Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

UPS dhe Santa fluturojne bashke per Festa
Dėrguar tė Friday, 23 December @ 11:11:58 PST nga aipr

Press Release Jo vetem Santa Claus dhe dreret e tij do te fluturojne kete fund-viti per te plotesuar deshirat e femijeve. UPS- lideri boteror i dergesave- ka vendosur te fluturoje gjithashtu me nje program te veçante per te permbushur deshirat dhe nevojat e prinderve te tyre ne Shqiperi.
Kontraktuesi i Autorizuar i Sherbimeve per UPS-in ne Shqiperi – United Transport (Uni-Trans) beri me dije se nje avion charter i posatshem ka arritur te enjten ne Shqiperi per te ndihmuar ne permbushjen e kerkesave te klienteve gjate festave te fundvitit.

Nga Alban Bala
Jo vetem Santa Claus dhe dreret e tij do te fluturojne kete fund-viti per te plotesuar deshirat e femijeve. UPS- lideri boteror i dergesave- ka vendosur te fluturoje gjithashtu me nje program te veçante per te permbushur deshirat dhe nevojat e prinderve te tyre ne Shqiperi.
Kontraktuesi i Autorizuar i Sherbimeve per UPS-in ne Shqiperi – United Transport (Uni-Trans) beri me dije se nje avion charter i posatshem ka arritur te enjten ne Shqiperi per te ndihmuar ne permbushjen e kerkesave te klienteve gjate festave te fundvitit.
Madj Nuri Shafiq – Manaxher i Pergjithshem i Uni Trans thote se “kur njerezit kane nje enderr, endrra jone eshte te punojme per t’ua permbushur ate. Kur merrni diçka nga nje njeri i dashur per Ju, a nuk eshte kjo dhurata me e bukur?”.
Ne fakt, UPS prêt sivjet te arrije 100 miljon kerkesa online te gjurmimit te dergesave gjate javes se pik-ut 19-23 Dhjetor. Kjo do te jete nje tjeter arritje dhe nje kercim i madh nga ç’u arrit para nje dekade, kur 100,000 kerkesa gjurmimi online u regjistruan nga UPS gjate muajit te dhjetorit.
“Eshte momenti yne per t’u ofruar klienteve kujdes me te madh permes sherbimit gjate nje periudhe pushimesh”- thekson shqiptaro- amerikani Nuri Shafiq.
Uni Trans, i cili e filloi veprimtarine ne Shqiperi ne prill te vitit 1996, vlereson se tregu eshte rritur ndjeshem dhe se klientet tani e dine me mire se çfare presin nga sherbimet qe u duhen.
Vasilis Gatzoyannis, zedhenes dhe manaxher i UPS per Ballkanin ku perfshihet Shqiperia, tha para disa muajsh ne Tirane se klientet ne mbare boten kerkojne tani sherbime te shpejta, te sakta, te sigurta dhe efikase dhe kjo per UPS-ne nenkupton nje shfrytezim me te mire te sherbimeve te integruara nga krejt rrjeti global i kompanise, duke i mbajtur klientet ne fokus.
Cilesia ka qene per UPS-ne nje element strategjik i konkurences qysh ne ditet e para te saj ne tregun shqiptar. Kompania ka investuar fuqishem ne burimet njerezore dhe stafin e saj dhe Nuri Shafiq, ish-student i Harvardit, e çmon kete nje prej investimeve me te rendesishme qe mund te behen per te realizuar ne perditshmeri nje proces te perqendruar te kujdesit ndaj klientit.
Ne fakt, qe prej fillimeve te saj ne Shqiperi, UPS ju ofroi klienteve ane-e-mbane vendit shansin per te gjurmuar permes internetit dergesat e tyre, duke prezantuar keshtu nje standart te ri te cilesise ne sherbimin e dergesave ekspres.
Ne vitin 2002 kompania zgjeroi aktivitetin duke nisur eksportin e dergesave ekspres sipas nje plani fluturimesh 5 dite ne jave.
“Une besoj shume se Shqiperia ofron nje potencial te madh ne zhvillimin e sektorit te transportit si rezultat I vendndodhjes unike gjeografike.  Shqiperia ka potencial qe te funksionoje si nje pike efektive tranziti per importet dhe eksportet e rajonit” – deklaron Nuri Shafiq, po ashtu anetar dhe sekretar i Bordit te Drejtoreve ne Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane.
United Transport shpreson te filloje te ndihmoje sektorin prodhues ne Shqiperi per te realizuar nevojat per transportin e eksporteve apo importeve ne tregjet e SHBA dhe Europes.
I themeluar me 1907 ne Seattle, korporata tani me zyra ne Atlanta eshte e pranishme me sherbimet e saj ne mese 200 vende permes 750 qendrave te sherbimit ku jane punesuar mbi 357,000 punonjes.
Kompania UPS, lider boteror ne sektor- e cilarealizon ne vit nje total te ardhurash prej afro 35 miliard dollaresh, eshte kryesisht e fokusuar ne sigurimin e sherbimeve zinxhir, duke ofruar nje game te gjere mundesish per sinkronizimin e rrjedhes se mallrave, informacionit dhe fondeve.
Duke sherbyer rreth 7,9 miljon kliente ne dite, volumi mesatar ditor i dergesave te UPS arrin ne 13,6 miljon pako dhe dokumente.
UPS zoteron nje flote te shperndarjes me 88,000 makina, forgone, traktore dhe motorçikleta, 269 avione dhe 313 aeroplane te posatshem.
Fale suksesit te saj, UPS u zgjodh te ishte Sponsori zyrtar I LIgjostikes dhe Shperndarjes Ekspres te dergesave per Lojerat Olimpike te vitit 2008 ne Pekin, Kine, me 2008.
Europa, ku perfshihet edhe Shqiperia, perben per UPS-ne tregun me te madh nderkombetar jashte SHBA.


 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Press Release
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Press Release:
Turizmi Prej Letre me Luster


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: