Polarizimi i theksuar
politik në Shqipëri është shpesh pengesë për përparimin e vendit dhe mund të
rrezikojë edhe përpjekjet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thotë
analisti për problemet ballkanike, Janush Bugajski. Në një intervistë për
"Ditarin". Zoti Bugajski thotë gjithashtu se për Shqipërinë, ashtu
sikurse për çdo vend ish-komunist, është e nevojshme të zbulohen dhe të mbahen
përgjegjës personat që kanë kryer krime ndaj kundërshtarëve të tyre politikë.
Zëri
i Amerikës: Zoti Bugajski, zgjedhjet lokale në Shqipëri pritet të mbahen në
janar, dhe ende nuk ka një datë të caktuar për zhvillimin e tyre. Në raportin e
javë së kaluar OSBE-ja e kritikonte Shqipërinë për vonesa në elementë të
veçantë të procesit zgjedhor. A rrezikon që edhe këtë herë Shqipëria të mos
arrijë të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira, sipas kërkesave të komunitetit
ndërkombëtar?
Janush
Bugajski: E rëndësishme është që zgjedhjet të zhvillohen sipas planit,
qofshin ato të përgjithshme, apo lokale. Është gjithashtu e rëndësishme që data
të caktohet sa më shpejt, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për logjistikën
e zgjedhjeve, por edhe për fushatat elektorale. Fundi i janarit po afron,
prandaj, sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të fillojë fushata. Përsa u
përket standarteve, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me caktimin e datës, por me
mbarë procesin, me mbulimin e tij nga shtypi e me vetë partitë. Do të thoja që
këto janë disa nga çështjet që OSBE-ja duhet të ketë parasysh, krahas me
financimin e fushatave, numërimin e votave, shpalljen e rezultateve e të tjera.
Zëri
i Amerikës: Përse mendoni që në Shqipëri zhvillohet një politikë e tillë
konfliktuale, dhe palët nuk bien dakord edhe për çështje që lidhen me të
ardhmen evropiane të vendit?
Janush
Bugajski: Fatkeqësisht, Shqipëria ka qenë tepër e polarizuar politikisht
gjatë viteve të fundi, të paktën që nga rënia e komunizimit. Duhet një sistem i
fuqishëm shumëpartiak, por jo që t’i polarizojë njerëzit, që t’i bëjë ata të
votojnë për partitë dhe jo për politikat e tyre, në mungesë të një partie të
tretë me peshë. Është e vërtetë, që Shqipëria është një nga vendet më të
polarizuara politikisht të Evropës Lindore, kjo pengon përparimin në fusha të
tjera, si legjislacioni, lufta kundër krimit, që janë në fakt çështjet që duhet
të ketë parasysh Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin
Evropian.
Zëri
i Amerikës: A mendoni se kjo do të ndikonte negativisht në përpjekjet e
vendit drejt së ardhmes evropiane?
Janush
Bugajski: Ekziston një rrezik, që polarizimi të cojë në një ndarje të
tillë partiake, që asgjë nuk mund të miratohet në Parlament, që çështjet
kryesore, sic janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk preken, që
legjislacioni i nevojshëm për arritjen e këtyre nuk zbatohet, që debati publik
të jetë kaq i politizuar, saqë nuk lejon të kryhet puna. Ky është një problem
për Shqipërinë, ashtu sikurse edhe për vende të tjera, që mundet ta pengojë
përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zëri
i Amerikës: Në Shqipëri kohët e fundit Parlamenti miratoi rezolutën e
kërkuar nga Këshilli i Evropës, për dënimin e krimeve të komunizimit. Gjatë
disktutimit për këtë çështja u hap një debat lidhur me hapjen e dosjeve të
komunizmit. Sipas mendimit tuaj, cila do të ishte vlera e hapjes së dosjeve dhe
si është vepruar në vende të tjera evropiane?
Janush
Bugajski: Mendoj se është e rëndësishme për cdo vend ish-komunist zbulimi i
plotë i llojeve të ndryshme të krimeve që janë kryer kundër popullsisë dhe
kundërshtarëve politikë, se kush është përgjegjës për to. Dhe në se ka raste
kur bëhet fjalë për fajtorë, ata të ndëshkohen. Kjo çështje komplikohet më tej
kur është fjala për bashkëpunëtorë me aparatin dhe me ish-partinë komuniste, me
ish-regjimin; dhe unë kam shumë dyshime se emrat e një numri të madh njerëzish
kanë qenë tek dosjet e fshehura nga komunistët; vec kësaj, është problemi, a
janë mbajtur me saktësi të gjitha dosjet, me emrat e njerëzve të implikuar apo
janë ndryshuar ato? Pra hapja thjesht e të gjitha dosjeve menjëherë, dhe kjo ka
ndodhur edhe në vende të tjera, krijon mundësinë e keq-informimit, apo
mosinformimit, apo njerëz të akuzuar gabimisht, siç është rasti i
ish-udhëheqësit polak të opozitës, të akuzuar për një lloj bashkëpunimi me
policinë sekrete. Kam shumë dyshime se si do të manipulohet kjo çështje
politikisht, dhe për saktësinë e një numri të madh të këtyre dosjeve; pra
mendoj se duhet zhvilluar një proces i plotë verifikimi, një hetim i plotë i
dosjeve. Në disa vende, psh, ka patur njerëz që donin të njiheshin me dosjet e
tyre. Një tjetër çështje, është ajo e pushtetarëve. Në ç’masë kanë bashkëpunuar
ata me strukturat e vjetra të komunizimit; në këtë rast, veprojnë rregulla të ndryshme
për vende të ndryshme. Në Republikën Çeke, për shembull, atyre që kishin
bashkëpunuar me policinë sekrete iu ndalua për 3 vjet pjesëmarrja në
administratë. Në vende të tjera, si Polonia, varej nga individi për të treguar
vetë se çfarë kishte bërë, dhe në se veprat e tyre nuk kishin qenë kriminale,
ata u lejuan ta mbajnë pozitën e tyre, por ne se kishin gënjyer, atëhere u
shkakrkuan nga detyra. Kjo është një çështje komplekse, dhe mendoj se Shqipëria
duhet ta trajtojë në mënyrë të tillë që të ndalojë polarizimin politik. Një
pjesë e rasteve duhet të zgjidhen me proces gjyqësor; pastaj, në se dosjet
zbulojnë që personat e implikuar janë në pushtet dhe janë përgjegjës për
tortura dhe keqtrajtime të kundërshtarëve të tyre politikë, këta njerëz duhet
të mbahen përgjegjës. Por kur bëhet fjalë për informatorë, dhe do të shtoja se
si të tillë u përdorën shumë njerëz, në këtë rast duhet patur kujdes