Nje nderhyrje e cila synonte ta bente boten me
te sigurt per demokracine e ka bere boten akoma me te rrezikshme per te gjitha
demokracite.
Nga Timothy Garton Ash – The Guardian
“Ata vdiqen kot”. Keto fjale qe jane te paperballueshme per nenen e nje ushtari
te vrare dhe te turpshme per politikanet te cilet i cuan ata drejt vdekjes se
tyre. Keshtu lideret tane thone “ata nuk vdiqen kot”. Por kush i beson ata
tani?
Duke sjelle ndermend shkallen e deshtimit amerikano-britanik ne Irak, une kam
qene duke luftuar per te pare nese atje ka ndonje rrethane ne te ardhmen,
ndonje linje veprimi strategjike afatgjate, te cilat do te jene ne gjendje nje
dite te na japin mundesine per t’i thene nenes te nje ushtari qe vdes ne Irak:
“Djali juaj nuk vdiq kot”. Por momentin, kjo duket pothuajse e pamundur.
Po, trupat tona permbysen nje tirani shume
mizore, duke perhapur fillimisht gezim midis njerezve ne Irak. Per disa irakene
– vecanerisht kurde dhe shiite – disa gjera ne jeten e tyre kane ecur per mire.
Njerezit te cilet ishin ne burgje ose ne mergim tani jane ne shtepi. Miliona
irakene dolen qe te votojne per partite politike qe deshironin, megjithe
kercenimet. Ata kane pakrahasueshmerisht me shume liri mediatike sesa me pare
dhe me pak arsye per t’iu frikesuar represionit nga shteti qendror. Disa prej
tyre kane perparuar. Ne vend, fuqite pushtuese kane bere punen kryesore te
rindertimit. Por kjo eshte gjithcka qe njeri mund te thote ne aspektin pozitiv;
lista e minuseve eshte shume me e gjate.
Kur Patrick Cockburn, nje shkrimtar me nje njohje te rralle dhe te thelle per
Irakun, paraqiti ne librin e tij te ri “Pushtimi” dimensionet e deshtimit tone,
me shume se 40 muaj pushtimi jane befasuese. Ato fillojne me pjesen me te madhe
te sherbimeve me kryesore. Megjithe shpenzimin e qindra miliarde dollaresh,
zyrtaret e qeverise amerikane i deklaruan Komitetit te Marredhenieve me Jashte
te Senatit ne fillim te ketij viti se efektshmeria e sektoreve irakene te
elektricitetit, ujit, kanalizimeve dhe naftes jane akoma me poshte niveleve te
para-pushtimit. Ekonomia eshte me keq ne shume drejtime duke iu referuar asaj
qe ka qene me pare. Ne vend qe te kishin frike nga policia sekrete e Sadamit
dhe xhelatet e tij, njerezit kane frike nga bandat, milicite, kriminelet dhe
fanatiket.
Te nderrosh tiranine per anarkine eshte thjesht te levizesh nga nje rreth i
ferrit tek nje tjeter. Kur nje iraken komentoi kohet e fundit: nen Sadamin ne
kishim nje shtet, nje shtet te keq, por te mos kesh asnje shtet eshte akoma me
keq. Edhe pse Universiteti Johns Hopkins vlereson me 600.000 numrin e civileve
irakene te vrare qe nga pushtimi eshte nje mbivleresim, model shume i vogel
njekohesisht i pastruar, numri i civileve irakene te vrare eshte i frikshem.
Vendi eshte tashme ne lufte civile. Kur trupat e huaja do te largohen, eshte
pothuajse e pashmangshme qe ajo mundet te shkoje akoma edhe me keq sesa ka qene
me pare – por mbase vetem - do te shkoje me mire neqoftese lideret shiite,
kurde dhe sunite, dhe pardonet e tyre te huaj, mund te arrijne me shume perpjekje
nje kompromis te bazuar mbi nje shtet konfederal pak a shume te dezintegruar.
Dhe kjo eshte vetem historia brenda Irakut. Ne bote bilanci eshte plotesisht
akoma me keq. Nje nderhyrje e cila synonte ta bente boten me te sigurt per
demokracine e ka bere boten akoma me te rrezikshme per te gjitha demokracite.
Vleresimi i fundit i publikuar kohet e fundit nga Agjencia Kombetare e Zbulimit
te SHBA-se konfirmonte se Iraku eshte bere nje “cause celebre” per terroristet.
Ai ka egersuar myslimanet ne vete vendet tona, perfshi atentatoret e Londres te
7 korrikut. Me ane te largimit te forcave dhe te vemendjes nga misioni yne fillestar
dhe legjitim per te c’rrenjosur bazat e “Al-Kaides” ne Afganistan, kjo i ka
lejuar talebanet te rigrupohen dhe te rikthehen me force atje. Kjo ka
shnderruar Iranin islamik militant ne nje fitimtar rajonal, duke rritur
mundesite qe ai te perpiqet te zhvilloje armet berthamore. Ai ka bere Shtetet e
Bashkuara akoma me jopopullore neper bote sesa ne kohen kur filluan zgjedhjet e
besueshme dhe zvogeluan ne menyre dramatike kapacitetin e Shteteve te Bashkuara
per te ecte ne rrugen e vete. Koreja e Veriut, per shembull, po realizon nje
tallje berthamore me Uashingtonin. Kaq shume per “te vetmen superfuqi ne bote”.
Po, dhe kjo ka kosto.
Fituesi i cmimit “Nobel” ekonomisti Jozef Stiglitz ka llogaritur se totali, i
kostove eventuale te luftes ne Irak, “perfshi kostot buxhetore, sociale dhe
makroekonomike, ka gjasa qe te kaperceje 2 trilion USD” – qe eshte
2.000.000.000.000 USD. Kjo do te perbeje 2000 USD per koke per secilin prej
njerezve te miliardit me te varfer te bote, te cilet jetojne (dhe vdesin) me me
pak se 1 USD ne dite.
Nuk eshte shume shpejt te sugjerosh qe sulmi amerikano-britanik dhe pushtimi i
Irakut ka rezultuar qe te jete gafa me e madhe strategjike e kohes tone. Pra
cfare mund t’i themi ne haptazi nenave ose baballareve te hidheruar? “Djali
juaj (ose vajza) vdiq kot”? Duke shtjelluar kete, mendimet e mija kane humbur
tek revolucioni hungarez i 1956, pervjetorin e 50-te e te cilit ne shenuam kete
jave. Te dyja historite filluan me turma te gezuara perreth statujes se
permbysur te nje tirani (Stalini ne Budapest,
Sadami ne Bagdad). Ne te dy vendet, festimi
ishte kthyer brenda javesh ne gjakderdhje dhe varferi. Praktikisht te gjithe
hungarezet do te pranonin tre vjet me vone, ne 1959, qe revolucioni kishte
perfunduar ne disfate. Shume thone se ai perfundoi ne katastrofe, dhe me pas
perqafoi kursin e “realizmit” pragmatik te drejtuar nga Janosh Kadar, i cili
kishte autorizuar ekzekutimin e liderit te revolucionit, Imre Nagi. Tashme 33
vjet pas disfates, ne 1989, une isha i pranishem rivarrimin ceremonial te Imre
Nagit ne Budapest,
nje festim i paharrueshem i triumfit eventual te atij revolucioni. Sheshi i
heronjve ishte zbukuruar me flamure gjigande te kuq, te bardhe dhe te gjelbert,
secili prej tyre me nje pjese te hequr ku duhet te ishin perdorur njehere
simbolet komuniste – ashtu sic kishte ndodhur ne 1956. Ketu ishte ajo qe nje
historian hungarez e ka quajtur ne menyre te paharrueshme “fitorja e nje
disfate”.
Sigurisht rastet e Hungarise dhe Irakut kane krejtesisht te ndryshme ne
gjithfare menyrash. Ndryshe nga ushtaret britanike dhe amerikane ne Irak,
hungarezet ishin duke luftuar direkt per lirine e vendit te tyre. Por pika e
krahasimit eshte vetem se gjykimi jone ndaj ngjarjeve te tilla dramatike do te
ndryshoje gjate dekadave, i varur ne pasojat e tyre afatgjata- por gjithashtu
ne vete politikat tona. Duke i dhene nje kthese te lumtur historise, dhe nese
demokracite mund te mesojne nga gabimet e tyre, duke e angazhuar veten me me
shume zgjuarsi ne nje lufte afatgjate, madje edhe nje humbje do te ishte nje
arritje e madhe ne rrugen drejt fitores.
Pas 1956, demokracite perendimore mesuan prej gabimeve te tyre, duke braktisur
cdo bisedimi “rollback”, duke mos lejuar me “Radio Free Europe” te inkurajonte
njerezit e Evropes Qendrore dhe Lindore te ngriheshin, por duke u angazhuar ne
menyre konstruktive ne ate qe une e quajt “detanta ofensive” njelloj me shtetet
dhe shoqerite e botes komuniste. Pesedhjete vjet me pas, pas asaj qe eshte – le
ta quajme dhemb per dhemb – nje disfate e madhe ne Irak, a mundet qe ne te
mesojme serish nga gabimet tona? A mund te pranojme qe kjo lufte kunder
terrorizmit, ashtu sikunder edhe Lufta e Ftohte nuk do te fitohet ndonjehere
nepermjet mjeteve ushtarake? A do te kemi besim qe te angazhohemi ne menyre
diplomatike me kedo ne rajon, duke perfshire Iranin dhe Sirine, duke filluar
keshtu nje negocim mbi sigurine rajonale te krahasueshem me Procesin e
Helsinkit ne Evropen e viteve ‘70? A mundet qe ne te ndertojme politika ne
bashkepunim me disidentet dhe intelektualet arabe dhe iraniane per “detanten
ofensive” drejt dy shteteve dhe shoqerive te botes myslimane dhe t’u permbahemi
atyre politikave mbi nje gjenerate? Ose Shtetet e Bashkuara, thjesht do te
nderpresin dhe largohen prej negocimeve duke u zmbrapsur ne paperfillshmerine e
pafund te sajen (duke pershtatur keshtu nje fraze te paharrueshme te Scott
Fitzgerald), dhe, nen presidentin tjeter te saj te pershtate nje perzierje te
re dhe jo te lumtur te izolimit dhe te ashtuquajtures realizem? Neqoftese do te
ndodhte varianti i pare, ne akoma ne dekadat qe vijne mund te kemi disa fjale
te ndershme per te ngushelluar nenen qe mban ende zi. Nese do te ishte varianti
i dyte, atje per te qene te sinqerte atje nuk do te kishte ngushellim.