Shqipëria perben nje treg te ri ne rritje, ne hapje
dhe ne transformim. Rinia e ketij tregu del ne
pah ne dy aspekte: Nga kendveshtrimi i hapjes dhe nga kendveshtrimi i dinamikes se brendshme dhe te jashtme.
Nga Genc Rruli – Minister i Ekonomise, Tregetise dhe
Energjitikes
Shqipëria perben nje treg te ri ne rritje, ne hapje dhe ne
transformim. Rinia e ketij tregu del ne pah ne
dy aspekte:
Nga kendveshtrimi i hapjes: Ndersa ne vendet e tjera te Europes
lindore shkalla e hapjes se ekonomise se vendeve ka qene gjithsesi e larte edhe
para viteve 90, ekonomia shqiptare ka patur nje nivel tejet te kufizuar hapjeje
ndaj tregejve europiane dhe boterore. Nga ana tjeter ritmet e hapjes se
ekonomise shqiptare ne keto vite kane qene mjaft te larta. Sot volumi tregtar eshte
dyfishuar si % e GDPse perkundrejt asaj te vitit 1989.
Nga kendveshtrimi i dinamikes se brendeshme e te jashtme te tregut shqiptar:
Ndersa para viteve 90 Shqiperia kishte nje regjim te komanduar te
import-eksportit dhe nje ndalim ekstrem te ekonomise private, te huamarrjes dhe
te investimeve te huaja, politikat e thella liberalizuese te brendeshme dhe te
jashtme qe kemi ndjekur ne keto vite e kane transformuar thelbesisht strukturen
e tregut dhe te flukseve tregetare e financiare te brendeshme e te jashteme.
Keto procese transformuese vazhdojne me ritem te larte dhe do te vazhdojne edhe
per nje periudhe relativsht te gjate. Ne fakt tregu dhe ekonomia Shqiptare
eshte ende ne formim e siper te profillit te vet.
Nje treg i ri permban avantazhet dhe
disavantazhet e veta. Reformat ekonomike e ligjore duhet te jene te tilla qe te
mbeshtesin energjine e larte transformuese dhe aftesine e krijimit te nje vlere
te shtuar te larte qe karakterizon nje treg te ri, dhe nga ana tjeter te
manaxhojme me zgjuarsi dhe efektivitet risqet dhe dobesite ndaj te cilave
ekspozohet nje treg i tille.
Ne fjalen time une do te ndalem kryesisht ne rolin e reformave strukturore per
nje mjesis sa me te pershtatshme biznesi, si pjese teper e rendesishme e
politikave te qeverise ndersa ne panelet e tjera do te analizohen dhe
diskutohen pjese te tjera te kesaj pakete politikash qeverisese.
Shqiperia i ka kryer thuajse tashme reformat strukturore te ashtuquajtura,
reforma te brezit te pare:
Eshte arritur nje shkalle e gjere liberalizimi tregetar me nje ulje dramatike
te tarifave doganore mbi bazen e realizimit te angazhimeve qe burojne nga
anetaresimi ne OBT, por edhe si rrjedhoje e nenshkrimit te marrveshjeve te
tregetise se lire me vendet e rajonit dhe me BE;
- ka vite qe eshte mbyllur praktikisht privatizimi i ndermarrjeve te vogla e te
mesme, privatizimi i tokes bujqesore, jane privatizuar nje pjese e mire e atyre
te quajtura strategjike nderkohe qe jemi ne proces te privatizimit te
Albtelekom, KESH, etj
- sektori financiar, kryesisht bankar, eshte tashme teresisht privat, i pavarur
dhe po rrit ndjeshem shkallen e kreditimit e te sherbimeve te tjera
bankaro-financiare
Per pasoje:
-Ekonomia shqiptare eshte rritur me ritme te larta rritjejeShqiperia kaloi per
here te pare GDP ne e vitin 1998 duke qene nje nga vendet e para ish komuniste
ne kete tejkalim. Rritmi mesatar vjetor i rritjes ne periudhen 1998-2006 ishte
7%
-Ka ndryshuar ndjeshem pesha e sektoreve te ndryshem ne GDP, ku bie ne sy
rritja e peshes se sektorit te sherbimeve, industries dhe ndertimit dhe renia e
ndjeshme e sektorit te bujqesise
-Mbi 80% e GDP-se jepet nga sektori privat
-Investimet private dhe publike kane shfaqur nje prirje rritjeje, megjithese te
ngadalshme. Duke arritur ne rreth 25% te GDP-se ne vitet e fundit.
-Proceset rialokuese te burimeve prodhuese, te nxitura edhe nga reformat e te
mbeshtetura edhe nga dergesat e emigranteve, kane mundesuar ritme relativisht
te larta te rritjes ekonomike, te bazuara ne rritjen e produktivitetit total te
faktoreve (total factor productivity)
Ne realitetin shqiptar, ndeshen nje numer i madh rastesh te sukseshme biznesi
ne shume tregje (produkte e sherbime). Nje pjese e mire e iniciativave private
jane te prirura drejt perdorimit te teknologjise se anvacuar. Me pikenisje
tregetine, nje numer i madh biznesesh kane kaluar dhe po kalojne tashme ne
investime prodhuese, pjesa me e madhe drejt zevendesimit te pjesshem te
importeve dhe nje nje grup ca me i vogel me orientim drejt eksportit. Ne ndonje
rast, nga importues neto te produktit perkates jemi shnderruar ne eksportuese
neto te tij.
Ne 3-4 vitet e fundit ekonomia shqiptare filloi te tregoje shenjat e para te
ngadalsimit te ritmeve te rritjes, si dhe patologji te tjera, si alokimi i
zhbalancuar i investimeve drejt sektorit te mallrave ‘te patregtueshme
(non-tradable goods), shfaqa e tendencave monopoliste ne disa sektore, etj
Duket se fazes se rritjes ekonomike te ushqyer kryesisht nga faktore ekstensive
(privatizim-liberalizim), po i vinte fundi. Perkundrejt ezaurimit te dinamikes
se veprimit te faktoreve rialokues, filloi te ndihej me shume veprimi i
faktoreve pengues te rritjes:
Faktoreve pengues prezente gjate gjithe viteve te tranzicionit, si
infrastruktura e varfer perfshire nje system energjetik problemetik, sistem i
pasigurte dhe i mbivendosur i te drejtave te pronesise, etj.,
Iu shtuan edhe faktore te rinj te diktuara mbi ekonomine qe do t’i permblidhja
me frazen “shteti i dobet, korruptiv, e i kapur” qe rriti barrierat
administrative, zvarriste procedurat e lejeve e licencave, rriti masen dhe
perhapjen e korrupsionit, demtoi konkurrencen e lire nepermjet klientelizimit,
favorizoi ekonomine informale dhe i la liri veprimi burimeve financiare
kriminale, rrenoi imazhin e vendit etj.
Studime te bera nga institucione te besueshme nderkombetare apo vendase
tregojne qe keta faktore te dyte u bene nje shkak paresor per nje ftohje
relative te motorit te ekonomise
Ne keto kushte, vazhdimi dhe kryerja e plote e reformave strukturore
konsiderohet nga qeveria si domosdoshmeri per rifutjen ne nje faze te re te
rritmeve te larta te rritjes ekonomike, njeherazi te qendrueshme.
Reformat qeverisese per nje shtet demokratik e ligjor perbejne bllokun e pare e
me te rendesishem te te gjithe paketes se reformave . Ne vecanti, garantimi i
zbatimit te ligjit ne menyre te plote, te drejte e te barabarte perben nje nga
angazhimet me serioze te qeverise. Kjo demonstrohet qe nga lufta e suksesshme
kundra krimit te organizuar e trafiqeve, e deri tek ndeshkimi i rrepte i
rasteve te kapura ne korrupsion e ne konflikt interesi.
Qeveria ka goditur klientelizmin me bizneseve te caktuara dhe tendencave
monopol te shfaqura si pasoje ne dise tregje. Ne vazhdim permiresimi ligjor dhe
rritja e forces se garantimit te konkurrences se lire e te ndershme ne treg
eshte nje prioritet i qeverise. Masat e marra deri tani kane dhene rezultatet e
para.
Qeveria synon te zgjidhe ne nje kohe te shpejte ceshtjet e lidhura me pronen
dhe konfliktet e pronesie qofte nepermjet kthimit dhe kompensimit te pronave,
ashtu edhe nepermjet legalizimit te ndertimeve informale te kryera ne keto
vite. Keto dy tipe problemesh pronesie jo vetem qe perbenin nje cenim te te
drejtave, por ishin shnderruar ne nje pengese serioze per vete zhvillimin
ekonomik. Zgjidhja e tyre
pritet te cliroje energji te reja ne favor te zhvillimit ekonomik te vendit. Krahas
tyre, qeveria po adopton dhe/ose po zbaton ligje dhe struktura te permiresuara
dhe te modernizuara per regjistrimin dhe mbrojtjen e te drejtave te pronesise.
Qeveria synon te permbylle ne
teresi privatizimin e sektoreve strategjike. Ne jemi ne fazen e privatizimit te
Albtelekom, INSIG etj, si dhe po pergatisim per nje privatizim te shpejte,
KESH-in sektorin e naftes etj. Krahas tyre, nepermjet ligjit te ri te koncensioneve,
qeveria synon hapjen e mundesive per investime private ne sektoret e
energjetikes, te infrastructures rrugore e portuale, te furnizimit me uje te
pijshem, etj. Investimet koncensionare, krahas rritjes se mases se investimeve
ne keta sektore, pritet qe te sjellin nje permiresim te ndjeshem te cilesise se
sherbimeve ne te gjithe sherbimet infrastrukturore, perfshire sistemin rrugor,
energjetik dhe te furnizimit me uje te pijshem. Permiersime te shpejta dhe
substanciale priten dhe ne telekomunikacion dhe sherbimet e internetit.
Hyrja ne fuqi e paketes tregetare ne kuadrin e MSAse, ne koordinim edhe me
efektet tashme te shfaqura te marrveshjeve te tregetise se lire me rajonin
pritet qe t’i jhapin impulse te reja rritjes se hapjes tregetare te vendit.
Nenshkrimi ne fund te ketej viti i marreveshjes CEFTA, nje hap i madh e cilesor
per te gjitha vendet e rajonit. Kjo marreveshje synon jo vetem te orientoje
tregun brenda per brenda rajonit dhe keshtu te rrise konkurrueshmerine e
bizneseve vendore per nje aftesim me te madh te tyre kuader te integrimit
evropian, por ben te mundur ne periudhe afatgjate negocijimin ne terma te
pervashketa, standarde dhe te nje niveli mjaft te larte te procesit te
aksesimit ne BE.
Ne kemi ndermarre ne nje kohe te shkurter nje reforme te tere te reduktimit te
barrierave administrative per biznesin. Po eleminojme nje numer te madh lejesh
e licencash duke mbatur vetem ato lloj licencash qe jane te domosdoshme per te
garantuar sigurine publike, inspektimin cilesor te shendetit publik, sigurine e
te drejtave te pronesise dhe konkurrencen e lire e te ndershme ne treg. Edhe
per keto qe mbesin ne perdorim do te filloje te funksionoje se shpejti sistemi
i licencimit ne nje sportel dhe i informatizuar. Sa per iluslustrim, ndersa ne
vitin 2005 per te regjistruar nje biznes te ri kerkohesishin 41 dite, ne vitin
2006 e ulem kete kohe ne 8 dite dhe me ngritjen e Qendres Kombetare te
biznesit, regjistrimi I nje biznesi do te kryhet ne disa ore dhe i gjithe
sherbimi to te jete I informatizuar dhe shume shpejt edhe on-line.
Ne kemi ndermarre nje aksion masiv per reduktimin e informalitetit dhe
evazionit fiskal. Ne kete drejtim po perdorim me sukses nga nje ane incentivat
ekonomike si reduktimi i nivelit te taksave i kombinuar me reduktimin e barrierave
administrative dhe nga ana tjeter me rritjen e efektivitetit por edhe te
transparences e drejtesise se veprimit te institucioneve shteterore e ne
vecanti te administrates tatimore e doganore. Ndersa do te vazhdoje ulja ne
teresi e nivelit te taksave do te adoptohen edhe sisteme incentivash te vecante
fiskale per investimet prodhuese, punesuese, eksportuese, turizem, ato te
alokuara ne zonat me pak te zhvilluara etj.
Qeveria do te shpalle se shpejti paketen e plote te ofertes “Shqiperia 1 euro”,
e cila eshte nje tjeter pakete masash qe qe do te kontribuoje ne krijimin e nje
klime miqesore per biznesin vendas dhe ate te huaj. Kjo pakete speciale do t’u
ofroje investitoreve vendas dhe te huaj shanse te shumefishuara dhe te
barabarta per te kryer biznes, per te perdorur asete dhe te mira publike, dhe
per te marre sherbime te shpejta e te lira nga administrate. Te vetmet kritere
perfitimi do te jene masa e investimit, efektet e tij ne rritje ekonomike, ne
rritjen e punesimit, dhe ne eksport, si dhe serioziteti dhe garancite bindese
te provuara nga investitoret.
Krahas sistemit bankar i cili do te vazhdoje te rrise rolin e tij ne ekonomi,
me masat ligjore dhe institucionale te marra se fundi, pritet qe te rritet edhe
eficenca dhe transparenca e sektoreve te tjere te tregut financiar, duke i
dhene me shume larmi ketij tregu dhe duke krijuar me shume mundesi e
pershtatshmeri per financimin e biznesit.
Qeveria po kryen gjitahshtu edhe reforma te rendesishme ne arsim, shendetesi,
pensione, perkrahje sociale dhe ne sistemin rregullator te tregut te punes. Ne
vecanti, reformat arsimore pritet te “kthejne per lart” ben renese te cilesise
se arsimimit te ketyre viteve dhe te mundesojne rritjen e cilesise se kapitalit
njerezor.
Reformat strukturore do te vazhdojne te kryhen ne nje mjedis makroekonomik te
qendrueshem. Ulja e deficitit buxhetor dhe e borxhit public si dhe mbajtja ne
kufij te aresyeshem e inflacionit jane, gjithashtu faktore te nje mjedisi
pro-biznes
Hapat qe kemi ndermarre ne nje vit qeverisjeje po japin frytet e para. Ka
shenja te qarta se motorret e ekonomise jane ringrohur. Ne vitin 2007 ne parashikojme nje rritje jo me te
vogel se 6% te GDPse dhe besojme se ne vitet ne vazhdim rritja i ka te gjitha
gjasat qe, ne kushte te tjera te barabarta, te arrije ne nivelin e 7-8%. Krahas
ketij permiresimi sasior ne kemi projeksione te besueshme se do te kemi rritje
te FDIve dhe rritje te eksporteve, duke bere te mundur keshtu nje modifikim
drejt qendrueshmerise te faktoreve te rritjes se ekonomise shqiptare dhe te
forcimit te konkurrueshmerise se saj.