Si ta pėrgatisni shefin pėr njė lajm tė keq? Kthejeni nė lajm tė mirė
Dėrguar tė Sunday, 08 January @ 15:12:19 PST nga aipr
|
|
Nëse do t’ju qëllonte të punonit për Kris Shepardin, themeluesin foleqesh të shoqërisë së telekomunikacioneve, do t’ju kishin këshilluar që t’i linit atij përshtypjen se një projekt i dhënë prej tij po shkon goxha mirë kur, në të vërtetë, as që ka nisur fare. Kjo është diçka që ai thotë se “ndodh përherë” dhe se kur ndodh, ai është i detyruar zhbirojë e të zbërthejë njerëzit e stafit duke u kërkuar, nganjëherë, që t’i tregojnë punën.
Nga Jared Sandberg Nëse do t’ju qëllonte të punonit për Kris Shepardin, themeluesin foleqesh të shoqërisë së telekomunikacioneve, do t’ju kishin këshilluar që t’i linit atij përshtypjen se një projekt i dhënë prej tij po shkon goxha mirë kur, në të vërtetë, as që ka nisur fare. Kjo është diçka që ai thotë se “ndodh përherë” dhe se kur ndodh, ai është i detyruar zhbirojë e të zbërthejë njerëzit e stafit duke u kërkuar, nganjëherë, që t’i tregojnë punën. “Do të harxhoj pak kohë për t’i kontrolluar dyfish detyrat e shtëpisë këtij djalit”, thotë ai për një kundravajtës përsëritës. Z. Shepard i thotë punonjësit të tij gjëra si “e kur na paskësh bërë vaki kjo e shkuara mirë?” dhe i kujton atij se shtrembërimi i së vërtetës është një shkelje e rëndë. Po ai ka edhe më shumë inat kur dikush fillon të përtypet e të psherëtijë se sa i vështirë do të jetë projekti qysh përpara se të zerë fill. Në fund të fundit, punonjësi i llojit “trëndelinë e këngë” vetëm sa humbet besueshmëri. Bashkëpunëtori që nuk i përligj pritshmëritë e shefit humbet edhe më tepër. “Si shef, unë mund të them me vete, “Për ç’dreqin e mora në punë këtë humbameno kur të gjitha më duhet t’i bëj vetë?”” Z. Shepard një herë e bëri për dy lek Xhim Smithin, një ortak biznesi, për arsye se ky qe treguar tejet optimist për një sipërmarrje që, në përfundim, nuk eci. Z. Smith mendon se ajo ishte zgjedhja e duhur për kohën. “Shumica e administratorëve përkrahin njerëz që u japin atyre sihariqe më shumë sesa njerëz që u thonë të vërtetën copë.” Pritshmëritë e shefit janë një ndër ato fije që na zënë në kurth të gjithëve. Nëse i drejton ato shumë tatëpjetë, kthehesh në një poterexhi në punë apo, më keq akoma, në një njeri që i duhet të ngatërrojë dynjanë për të shpëtuar të tjerët nga zallahia që ka krijuar vetë. Po nëse ato pritshmëri i shtyn me tepri përpjetë, do ta shohësh se do të vësh në pikëpyetje gjithë emrin e mirë që ke. Halli është se pavarësisht nga shkopinjtë nën rrota që të vihen gjatë rritjes së pritshmërive, kultura aktuale e sipërmarrjes e kërkon shpesh këtë rritje. Kështu, në rrugën drejt realitetit, përpjekja mund t’i nxjerrë prej dere të gjithë ata që kanë llafe shumë e punë pak. “Administrimi i parashikimeve, natyrisht, duhet të konsistojë në përballjen e njerëzve me faktet edhe nëse disa eprorëve nuk ua do veshi që të dëgjojnë gjëra të tilla,” thotë Naomi Karten, konsulente dhe autore e “Managing Expectations.” Sipas saj, njerëzit që i ngrenë parashikimet shumë lart, mund të djegin besueshmërinë dhe emrin e mirë që gëzojnë. “Kur e ke shkatërruar besimin, të duhet shumë e shumë më tepër kohë për ta rindërtuar atë në krahasim me ç’të është dashur për ta humbur.” Nganjëherë s’ke asgjë në dorë. “Ne këmbëngulim të bëjmë vlerësime të paarritshme”, shton ajo. Dhe në këtë kohë të vitit, ne i quajmë ato vendimet e Vitit të Ri. Pozitivizmi mund të ketë vlerë në vendin e punës. Ai mund të jetë mburoja juaj kur detyroheni të përballeni me një kontroll shqetësues e qëllimkeq. Një raport i ngrohtë e “i llahtarshëm” zhvillimi vëren Rebeka Bilbao, ish-shitëse e një firme high-tech, mund t’ju lejojë të vazhdoni punën pa ndërprerje. “Shumë hollësi vetëm sa i sigurojnë më shumë municion një të truthartuari tendencioz,” thotë ajo. Një zgjatje e stërhollim pozitiv vlerësohet me përkëdhelje qoftë edhe të papërligjur. Ndërsa lajmëtarët që sjellin lajme të këqija goditen rëndom në punë. Njerëzit shtyhen tutje e lihen si lojëtarë pa skuadër. “Shihni ligjvënësit”, thotë Frensis Dilon, anestezist në Indianapolis. “Atyre u duhet të nxjerrin ligje për të mbrojtur nejrëzit që thonë të vërtetën.” Të pranuarit se, ndoshta, punët nuk po shkojnë edhe aq mirë sa ç’duhet, do të interpretohej thjesht si një shenjë dobësie nga ana juaj dhe do të sillte turbulli, të ngjashme me erën e gjakut apo gjurmën e një plage që nxit grabitqarin të lëshohet mbi prenë. “Kjo është një prirje e fuqishme për të mbuluar dobësitë dhe vetëdyshimin. Është i njëjti impuls, thuajse po aq dritëshkurtër, si në rastin e punëdhënësve që mundohen t’ia paraqesin punën një aplikanti që t’i duket sa më e mirë,” thotë Len Greenhalgh, profesor i menaxhimit në Shkollën e Biznesit të Dartmuthit. “Mundësia që dikush ta pranojë vendin e punës nëse nuk i tregohen anët negative është më e madhe,” thotë ai. “Por mundësia që ai të largohet është, gjithashtu, më e madhe nëse përballet me të papritura të pakëndshme.” Sidoqoftë, siguria afatshkurtër e pozitivizmit është shumë joshëse. “Sipas përvojës sime”, thotë Xhejms Baar, “shpresat e mëdha janë nxitësi i jetës organizative, kënaqësi në afat të shkurtër dhe agoni e madhe në afat të gjatë. Sa herë që shefi e pyeste për gjendjen e projektit, Leon Pis, i quajtur me të drejtë lobist, mësonte të bëhej i vetëdijshëm për “dallimin mes një pyetjeje dhe një urdhërese që i jepej në formën e një interesimi miqësor”, siç pranon ai vetë. Vetëm shefi donte të dëgjonte me të vërtetë se puna po shkonte shumë mirë apo kishte përfunduar me sukses. Kështu, kishte plot ngacmime pas mbledhjeve për t’u siguruar se ato përgjigje ishin të paktën pjesërisht të vërteta, nganjëherë edhe menjëherë pasi ishin shqiptuar. Nëse ndonjëherë ishte i detyruar t’i përcillte ndonjë lajm më realist eprorit të tij, ai do ta gjente gjithmonë një mënyrë për ta zbutur goditjen. Ai mund të tregonte, për shembull, për disa zhvillime negative apo pengesa, të cilat do t’i mbulonte me disa zhvillime pozitive. Ose do të sillte ndonjë ekspert si palë e tretë, qoftë edhe nga jashtë firmës, për të paraqitur anët negative të punës. Në përfundim, ai do të bënte më të mirën për të thurur në shtizat e pozitivizmit me një fije pasigurie. Sa herë që pyetej për mendimin e tij personal, do ta kishte gjithmonë të gatshme përgjigjen: “Unë do të thosha se është 60-40 nga njëra anë ose nga ana tjetër.”
|
| |
 |
Mesatarja: 0 Vota: 0
|
 |
|