Mbi 15 vjet kane kaluar tashme nga dita kur shqiptaret me vullnetin e tyre te lire varrosen regjimin komunist, duke lene ne siperfaqe nje nga produktet e saj me te shemtuara ate te njeriut te ri. Njeriu i ri me te vjetrat e tij, i ushqyer nga urrejtja per pronen private, armiqesia per shokun, frika nga pushteti dhe me i forti, deshira per intriga, vazhdon dhe sot e kesaj dite te jete perseri nje njeri i ri. Nuk ka si te shpjegohet ndryshe qendrimi jo qytetar qe mbajne disa nenpunes te shtetit sidomos ne zyrat e sherbimeve.
Vox populi vox dei
Julius Cesares
Nga Eris Kasmi
PR Person UN
Mbi 15 vjet kane kaluar tashme nga dita kur shqiptaret me vullnetin e tyre te lire varrosen regjimin komunist, duke lene ne siperfaqe nje nga produktet e saj me te shemtuara ate te njeriut te ri. Njeriu i ri me te vjetrat e tij, i ushqyer nga urrejtja per pronen private, armiqesia per shokun, frika nga pushteti dhe me i forti, deshira per intriga, vazhdon dhe sot e kesaj dite te jete perseri nje njeri i ri. Nuk ka si te shpjegohet ndryshe qendrimi jo qytetar qe mbajne disa nenpunes te shtetit sidomos ne zyrat e sherbimeve. “Te lutem zonje, kam rreth 3 muaj pa telefon” thote dikush, por pergjigja nga ana tjeter eshte “do vijme mos u merzitni” kur merr telekomin, apo kur ka nderprerje te papercaktuara ne rrjeten e nderprerjeve mbarekombetare dhe telefonon numrat e vene ne dispozicion nga KESH mbetesh i habitur, aty e kupton se sa te zene jane punonjesit tane te cilet nuk e lene per asnje minute telefonin te lire.
“Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.
( Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Neni 15/2)
Akoma me keq ndodh ne gjykate. Po cfare ndodh ne te vertete? Dhashte zoti te mos kesh ndonje gjyq se perndryshe te presin krahapur gjyqtare, te cilet i zvarrisin gjyqet me vite dhe te bejne me thinja pa mbushur akoma moshen e ushtrise, duke perfituar ndoshta dhe nga mungesa e prezences se avokateve te afte per te pafatet e mjere. Nuk dua te futem fare tek trajtimi qe i behet njerezve ne zyrat e permbarimit dhe te hipotekave ku dhe mund te lesh koken duke e futur neper ato sportelet e ngushta ku asnje njeri nuk te kthen pergjigje. Kjo situate mund te shpjegohet vetem me mungesen e transparences dhe komunikimit, tendences per rryshfet e korrupsion dhe deshires per ti trajtuar njerezit akoma dhe sot ne shekullin e 21 si kavie per eksperimente qe nga durim sosja dhe deri tek raskapitja dhe denigrimi mendor.
Ne boten e zhvilluar perendimore eshte ne kulmin e saj “Shkenca e Maredhenieve Publike” (jo profesioni). Kjo shkence ka gjetur aplikim ne te gjitha hapesirat e shoqerise qe nga qeverisja e deri tek krijimi i imazhit dhe emrit per lloje te ndryshme biznesesh. (“The Unseen Power-Public Relations”; “Fuqia e Fshehte e Maredhenieve Publike” nga Scot Cutlip).
Firma te ndryshme kane gjetur vetveten duke aplikuar ato qe quhen parimet baze te maredhenieve me publikun. Keshtu mjafton te permendim krizen e kompanise Pepsi ne vitet 80 ku u detyrua qe brenda nje dite te terhiqte me miliona kanace te pashitura pasi ne njeren prej tyre ishte gjendur nje shiringe, dhe dhenia fuqi absolute departamentit te Maredhenieve Publike cuan ne zgjidhjen e situates dhe krijimin e nje imazhi te ri te ketij gjigandi boteror.
E pare si nje perpjekje profesionale Maredheniet Publike perkufizohen si funksion menaxherial qe perpiqet te krijoje dhe ruaje maredhenie perftimi te dyanshme ndermjet nje institucioni, publik ose jo dhe “publikut” nga i cili varet dhe suksesi i kesaj njesie. Me publik nenkuptojme kliente, investitore, nepunes te shtetit, qeverine, konkurente, zyrtare te qeverise, watch dogs, grupet e influences, parti politike, shoqerine civile, mediat etj. Komunikimi qytetar si pjese e kesaj fushe ka gjetur nje aplikim te gjere ne te gjitha vendet e zhvilluara, duke minimizuar ne maksimum barrierat e komunikimit midis institucioneve dhe publikut.
Marredheniet Publike e kane zanafillen e tyre qe ne kohen e Abisinise se Lashte kur luftetaret promovonin imazhin e tyre, ndersa ne Egjiptin e Lashte arkitektura dhe artet e tjera perpiqeshin te krijonin imashin e mbretereve dhe faraoneve ne publik, per te vazhduar me Greqine e Lashte ku keto maredhenie moren nje trajte te institucionalizuar dhe per te arritur ne vitet e mbreterimit te Jul Qezarit me krijimin e termit Republike (Res Publicae- Ceshtjet Publike).. Fillesat e modernizimit te kesaj fushe u shprehen per here te pare te ravijezuara ne karten e te drejtave dhe lirive te njeriut ne shekullin e trembedhjete ne Angli ne dokumentin e njohur si “Magna Carta” nga i cili u inspirua dhe kushtetuta amerikane. Udheheqesit e Revolucionit Francez ne “Deklaraten e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetareve” (Declaration of Rights of Man and Citizens) deklaronin te drejten pa kufizim te komunikimit dhe te shprehjes, per te vazhduar me tej me fuqizimin e kontinentit te ri, Amerikes, dhe bashke me te dhe te Maredhenieve Publike ne trajten dhe formen qe ekziston sot e kesaj dite.
“Gjithcka ne nje vend demokratik fillon me lejen nga publiku dhe ekziston nga miratimi publik. Nese kjo eshte e vertete, do te thote qe institucionet (publike ose jo) duhet me kenaqesi t’i tregojne publikut politikat e tyre, cfare ata jane duke bere dhe cfare shpresojne te bejne per t’u sherbyer sa me mire atyre. Kjo praktikisht eshte nje obligim” Arthur W. Page.
Bera nje paraqitje te shkurter te historikut te kesaj shkence per te treguar se zanafillat dhe evoluimi i saj ne vite ka ndikuar dukshem ne zhvillimin e shoqerive moderne. Ne menyre qe ne shqiptaret te fillojme te ndjehemi te trajtuar (dhe jo te keqtrajtuar) kerkohet ndoshta dhe zbatimi i disa nga parimeve baze te komunikimit qytetar ne cdo institucion qofte ky shteteror, publik apo jo publik qe nga nivelet me te larta menaxheriale dhe deri tek rojet e deres (sigurisht qe perfshihen ketu ata te cilet kane kontakte te drejtperdrejta me publikun e gjere).
Per kete duhen marre parasysh disa elemente krejtesisht te zbatueshem ne kushtet tona:
Nivelet e larta drejtuese te insitucioneve duhet te kuptojne dhe pranojne rendesine qe ka publiku per insitucionin, te analizojne me vemendje maredheniet e institucionit me publikun dhe te reflektojne duke vendosur kete maredhenie ne prioritetin e institucionit.
Ngritja e nje sistemi informimi te brendshem institucional, per te gjithe punonjesit mbi praktikat dhe politikat e institucionit ne drejtim te maredhenieve dhe trajtimit te publikut.
Ngritja e nje sistemi te dhenies se njohurive dhe dijeve te nevojshme punonjesve te kontaktit me publikun, per te qene te arsyeshem dhe te sjellshem me publikun;
Ngritja e nje sistemi te monitorimit te kritikave dhe objeksioneve si te publikut ashtu dhe te punonjesve nga drejtuesit e institucionit;
Sigurimi i paanesise dhe sinqeritetit ne dhenien e informacionit publik, mbi veprimet dhe aktivitetin e institucionit.
Marrja e masave administrative ne rastet e konstatimit te shkeljeve nga ana e punonjesve ne drejtim te klienteve (deri ne pezullimin nga detyra).
Keto jane vetem disa nga elementet baze te komunikimit qytetar, te cilat nese aplikohen dhe gjejne zbatim ne institucionet tona sigurojne vijimesi dhe ulin konsiderueshem pakenaqesite e qytetareve, si dhe ndihmojne dukshem ne uljen e korrupsionit. Keto elemente duhen shoqeruar dhe me tjetersimin e njeriut te ri qe une e permenda ne fillim, duke futur praktikat, iniciativat dhe eksperiencat e vendeve perendimore ne drejtim te sherbimit dhe te komunikimit me qytetaret.
Fitorja e Partise Demokratike ne zgjedhjet e fundit eshte duke u materializuar me reformat ne fushat e ndryshme me perqendrim maksimal ne luften ndaj korrupsionit. Te gjitha inciativat ligjore duhen pershendetur dhe sigurisht pritet me shume deshire zbatimi rigoroz i tyre, por per nje efektivitet maksimal kerkohet dhe aplikimi i hapesires qe te jep vete fusha e maredhenieve me publikun ne te gjitha nivelet, duke bere te mundur maksimalizimin e marredhenieve me qytetaret ne drejtim te komunikimit me ta dhe te ofrimit te sherbimeve ndaj tyre.