Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Fuqia dhe Pafuqia (ose SHBA dhe Europa)*
Dėrguar tė Saturday, 14 January @ 07:55:39 PST nga aipr

Press Release Eshte koha t’u japim fund pretendimeve se Europianet dhe Amerikanet ndajne te njejtin vizion per boten, madje edhe idese se ata jetojne ne te njejten bote. Permbi te gjitha- perballe pyetjeve te rendesishme per pushtetin- efikasitetin e pushtetit, moralitetin e pushtetit, deshiren per pushtet- perspektivat Amerikane dhe Europiane po dallohen gjithnje e me qarte

Nga Robert Kagan - Hoover Institute
Eshte koha t’u japim fund pretendimeve se Europianet dhe Amerikanet ndajne te njejtin vizion per boten, madje edhe idese se ata jetojne ne te njejten bote. Permbi te gjitha- perballe pyetjeve te rendesishme per pushtetin- efikasitetin e pushtetit, moralitetin e pushtetit, deshiren per pushtet- perspektivat Amerikane dhe Europiane po dallohen gjithnje e me qarte. Europa po i largohet pushtetit, ose per ta thene paksa ndryshe, po shkon pertej pushtetit ne nje bote te vete-kufizuar me ligje dhe rregullore,  me negociata nder-nacionale dhe bashkepunim. Po hyn ne nje parajse post-historike te paqes dhe begatise relative, realizim i “Paqes Perpetuale” te Kantit.

Shtetet e BAshkuara, nderkaq, mbeten te ndalur ne histori, duke ushtruar pushtet ne nje bote me kaos Hobbesian, ku ligjet dhe rregullat nderkombetare nuk jane te besueshme dhe ku siguria e vertete,, mbrojtja dhe promovimi i rregullit liberal varet ende nga zoterimi dhe perdorimi i fuqise ushtarake. Kjo eshte arsye pse per çeshtjet madhore strategjike dhe nderkombetare sot, Amerikanet vijne nga Marsi dhe Europianet nga Aferdita (Venusi): ata jane dakort per pak gjera dhe kuptohen rralle e me rralle. Dhe kjo gjendje marredheniesh nuk eshte e perkohshme – si product te themi i nje fushate zgjedhore ne Amerike apo i nje katastrofe natyrore.

Arsyet per kete ndarje transatlantike jane te thella, kohegjata ne shtrirje, dhe dukshem rezistente. Kur vjen fjala ne percaktimin e perparesive kombetare, perkufizimin e kercenimeve, percaktimin e sfidave dhe stilimin apo zbatimin e politikave te jashtme dhe te mbrojtjes, SHBA-te dhe Europa perdorin rruge te ndara.

Eshte me e lehte t’i dallosh keto kontraste kur je nje Amerikan qe jeton ne Europe. Europianet jane me te vetedijshem per keto dallime ne rritje, ndoshta sepse ata u druhen atyre me teper. Intelektualet europiane jane thuajse te njezeshem ne bindjen se Amerikanet dhe Europianet nuk ndajne me te njejten „kulture strategjike“. Karikatura Europiane ne ekstremizmin e saj e pertall Ameriken si te sunduar nga „kultura e vdekjes“, temperamentin pro-luftes e çmon si produkt te nje shoqerie te dhunshme ku çdokush mban arme dhe denimi me vdekje ben ligjin. Por edhe ata qe nuk bejne kete lidhje te trashe, jane dakort se menyrat sesi SHBA-te dhe Europa permbushin politikat e tyre te jashtme shquajne nga diferenca te thella.
Shtetet e Bashkuara,- argumentojne ata, priren nga force shume me shpejt dhe krahasuar me Europen, kane njediplomaci shume me pak te durueshme. Amerikanet pergjithesisht e shohin boten te ndare mes te mires dhe se keqes, mes miqve dhe armiqve, ndersa Europianet perkapin nje pamje me komplekse. Perballe kundershtareve reale apo ptenciale, Amerikanet pergjithesisht favorizojne politikat e shtrengimit me shume sesa ato te bindjes, duke theksuar sanksionet ndeshkuese me teper sesa nxitjet per sjellje te mire, shkopin perpara karrotes. Amerikanet priren te arrijne finalitetin ne marredheniet nderkombetare: ata i duan problemet e zgjidhura, kercenimet te- zhdukura. Dhe sigurisht, amerikanet gjithnje e me shume priren drejt unilateralizmit ne marredheniet nderkombetare.
Ata jane me pak te hapur te veprojne perms institucioneve nderkombetare si Kombet e Bashkuara, me pak te gatshem te punojne ne bashkepunim me kombet e tjera per te arritur qellime te perbashketa, me skeptike rreth ligjit nderkombetar dhe me te vullnetshem te veprojne jashte shtrengesave te tij kur kjo çmohet e domosdoshme, ose thelbesisht e nevojshme. 1
Europianet kembengulin se ata u qasjen problemeve me ngjyrime dhe sofistikim me te shprehur. Ata perpiqen te ndikojne mbi te tjeret me delikatese dhe indirect. Ata jane me tolerante ndaj deshtimeve, me te duruar kur zgjidhjet nuk arrihen menjehere. Pergjithesisht ata favorizojne pergjigjet paqesore ndaj problemeve, pelqejne negociatat, diplomacine dhe bindjen me shume sesa shtrengimin. Ata jane me te gatshem t’i drejtohen ligjit nderkombetar per te gjykuar mosmarreveshjet. Ata perpiqen te perdorin lidhjet ekonomike dhe tregetare per te nderlidhur kombet se bashku. Ata shpesh vleresojne me shume procesin sesa rezultatet, duke besuar se procesi ne finalizim mund te shnderrohet ne substance.
Ky protret i dyfishte Europian eshte nje karikature, natyrisht, me pjesen e tij te teprimeve dhe mbi-thjeshtezimeve. Askush nuk mund te beje pergjithesime mbi Europianet: Britonet mund te kene nje pikepamje me “Amerikane” te pushtetit sesa bashke-Europianet e tjere te tyre ne kontinent. Dhe ka perspektiva te ndryshme mes kombeve nga te dyja anet e Atlantikut.
Ne SHBA, Demokratet shpesh ngjajne me Europiane se Republikanet; Sekretari i Shtetit Colin Powell mund te ngjaje me Europian sesa sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld. Shume Amerikane, veçanerisht rrethet intelektuale, jane me te pakenaqur se vete Europianet me cilesine e „ashper“ te politikes se jashtme amerikane; dhe ca Europiane nga ana tjeter, e çmojne pushtetin po aq sa amerikanet vete.
Sidoqofte, dy karikaturat ngerthejne nje te vertete thelbesore: Shtetet e Bashkuara dhe Europa jane sot fundamentalisht te ndryshme. Powell dhe Rumsfeld kane me shume gjera te perbashketa, sesa ka Powell dhe Hubert Vedrine apo qofte edhe Jack Straw. Kur vjen puna te perdorimi i forces, pjesa kryesore e Demokrateve amerikane jane shume me te ngjashem me Republikanet sesa mund te ishin me shumicen e Socialisteve Europiane apo social-demokrateve.
Gjate viteve 1990 perfund edhe liberalet Amerikane ishin me te gatshem t’i drejtoheshin perdorimit te forces se shumica e kolegeve te tyre Europiane. Administrata e Klintonint e bombardoi Irakun, ashtu si edhe Afganistanin dhe Sudanin. Qeverite Europiane,- nese eshte e mundur te thuhet- nuk do ta kishin bere kete. A do ta kishin bombarduar ata Beogradin me 1999, po te mos ishin shtrenguar nga forcat ameikane, kjo eshte nje pyetje interesante..2
Cili eshte burimi i ketyre perspektivave strategjike te ndryshme? Kjo pyetje ka perthithur shume pak interes ne vitet e fundit, qofte sepse intelektualet e politikes se jashtme apo politike-beresit ne te dy anet e Atlantikut refuzonin ekzistencen e nje diference te qarte, apo qofte sepse ata qe e deshmonin kete dallim, veçmas ne Europe, kane qene me te interesuar t’ i sulmonin SHBA-te, sesa te kuptonin pse Amerika vepron ne ate lloj menyre- ose, per te njejtat arsye, pse Europa zgjedh kete menyre veprimi. Eshte kohe e humbur te shkosh pertej mohimit dhe fyerjeve per ta perballur problemin siç ka qene.  Pavaresisht asaj çka shume Europiane dhe disa Amerikane besojne, keto diferenca ne kulturen strategjike nuk buisin natyrshem nga karakteret nacionale te Amerikaneve apo Europianeve. Pertej te gjithave, ajo çka Europianet konsiderojne si kulture strategjike me paqesore te tyre, ne veshtrimin historik, eshte diçka fare e re. Ajo paraqet nje evolucion shume ndryshe nga kultura strategjike tejet e dallueshme qe dominoi Europen per qindra vjet deri ne Luften e Pare Boterore. Qeverite Europiane – dhe popujt, qe hyne me entuziazem ne kete lufte kontinentale, besonin ne machtpolitik (politiken e forces- gjerm.). Ndersa rrenjet e pikepamjeve te sotme Europiane, ashtu si rrenjete e vete Bashkimit Europian, mund te gjurmohen ne kohe me Rilindjen, politika e fuqive te medha Eurpiane ne 300 vitet e fundit nuk ndoqi dizajnin vizionar te filozofeve dhe fiziokrateve.

Ndersa per Amerikanet nuk eshte kurre e pakohe te thuhet se ata jane mbeshtetur rende ne forcen si nje mjet i marredhenieve nderkombetare, po ashtu ngerçi drejt unilateralizmit dhe qendrimi larg devocionit per ligjin nderkombetar. Amerikanet jane gjithashtu femije te Rilindjes, dhe ne vitet e para te republikes ishin apostujt me besnike te kredos se saj. Deklaratat e burreshtatsve amerikane te shekujve te 18 apo 19-te tingellonin shume ngjashem me ato te burreshtetasve Europiane sot, duke ngritur lart virtytet e tregetise si melhem i perplasjeve nderkombetare dhe duke iu drejtuar me shume ligjit nderkombetar dhe opinionit boteror sesa forces brutale. Shtetet e reja te Bashkuara ushtruan pushtet mbi popujt e dobet ne kontinentin e Amerikes veriore, por kur erdhi puna te merren me gjigandet e Europes, ata shpallen se hiqnin dore nga perdorimi i forces dhe sulmuan si atavike politiken e forces se perandorive Europiane te shekullit 18-19.
Dy shekuj me pas, Amerikanet dhe Europianet kane shkembyer vendet – dhe perspektivat...
Pjeserisht kjo sepse ne keto 200 vite, por sidomos ne dekadat e fundit, ekuacioni i pushtetit eshte luhatur ngjethshem. Kur SHBA-te ishin te dobeta, ato praktikonin strategjite e terthorta, strategjite e te dobetit; tani qe SHBA-te jane te fuqishme, ato sillen siç bejne popujt e fuqishem. Kur fuqite e medha Europiane ishin te forta, ato besonin ne forcen dhe lavdine ushtarake. Tani ato e shohin boten permes syve te fuqise se dobet. Keto dy pikeveshtrime te ndryshme, i dobeti perballe te fortit, kane prodhuar natyrshem gjykime strategjike te dallueshme, duke shquar vleresiin per kercenimet dhe mjetet perkatese te pergjigjes ndaj tyre, madhe duke veçuar edhe menyren e llogaritjes se interesave.
Por kjo eshte vetem nje pjese e pergjigjes. Sepse bashke me keto pasoja te natyshme te hendekut mes fuqise trans-atlantike, eshte hapur edhe nje hendek ideologjik.
Europa, per shkak te pervojes se saj unike historike te nje gjysme-shekulli me pare – qe kulmoi ne krijimin e Bashkimit Europian- ka zhvilluar nje teresi idealesh dhe parimesh lidhur me utilitetin dhe moralitetin e pushtetit, te ndryshem nga idealet dhe parimet e Amerikaneve, qe nuk e kane percjelle kete pervoje. Nese ky hendek strategjik mes SHBA-ve dhe Europes ngjan sot me i thelle se kurre- dhe zgjerohet perdite me nje shpejtesi shqetesuese, kjo ndodh sepse keto dallime materiale dhe ideologjike perforcojne njera-tjetren.
Prirja ndarese qe ato prodhojne bashkarisht mund te jete e pamundur te kthehet mbrapsht...

Lexoje te plote ne adresen http://www.policyreview.org/jun02/kagan.html
* Titulli eshte i AIPR (Titulli i Origjinalit eshte “Power and Weakness”)

 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Press Release
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Press Release:
Turizmi Prej Letre me Luster


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: