Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Bujqesi: Rikthehen kooperativat dhe subvencionet shteterore
Dėrguar tė Sunday, 14 January @ 08:39:54 PST nga aipr

Public Relations

Objektiva ne Bujqesi per vitin 2007

1. Ecje drejt specializimit të prodhimit bujqësor vendas në perime, vreshta, frutikulturë dhe blegtori;

2. Konsolidim të përpjekjeve për krijimin e rrjetit të marketingut të prodhimit bujqësor e blegtoral vendas;

3. Hapa shumë të rëndësishme në përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore, kontroll i hallkave të zingjirit të prodhimit vendas, përmirësim i ndjeshëm i punës në stabilimentet tona të agroindustrisë, si në ato të peshkut, vajit, frutave, mishit, qumështit, perimeve, etj.



Nga Fitim Zekthi

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për nxitjen e zhvillimit të vreshtarisë, pemtarisë dhe ullirit, me të cilin për herë të parë në historinë e 15 viteve, buxheti i shtetit shqiptar fillon të mbështesë financiarisht aktivitetin e fermerëve shqiptarë. Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka prezantuar dje programin e punës për vitin 2007, ku si prioritet kryesor do të jetë mbështetja e fermerëve vendas. Ministri Gjana, gjatë fjalës së tij tha se, në të njëjtën ditë me programin e punës është dorëzuar pranë Këshillit të Ministriva edhe plani i detajuar për zhvillimin e vreshtarisë dhe pemtarisë, për të cilin qeveria ka akorduar rreth 4.2 milionë euro. “Në të njejtën ditë me dorëzimin e këtij programi pune të detajuar, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për nxitjen e zhvillimit të vreshtarisë, pemtarisë dhe ullirit, me të cilin për herë të parë në historinë e 15 viteve, buxheti i shtetit shqiptar fillon të mbështesë financiarisht aktivitetin e fermerëve shqiptarë. E filluam zbatimin e skemave mbështetëse financiare me vreshtat e pemtoret si një prej prioriteteve të objektivit madhor për specializimin e prodhimit në fermën shqiptare”, - tha Gjana.

Sipas ministrit, bujqësia gjatë vitit 2006 vendosi vendosi themelet e para në tre objektiva kryesore, si ecja drejt specializimit të prodhimit vendas në perime, vreshta, frutikulturë, blegtori etj. “Hapa shumë të rëndësishme në përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore, kontroll i hallkave të zingjirit të prodhimit vendas, përmirësim i ndjeshëm i punës në stabilimentet tona të agroindustrisë, si në ato të peshkut, vajit, frutave, mishit, qumështit, perimeve, etj. Kontrolle rigoroze në importet e produkteve bazuar në standarde dhe në luftën pa kompromis ndaj informalitetit, kontrolli i tregjeve, zbatimi i direktivave europiane për etiketimin në gjuhën shqipe të produkteve ushqimore etj. 2007-ta do të jetë vit i konsolidimit dhe thellimit të këtyre objektivave. Linjë kryesore veprimi do të mbetet, jo vetem nxitja e prodhimit në sektorët prioritarë, por edhe përmirësim të zingjirit të marketingut të prodhimit vendas. Veç studimit të thertoreve, ka përfunduar edhe studimi për tregjet. Gjatë këtij viti do të investohet në ndërtimin e tregjeve të mëdha bujqësore në Berat e Gjirokastër, të thertoreve në Shkodër, Elbasan, Leskovik, Sarandë e Has”, - tha Gjana.

Sipas ministrit të Bujqësisë, hapa të rëndësishëm gjatë vitit 2007 do të jenë përgatitja e legjislacionit që t’i përafrohet standardeve të BE-së, kjo në kuadër dhe të nënshkrimit të MSA-së. “Hapa të rëndësishme në 2007-ën do të jenë përgatitja dhe përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së, jo vetëm si detyrim që buron nga MSA-ja, por si një domosdoshmëri për ta modernizuar bazën tonë ligjore në fushën e ushqimit, mbrojtjes së bimëve, ujitjes, kullimit dhe në mënyrë specifike, aktet për veterinarinë, vreshtarinë e verën, qumështin etj. Për këtë qëllim do të hartohen 7 projekt ligje të reja, 9 projekt vendime të Këshillit të Ministrave, 36 rregullore dhe udhëzime për fusha të ndryshme dhe disa urdhëra e udhëzime të nivelit ministror”, - tha Gjana. Sipas tij, viti 2007 do të jetë viti i fillimit të zbatimit të disa projekteve të rëndësishme për sigurinë ushqimore, siç janë fondet e projektit CARDS e Kooperacionit Italian prej 5 milionë euro, për krijimin e autoritetit kombëtar të ushqimit, për përafrim të legjislacionit, ngritje të infrastrukturës dhe trajnim të kapaciteteve njerëzore në këtë fushë. Projekti me fonde të BB-së prej 6 milionë dollarësh është bërë për të mbajtur nën kontroll rigoroz e me standarde çdo rast të mundshëm të shfaqjes së influencës aviare e marrjen e masave parandaluese etj.

Kooperativizmi, për 2007-ën do të bashkohen 1000 ha tokë

Sipas programit të prezantuar nga ministri Gjana, në qendër të vëmendjes për vitin 2007 nga kjo ministri do të jenë dhe dy çështjë të tjera të rëndësishme, kooperativizmi dhe agroturizmi. Sipas tij, shembulli më i mirë për këtë janë 50 familje në Divjakë të Lushnjës, të cilët kanë bashkuar rreth 150 ha tokë dhe prodhojnë perime për eksport. “Dy iniciativa të tjera, kooperativizmi dhe agroturizmi do të jetë në qendër të vëmendjes së ministrisë dhe strukturave të saj këtë vit. Do të vazhdohet të punohet me shoqatën e fermerëve të Divjakës që sot janë 50 familje dhe kanë bashkuar 150 ha tokë që prodhojnë perime për treg dhe eksport. Kjo, me qëllim që të krijohet e para kooperativë josocialiste, por kooperativë e standardeve bujqësore europiane në këtë zonë të njohur të prodhimit të perimeve. Synim do jetë për ta bërë këtë kooperativë me 1000 ha tokë si një shembull që duhet të paraprijë erën e re në kooperativizimin e bujqësisë. Brenda 3-mujorit të parë 2007 do të shpallim studimin pjesor pilot për agroturizmin në brezin e gjelbër bujqësor të Tiranës në zonat Farkë, Petrelë e Baldushk, të kryer nga DRBU-ja e Tiranës me asistencë të GTZ, me synimin për ta shtrirë këtë studim dhe nxitur këtë veprimtari edhe jashtë Tiranës si në Shkodër e Malësi të Madhe, në Korçë etj. Dy nisma të rëndësishme do të jenë gjithashtu në funksion të një përformance të re për bujqësinë: hartimi i ligjit bazë për bujqësinë, bazuar në standartet e BE-së dhe përgatitjet ligjore e infrastrukturore për të ndërtuar me terma afatmesme, Agjencinë e Pagesave për Bujqësinë”, - tha Gjana.


 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: