Kerkimi i tregut perballe Kerkimit te markes
Dėrguar tė Friday, 30 December @ 16:13:31 PST nga aipr
|
|
Drejtuesit ekzekutive angazhohen ne kerkim tregu kur ata synojne nje kerkese te madhe per produktet e tyre aktuale dhe nje kerkese potenciale per produktet e tyre te reja. Te njejtet drejtues duhet te angazhohen ne kerkim marke kur ata deshirojne te mesojne se si perceptohen produktet nga konsumatoret e tyre me te mire, pse keta konsumatore kane zgjedhur ata mbi markat konkuruese dhe si t’i shperfaqin markat e tyre gjithkund dhe ne menyre te qarte permes gjithe medias se printuar dhe elektronike
Nga Joseph Benson Drejtuesit ekzekutive angazhohen ne kerkim tregu kur ata synojne nje kerkese te madhe per produktet e tyre aktuale dhe nje kerkese potenciale per produktet e tyre te reja. Te njejtet drejtues duhet te angazhohen ne kerkim marke kur ata deshirojne te mesojne se si perceptohen produktet nga konsumatoret e tyre me te mire, pse keta konsumatore kane zgjedhur ata mbi markat konkuruese dhe si t’i shperfaqin markat e tyre gjithkund dhe ne menyre te qarte permes gjithe medias se printuar dhe elektronike. Nese kerkimi i tregut behet rreth kerkeses te referuar ne treg, atehere kerkimi i markes kryhet per te krijuar diferenecime ne mendjen e konsumatorit. Nese kerkimi i tregut behet per te identifikuar produktet dhe sherbimet e reja, me pas kerkimi i markes behet per te mesuar se pse konsumatoret zgjedhin te blejne keto produkte te reja. Dhe e fundit, nese kerkimi i tregut behet per te matur elasticitetin e çmimit, me pas kerkimi i markes kryhet per te rekomanduar nje çmim premium. Ka shume kompani qe ofrojne kerkime tregu. Ky studim eshte nje menyre tipike sasiore, duke perdorur telefonin, e-mailin dhe posten. Ne disa raste ky studim eshte i lidhur me sherbimet e reklames. Ne raste te tjera eshte e drejtuar nga nje agjensi marketingu online, e cila ben kerkimin bazuar tek vezhgimi i trafikut te vizitoreve qe hyjne ne faqen tuaj te web-it. Ne me te shumten e rasteve kerkimi i tregut ofrohet nga kompani qe specializohen ne kerkime sasiore dhe jane eksperte ne industri specifike. Kompanite qe ofrojne kerkim marke jane te specializuara ne ngritjen, forcimin dhe zgjerimin e markes. Ata jane eksperte te çeshtjes. Kerkimi i markes eshte cilesore, duke perdorur intervista koke me koke me konsumatoret tuaj me te deshiruar dhe duke perdorur grupet e fokusuara. Kerkimi i markes dhe ai i tregut nuk perjashtojne njeri-tjetrin. Ne disa raste duke i perdorur njeheresh kerkimin e tregut dhe te markes, ju mund te zhvilloni nje perspektive shume planeshe te biznesit dhe konsumatoreve tuaj. Kur drejton nje kerkim marke
Pese jane momentet e veçanta ne jeten e nje kompanie kur njohurite e reja te perfituara nga kerkimi i markes ofrojne avantazhe konkuruese.
Kompani e re, marke e re. Kur kompanite sapo jane lançuar ne treg, kerkimi i tregut eshte i lidhur pike se pari me percaktimin e struktures konkuruese ashtu si ajo ekziston ne mendjen e konsumatorit dhe pastaj te kuptoi se si te pozicionoje marken e re ne ate strukture. Kompani ekzistuese, elasticitet marke. Kur kompanite deshirojne te ofrojne nje produkt ose sherbim te ri, atyre u nevojitet te percaktojne nese konsumatori lejon qe marka e produkteve ekzistuese mund t’i shkoje pershtat produkteve te reja. Per shembull kur Caterpillar Corporation shfaqi deshire te levizte nga kategoria e makinerive te renda te rrugeve drejt kepuceve, kerkimi i markes tha fjalen kryesore mbi vendimin e marre nga ana e tyre. Kompani qe shkrihen, marke e stilit arkitekturor Kur dy kompani shkrihen me njera-tjetren, ato zhvillojne nje strategji biznesi. Ne menyre te ngjashme kur dy marka shkrihen, ato kane nevoje te zhvillojne nje marke te stilit arkitekturor qe percakton se si te dyja keto mund te mbajne klientet e tyre dhe te terheqin konsumatore te rinj. Kompani te manaxhuara, marka te manaxhuara. Ndersa kompanite rriten, ato kerkojne konsulente biznesi per te ofruar ekspertize ne hapesirat qe variojne nga strategjia e çmimeve, zhvillimin e zinxhireve te furnitoreve, deri ne percaktimin e struktures organizative. Kur kompanite kerkojne te ruajne shendetin dhe mbarevajtjen e markes se tyre, ato duhet te angazhojne strategjistet e markave per te: a) zhvilluar planet e marketingut te markes qe identifikojne dhe masin zgjedhjen e konsumatorit; b) gjenerojne linjat e reja dhe logot, c) te informojne zhvillimin e udhezuesve standart qe garantojne pasqyrimin universal te markes, d) te drejtojne “gatimin e markes” se bashku me drejtuesit ekzekutive dhe punonjesit qe perballen me klientet, ne menyre qe gjithcka te jete ne perputhje me pergjegjesit dhe administruesit e markes. Rigjallerim i kompanive, rifreskim i markes. Ndersa tregjet ndryshojne dhe klientet kane nevoje te evoluojne, kompanite humbin shpesh klientet e tyre me te mire te cilet drejtohen tek konkurentet e rinj. Ndersa ofertat e tyre transformohen ne artikuj te perdorimit te gjere, markat e tyre fillojne dhe dobesohen. Ne thelb, se bashku si bizneset dhe markat e tyre e kane humbur kuptimin dhe lidhjen me konsumatoret e synuar. Strategjistet e markes mund te kryejne paanesisht analizen e situates dhe me pas mund te percaktojne premisat e nje marke te re. Per ta mbyllur, ata jane ne gjendje ta ripozicionojne marken tek konsumatori i synuar. Cfare do te mesonit duke drejtuar nje kerkim marke? Nese kerkimet realizohen per te nxjerre vlera, duhet te ofrojne njohuri te reja dhe te jene vepruese. Kjo vlen edhe per kerkimin e markes. Me poshte jane pese pyetje kritike per suksesin, per te cilat pergjigjet kerkimi i markes.
• Pse konsumatoret ju zgjedhin juve, mbi markat konkurente? • A jeni ju konkurues ne kategorine e duhur? • Cfare produkte dhe sherbime te reja specifike mund te ofroni? • Cilat jane burimet e besimit tek te cilat nje konsumator eshte bazuar, kur ka zgjedhur nje kompani si e juaja? • Cilet jane mesazhet kyc qe rezonojne me konsumatorin tuaj me te mire?
Shfrytezimi i njohurive te reja. Mbi katerqind vjet me pare, Sir Francis Bacon konstatoi: “Njohja eshte fuqi”. Duke pare tablon e sotme te ndryshimit te shpejte te biznesit dhe te markave, ku industri te tera mund te zhvillohen brenda nates, eshte e pershtatshme te parafrazosh Bacon-in dhe te thuash “ Njohja e konsumatorit eshte fuqi”. Kerkimi i tregut i jep mundesine kompanise suaj t’i zbuloje ato njohuri te reja dhe t’i mesoje se si ta shfrytezoje ate fuqi.
|
| |
|