Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Ngritja e Petro-Shteteve Post-Sovjetike
Dėrguar tė Saturday, 10 February @ 22:53:30 PST nga aipr

Kulture Te pasura ne energji por te varfra ne demokraci ish republikat sovjetike jane duke ushtruar nje influence te re ne nje menyre qe paraqet sfida te reja e te veshtira per Bashkimin Europian dhe komunitetin e gjere te shteteve demokratike. Duke perfituar nga burimet e medha te energjise, keto petro shtete ish Sovjetike – veçanerisht dhe kryesisht Azerbaxhani, Kazakistani, dhe Rusia – jane duke ushtruar gjithnje e me shume nje regjim shypes ne vendin e tyre.

Nga Christopher Walker – Freedom House

Te pasura ne energji por te varfra ne demokraci ish republikat sovjetike jane duke ushtruar nje influence te re ne nje menyre qe paraqet sfida te reja e te veshtira per Bashkimin Europian dhe komunitetin e gjere te shteteve demokratike. Duke perfituar nga burimet e medha te energjise, keto petro shtete ish Sovjetike – veçanerisht dhe kryesisht Azerbaxhani, Kazakistani, dhe Rusia – jane duke ushtruar gjithnje e me shume nje regjim shypes ne vendin e tyre.

Me rritjen e çmimit te naftes ne vitet e fundit, pasuria e ketyre petro shteteve eshte duke u rritur, dhe kjo lloj pasurie per keto vende te varfra ish sovjetike eshte si nje dhurate e derguar nga Zoti. Megjithate, nuk eshte dhene ende nje ndikim i dobishem perderisa flitet per sisteme qeverish te papergjegjshme ku grupe te vogla elitash kontrollojne nje pjese te madhe te burimeve.  Me perjashtim te Norvegjise, e cila pati fatin te kete institucione te pergjegjshme ne momentin qe filloi te zhvilloi pasurine e saj hidrokarbure, ndersa inventari i tokes eshte i varfer ne lidhje me burimet enegjike.  

Percaktimi i Petro Shteteve   

Shumica e studimit ne lidhje me vendet e pasura me energji dhe pergjegjshmerine demokratike eshte e fokusuar ne Lindjen e Mesme. Megjithate, rritja e tepert e çmimeve te naftes ka kthyer vemendjen tek vendet me pasuri ne energji siç jane ato te ish Bashkimit Sovjetik. Nese petro shtetet te lindura pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik, mund ti shpetojne rezultateve te nje zhvillimi te varfer te gjeneratave te meparshme te atyre vendeve qe kane mbeshteteur motorin e ekonomise se tyre kryesisht ne nafte e gaz, kjo mbetet ende nje pyetje e rendesishme.

 

Jo me pak e rendesishme, dhe e lidhur direkt me çeshtjet e zhvillimit vendas, eshte menyra se si keto vende zgjedhin te ushtrojne influencen e tyre nderkombetare ne rritje.

 

Ndersa nuk ka nje percaktim mburoje per nje ekonomi te bazuar ne burime, nje kornize reference eshte rasti kur ajo rezulton ne 10 perqind te GDP dhe 40 te eksporteve. Ky prag perputhet lehtesisht me rastin e Azerbaxhanit, Kazakistanit, dhe  Rusise. Me teper se gjysma e GDP aktuale te Azerbaxhanit dhe 90 perqind e eksporteve te tij perbehen nga nafta dhe gazi. Ne rastin e Kazakeve 30 perqind e GDP dhe perreth 60 perqind e eksporteve vijne nga nafta. Eksportet e naftes dhe gazit perbejne rreth 60 perqind te te ardhurave te buxhetit federal te Rusise dhe dy te tretat e eksporteve te saj.

Rrenja e te gjithe te keqes ose -"mallkimi i burimeve"

Ne secilen nga keto vende ish-sovjetike, ka nje rritje te varesise ndaj energjise si treguesi kryesor drejtues i ekonomise, si dhe nje rritje te burokracise shteterore dhe korrupsionit zyrtar.

Me kaq shume para te cilat futen ne keto vende, rrisku eshte i larte per elita te fuqishme te cilat dominojne sistemet ekonomike-politike te ketyre vendeve dhe kontrollojne burimet e tyre te jashtezakonshme. Per te mbrojtur pozicionet e tyre, ata kufizojne hetimin e aktiviteteve te tyre duke i mbyllur gojen shtypin dhe frikesuar opoziten politike, shoqerine civile dhe institucione te tjera te pavarura. Sulmi mbi shtypin ne te treja vendet ka qene sistematik ne menyre te vecante.

Vrasjet e gazetareve, rritja e pronesise se mediave nga rrethe perkrahese te regjimit, dhe perzgjedhja e kujdeshme e lajmeve per trasmetim per te kontrolluar se çfare qytetaret e thjeshte mund te shikojne dhe te mos shikojne, eshte bere nje procedure standarte e veprimit.  Ne Azerbaixhan, per shembull, nje seri masash te vendosura nga autoritetet per te ushtruar kontroll me te madh mbi median u nismuan ne vitin 2006. Keto perfshijne nje vendim nga Keshilli i Televizionit dhe Radios Kombetare qe i kerkon kompanive televizive te Azerbaxhanit te aplikojne per nje liçence per te shfaqur programe nga burime lajmesh si BBC dhe RFE/RL, duke i hequr nga trasmetimi prej nga 1 Januari 2007.

Autoritetet ruse kane synuar gjithashtu rrjetet lokale qe shfaqin programe te kanalit televiziv RFE/RL. Ndersa,  Gazprom-Media, nje dege e konglomeratit te gazit te kontrolluar nga shteti, ka zgjeruar pjesen e saj ne tregun e shkruar te medias ruse. Interneti eshte nen nje mbikqyrje me te madh nga autoritetet.

Kontrolli ne rritje i sektorit te informacionit sherben si nje lloj barometri per fortifikimin e vendeve naftembajtese dhe korrupsionin qe eshte nje nga shenjat e tij. Nje dokument i leshuar se fundi nga Organizata per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik thekson se ne ekonomite e bazuara ne burime kane kufizuar lirine e shtypit eshte permes faktoreve kritik qe lejon korrupsionin te lulezoje.

Politikat Nderkombetare ne lidhje me Naften  

Kremlini, i cili u ka mbyllur gojen tashme efektivisht disa organizatave te pavarura dhe zerave vendas, eshte duke ndjekur nje dimension nderkombetar per fushaten e tij anti-demokratike. Lidershipi i Rusise po synon dukshem te kufizoje aftesite e Keshillit te Evropes dhe Organizates Evropiane per Siguri dhe Bashkpunim (OSCE) per te mbikqyrur sjelljen e autoriteteve ruse. Ne 2005, Rusia nismoi nje fushate per te kufizuar kapacitetin monitorimit te zgjedhjeve nga OSBE-ja, zyra e se ciles per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka vendosur standartet per vleresimin e kryerjes se zgjedhjeve ne Evrope dhe rajonin e Euroazise. Ajo fushate mbase synoi te kufizoje aftesine e ketyre organizatave te monitorojne zgjedhjet e ardhshme ne Rusi (ne 2007 dhe 2008) si dhe ne vendet miqesore me Kremlinin.

Me fqinjet e saj me te afert, Rusia ka luajtur gjithshtu rolin e kartes se energjise per te ushtruar presion ne vendet qe perfaqesojne rastet e testit kritik per reforma demokratike ne CIS – Gjeorgjia dhe Ukraina – si dhe mbi aleatet e supozuar duke perfshire Armenine dhe Bjellorusine.

Pengesat e shprehura permes politikave te energjise jane veçanerisht te larta per Europen. Importet e BE-se nga burimet ruse te energjise, per shembull, priten te rriten nga 50 perqind ne 70 perqind ne dekaden e ardhshme. Megjithate, me keto vende me valixhet e thesarit tashme te fryra me cash (para te thata) qe nuk ofrojne se afermi çmime me te ulta te energjise, Perendimi ka gjasa te ballafaqohet me nje diplomacy selektive ne rritje agresive nga keto petro-shtete ne te ardhmen e parashikueshme. Keto faktore sugjerojne se komuniteti i shteteve demokratike duhet te pergjigjet me nje qendrim te koordinuar, duke perfshire nje politike serioze te nje pavaresie nga energjia.

Nderkaq, Rusia, Kazakistani, dhe Azerbaixhani kane ambicie per te qene me teper te integruar ne ekonomine globale, te zgjerojne biznesin me BE dhe komunitetin perendimor, dhe te pranohen si shtete “normale”. Ato kerkojne prestigjin dhe perfitimet e anetarsimit ne Perendim, ne organizata qe respektojne ligjin, ndersa ofrojne vetem copeza institucionesh pergjegjese dhe demokratike.

Te gjitha keto shtete bejne pjese ne OSBE, per te cilen Kazakistani pret te marre presidencen ne vitin 2009. Rusia dhe Azerbaxhani jane antare te Keshillit te Evropes. Te dyja keto vende shpresojne te antaresohen ne WTO (Organizaten Boterore te Tregtise) ne fund te ketij viti. Keto aspirate sugjerojne se keto vende duhet minimalisht te mbajne angazhimet qe ato kane bere sipas ligjit para ketyre organizatave dhe te plotesojne standartet e tyre ne vend dhe ne bote.  

* Christopher Walker eshte drejtor studimesh ne Freedom House. Ai eshte bashke-redaktor i sondazhit vjetor i Freedom House mbi qeverisjen demokratike "Vende ne Udhekryqe."

 


 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Kulture
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Kulture:
Vikers dhe Pettifer abuzojne rende me te verteten


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: