Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

NJOFTIM PER SHTYP
Dėrguar tė Thursday, 15 December @ 18:30:18 PST nga aipr

Marketing Per here te pare prej 15 vitesh, qysh nga vendosja e ekonomise se tregut ne Shqiperi, kompanite shqiptare kane tani nje mjet te ri financiar per te plotesuar nevojat e tyre per makineri dhe paisje te reja permes Lizingut. Ky instrument i ri i lejon kompanite te rinovojne profilin e tyre teknologjik dhe te behen me konkuruese. Ato nuk kane nevoje ta paguajne makinerine qe ne fillim apo te plotesojne kerkesat e nje kredie bankare.
“Kompanite nuk ka nevoje te ofrojne kolaterale apo Garanci Bankare kur kerkojne makineri dhe paisje me Lizing”- thote Gavin Jones, drejtues i projektit “Mbeshtetje per Rregullimin e Tregut dhe Promocionin Tregetar”- “por ato duhet te kene nje plan te mire biznesi dhe nje qarkullim te shendoshe paraje“.

Tirane, 15 Dhjetor 2005/- Per here te pare prej 15 vitesh, qysh nga vendosja e ekonomise se tregut ne Shqiperi, kompanite shqiptare kane tani nje mjet te ri financiar per te plotesuar nevojat e tyre per makineri dhe paisje te reja permes Lizingut. Ky instrument i ri i lejon kompanite te rinovojne profilin e tyre teknologjik dhe te behen me konkuruese. Ato nuk kane nevoje ta paguajne makinerine qe ne fillim apo te plotesojne kerkesat e nje kredie bankare.
“Kompanite nuk ka nevoje te ofrojne kolaterale apo Garanci Bankare kur kerkojne makineri dhe paisje me Lizing”- thote Gavin Jones, drejtues i projektit “Mbeshtetje per Rregullimin e Tregut dhe Promocionin Tregetar”- “por ato duhet te kene nje plan te mire biznesi dhe nje qarkullim te shendoshe paraje“.

Kompania SAM ne Tirane, e cila po eksporton tashme veshje ne Itali dhe France, ishte e para qe perfitoi nga kjo skeme e re e Lizingut, e mbeshtetur nga projekti dy-vjeçar ne vazhdim “Mbeshtetje per Rregullimin e Tregut dhe Promocionin Tregetar” i sponsorizuar nga Programi CARDS per Shqiperine i Komisionit Europian dhe PNUD- ne Shqiperi. Agjensia e Nxitjes se Eksporteve (ANE) mbeshteti procesin duke ofruar per kompanine informacion dhe keshillim permes Programit te saj per Zhvillimin e Eksporteve.

Gavin Jones thote se nje rritje  e menjehershme e kapaciteteve eksportuese te kompanive shqiptare eshte e pritshme, po ashtu si edhe nje po aq e rendesishme renie e importeve, permes zevendesimit te tyre nga prodhimi vendas. Kjo objektiv ekonomik eshte kyç per projektin 2,2 Miljon Eur qe administrohet nga UNDP.

Neritan Mullai i Agjensise se Nxitjes se Eksporteve (ANE) ka besim se tani shume kompani vendase mund te zgjidhin nje prej problemve te tyre kryesore.
“Veshtiresite financiare kane penguar nje zhvillim me te shpejte te kompanive shqiptare, te cilat jane te etura te garojne ne tregun global, por gjithashtu vuajne nga burime te kufizuara. Sipas kerkimeve tona te tregut, kompanite shqiptare gezojne potenciale per t’u rritur ne eksporte, por shpesh ju mungon teknologjia e kerkuar per te garuar nderkombetarisht. ANE mund t’i ndihmoje ato te gjejne rrugen drejt nje rritje te qendrueshme ne kuadrin e Programit te Zhvillimit te Eksporteve”- nje pakete e plote sherbimesh qe ANE ka pergatitur per te ndihmuar kompanite shqiptare te shfrytezojne potencialet e tyre, sipas drejtorit te ANE-s, Mullai.

Mimoza Vojka, manaxhere e pergjithshme e kompanise SAM eshte jashtezakonisht e kenaqur nga rezultati i ndihmes qe mori nga projekti i sponsorizuar nga CARDS/UNDP.

“Ne nuk kemi me frike nga konkurentet tane ne rajon. Çdo makineri e re apo pajisje qe eshte e nevojshme, mund te perballohet shume lehte permes Lizingut, pa te kerkuar njeri kolaterale apo ngrirje parash ne banka. Ne ndjejme se tani mund te kenaqim çdo klient, fale kesaj zgjidhjeje”- thekson Vojka.

Mundesimi i Lizingut per Makineri e Paisje pritet t’i shtoje vlera edhe sherbimeve te konsulences, duke lejuar nje process me efikas te planifikimit ne kompanite e interesuara. Adrian Dabulla i “AC Partners” i cili asistoi kompanine SAM per llogari te ANE-se, thote se “Lizingu mund t’u siguroje kompanive te prodhimit teknologjite me te reja duke garantuar permbushjen e kerkesave ne cilesi dhe sasi, duke i bere ato edhe me te afta ndaj kerkeses se tregut”.

Procesi i Lizingut nuk kufizohet nga çmimi i makinerive dhe paisjeve te nevojshme, dhe po ashtu as nga kohezgjatja qe i intereson kompanise t’i perdore ato.

“Nese kompanite preferojne t’i kthejne ato mbrapsht pasi te kene permbushur nevojat e prodhimit, thjesht munden. Nese ato duan t’i blejne keto makineri, kjo zgjidhet me nje kontrate lizingu afat-gjate”- shpjegon Dabulla.

Instalimi i makinerive te para qe jane marre me Lizing eshte planifikuar me 26 Dhjetor 2005.

Ekspertet e projektit te sponsorizuar nga CARDS/UNDP thone se se shpejti kompanite shqiptare do te marrin nje “Guide Praktike per Burimet e Financimit” ne menyre qe te mund t’i pergjigjen sa me mire vizionit dhe nevojave te tyre.

Kuvendi i Shqiperise e miratoi Ligjin mbi Lizingun Financiar ne muajin maj te ketij viti. Deri tani ne Shqiperi, Lizingu eshte perdorur per te shitur makina dhe mallra konsumi per individe dhe kompani vendase.

 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: