombetar amerikan USA Network, i cili zoterohet nga NBC.
Reklamat e SONY u shfaqen ne fillim te nentorit ne Distriktin Mission, ne Haight-Ashbury dhe qendren e qytetit, si edhe ne gjashte qytete te tjera duke perfshire New York, Los Angeles, Chicago dhe Filadelfia. Zedhenesja e SONY Molly Smith thote se koorporata pagoi biznese locale ne menyre qe te perdorte hapesirat murale te tyre dhe gjithashtu artistet e graffiti-t ne qytete per te pikturuar reklamat.
“Qellimi yne ishte te penetronim ne mjedisin urban dhe ne menyre creative te angazhonim njerezit” tha ajo. “Ne asnje rast ne nuk deshem te jemi provokues”- sqron Molly Smith.
Drejtuesit bashkiake i permbahen idese se perdorimi i formes graffiti per reklama frymezon te rinjte per te nenvelftesuar pronen e perbashket te qytetit.
Maureen Healy, drejtues i Healy Communications ne San Francisco thote se gjithnje e me teper kompanite po idrejtohen kesaj forme te “marketingut gueril” ne menyre qe te arrijne te rinjte, qe nuk jane shume te terhequr nga TV-ja tradicionale apo reklamat print. Ajo shton se ideja eshte qe te shtytet shitja e produkteve duke i perafruar ato me formatin e njerezve “Hip”. Kjo teknike shpesh mbiquhet edhe marketing viral.