Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Islamic Relief nis njė program ndėrhyrjeje kundėr gjakmarrjes
Dėrguar tė Friday, 02 February @ 22:55:25 PST nga aipr

Public Relations Si të luftosh ndaj së shkuarës apo si të gjesh të ardhmen? Kjo është çështja, në një vend ku ende gjakmarrja vagëllon pas mureve të rënda të frikës kolektive.

Nga Manjola Hala

Si të luftosh ndaj së shkuarës apo si të gjesh të ardhmen? Kjo është çështja, në një vend ku ende gjakmarrja vagëllon pas mureve të rënda të frikës kolektive.

“Sepse atje ku nuk ka të ardhme, e shkuara lehtë mund të bëhet e tashme”- gjykon drejtori i organizatës Islamic Relief në Shqipëri, Muhamed El-waei.

Kjo organizatë së fundmi ka vendosur të angazhohet në një betejë publike ndaj fenomenit me origjinë mesjetare që gjallon përgjakshëm në qarkun e Shkodrës.

Ka disa arsye që e kanë shtyrë z.El-waei dhe stafin e tij për të vendosur të ndërhyjnë ndaj kësaj dukurie.

“Varfëria shpesh prodhon një seri fenomenesh bashkëshoqëruese me bazë kriminale. Shqiperia është një nga vendet më të varfëra, që ende renditet e 72-a në 177 vende sipas analizës së Treguesit të Zhvillimit Njerëzor.

Një e katërta e popullsisë shqiptare jeton në kufirin e varfërisë, ndërsa 5% e qytetarëve janë në kushtet e varfërisë ekstreme. Sidomos në zonat malore në veri të vendit, varfëria ekstreme arrin deri në 20%.

Për nivelin e varfërisë, qarku i Shkodrës lë pas vetëm Dibrën dhe Kukësin.

Në Shkodër, 45% e popullsisë jetojnë me ndihmë sociale. 15 nga 29 komunat e qarkut janë poshtë kufirit të varfërisë ekstreme.

Dy të tretat e komunave në qarkun e Shkodrës nuk kanë as qendër shëndetësore. Edhe pse popullsia është pakësuar me 18%, papunësia zyrtare në nivel rajonal arrin gati 27% .

Dy të tretat e rrugëve rurale janë në gjendje të mjerueshme. Gati gjysma e tyre janë vetëm rrugë stinore, që nuk përdoren në dimër.

Kjo varfëri sipas ekspertëve është një prej shkaqeve kryesore pse prej vitit 1997 deri më 2002 në këtë rajon janë regjistruar 334 raste vrasjesh, ku gjakmarrja deklarohet si motiv” – shpjegon në studimin e tij Islamic Relief.

“Por në shumë prej këtyre rasteve, kjo nuk është arsyeja e vërtetë”- nënvizon z.El-waei. Ai përmend konfliktet e pronës, zënkat ordinere dhe armatimin në masë të popullsisë si shkaqe të krimit të përhapur.

“Jemi të lumtur që shkaqet fetare në asnjë rast nuk janë përdorur si motiv për të justifikuar krimin e vrasjes së tjetrit”- thotë drejtori i Islamic Relief.

Niveli i korrupsionit në gjyqësor ka zgjeruar “bazën morale” të veprimit në emër të gjakmarrjes, ndërsa puna e shumë shoqatave në këtë drejtim ka qenë sipërfaqësore dhe pa ndikim.

“Fëmijët që shkëputen nga shkolla prej gjakmarrjes janë dëshmia se kjo që po ndodh ende në disa zona, nuk ka asnjë lidhje me traditën mesjetare kanunore”- thotë El-waei, studiues i etnokulturës në vendin e tij, Egjipt.

Në dekadën e fundit 460 nxënës kanë braktisur shkollën nga frika e hakmarrjes. 16% e tyre kanë qenë universitarë.

Islamic Relief gjykon se zhvillimi ekonomik dhe mentalitar i qarkut të Shkodrës, rigjetja e rrënjëve të shëndosha të traditës zakonore që mbështesin respektimin e ligjit dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve, përmirësimi i zbatimit të ligjit nga agjensitë shtetërore dhe institutet e së drejtës, si dhe mbështetja e këtij procesi përmes bashkësive fetare me synim ndërtimin e një trualli moral të qëndrueshëm, do të arrijnë ta frenojnë fenomenin apo ngjarjet e dhimbshme që fshihen pas mburojës etike mesjetare të tij.

“Eshtë e dhimbshme të shohësh sesi për mëse një dekadë një rreth veskeq ka arritur që nga varfëria të zhysë një zonë të tërë, diku edhe mjaft të pasur në burime jetese, në mjerim të thellë, është e dhimshme të shohësh sesi injoranca ka vazhduar të mbjellë padije, sesi izolimi ka prodhuar më shumë se sa frikë dhe pasiguri për jetën, të shohësh sesi vritet e ardhmja në emër të mesjetës, ndërsa e tashmja varroset përditë, pa i dhënë asnjë shans”.

“Eshtë për këtë shkak që kemi vendosur të ndërhyjmë, duke shpresuar se kemi mbështetjen e të gjitha palëve që direkt ose indirekt përfshihen në këtë proces jetik të ringjalljes së qarkut të Shkodrës, një kohë krenaria e Shqipërisë dhe nyja më e rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore e vendit”- thotë Muhamed El-waei, drejtor i Islamic Relief për Shqipërinë.

Programi i planifikuar i veprimtarive përfshin policinë, gjykatat, jetimët, familjet e përfshira në këtë fenomen, shkollat dhe sidomos Universitetin e Shkodrës, ndërsa Dita e Balonave apo Seminari në Ditën Botërore të Drejtësisë do të mbledhin mijëra mbështetës që favorizojnë dhënien fund të kësaj “vetë-vrasjeje kolektive” siç e mbiquan z.El-waei gjakmarrjen.


 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 4
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: