Cili eshte informacioni me i rendesishem qe duhet vendosur ne nje reklame: Çmimi? Sherbimi i shpejt dhe miqesor? Oraret e magazinave? Markat qe tregtohen? Garancite? Deshmitaret? Faktin qe biznes eshte familjar?
Çdo njeri ka nje model transaksional dhe nje model relativ ne berjen e pazarit dhe gjeja “e drejte” per t’u thene mund te percaktohet vetem kur ju e njihni kete model te bleresit.
Nga Roy Williams
Cili eshte
informacioni me i rendesishem qe duhet te permbaje nje reklame: Çmimi? Sherbimi
i shpejtë dhe i sjellshëm? Oraret e magazinave? Markat qe tregtohen? Garancite?
Deshmitaret? Faktin qe biznesi eshte familjar?
Çdo njeri e ka
nje model që bazohet te transaksionet dhe nje tjeter model relativ kur bën
tregti dhe ajo çka është “e duhura” për t'u thene mund te percaktohet vetem pas
njohjes së këtij modeli te bleresit.
Modeli Transaksionist
Bleresit transaksionistë përqendrohen vetem te transaksionet e ditës dhe
nuk u kushtojne fare rendesi mundesive per nje blerje ne te ardhmen. Frika e tyre e vetme eshte kryerja e një pagese me të madhe sesa ajo qe u
duhet të bëjnë. Bleresit transaksionistë janë të orientuar drejt çmimit dhe
vleres. Ata e shijojne procesin e blerjes dhe negocimit dhe, me shume gjasa, kanë
vizituar disa dyqane perpara se te marrin nje vendim per te blere. Bleresit
transaksionistë e bejne vete kerkimin, për rrjedhojë nuk ndjejne nevoje per
ndihmen e nje eksperti. Raportet mbi
Klientet botohen kryesisht per bleresit transaksionistë.
Duke qene se bleresit
transaksionistë e shijojne kete proces, ata nuk e konsiderojne kohen qe shpenzojnë
per pazar si pjese te çmimit te blerjes.
Te lumtur per ta
ndare me te tjere “eksperiencen e mire” qe ata provuan gjate blerjes, transaksionistët
mund te jene nje burim i shkelqyer per reklamen nepermjet fjales se gojes.
Modeli Relativ
Bleresi relativ e
konsideron transaksionin e ditës si pjese të nje serie te gjate blerjesh te
ardhshme. Ata shohin kryesisht per nje dyqan ku e dine qe shitet mall i mire dhe me pak per gjetjen e nje produkti apo marke te veçante. Frika e tyre e vetme eshte berja e
nje zgjedhje te keqe. Atyre nuk iu pelqen proçesi i te berit pazar dhe negocimi. Bleresit relative kërkojnë
kryesisht nje ekspert te cilit mund t’i besojne. Ata e konsiderojne kohen si
pjese te çmimit te blerjes. Te sigurt se kane gjetur “vendin e duhur per te
blere”, ka shumë të ngjarë që bleresit relative të shnderrohen ne kliente sistematike.
Sikurse u tha me
siper, çdo njeri ka nje model transaksionist dhe nje model relativ për te berë
pazar, keshtu qe mos u çudisni kur ta shihni veten me sjellje si
transaksioniste ashtu edhe relative, sipas rastit.
Ne sajë te faktit
qe nje bleres transaksionist ben pazar kudo neper qytet dhe pelqen te negocioje,
shpesh tregtaret dalin gabimisht ne konkluzionin se bleresit ne me te shumten e
rasteve shfaqen transaksionist. Por ne te vertete, shume blerje qartesisht jane
bere nga konsumatoret ne modelin relativ.
Qellimisht ose
padashje, kompanite e suksesshme reklamojne si per bleresit transaksionist ashtu
dhe per ata relative. Cilet bleres duhet te shenjestroni ne reklamat tuaja?
Gjeja e duhur qe mund te thuhet per nje bleres relativ eshte e gabuar te thuhet
per nje bleres transaksional. Dhe nje formulim qe do te terhiqte vemendjen e
nje bleresi transaksionist do te tingellonte si nje pretendim i ekzagjeruar per
nje bleres te modelit relativ.
Fakti i dukshem
eshte se nuk ekziston “reklama perfekte”. Nje reklame qe shenon rezultat te
larte me nje tip bleresish, do te shenoje ekstremisht shume pak efekt me tipin
tjeter. Sekreti per te joshur konsumatore te lumtur eshte te komunikosh faktin
real se kush jeni dhe çfare dini te beni ne te vertete.