Historia e PR-it ne Britani
Dėrguar tė Wednesday, 14 December @ 20:47:43 PST nga aipr
|
|
“Isha kurioze. Nuk dija asgje mbi historine e marredhenieve publike ne UK. Nuk kisha asgje te ciles mund t’i referohesha. Keshtu qe me duhej te nisja nga fillimi,” thote Jacquie L’Etang. Rezultoi se ishte nje pune shume e madhe dhe m’u desh me shume se nje dekade per ta kryer.
Sipas librit te Jacqui L’Etang “Isha kurioze. Nuk dija asgje mbi historine e marredhenieve publike ne UK. Nuk kisha asgje te ciles mund t’i referohesha. Keshtu qe me duhej te nisja nga fillimi,” thote Jacquie L’Etang. Rezultoi se ishte nje pune shume e madhe dhe m’u desh me shume se nje dekade per ta kryer. Nisi me disa intervista pilot, dhe pas botimit te Perspektivave Kritike ne Marredheniet Publike, ky u be projekti me kohe te plote i Jacquie. Si lektore e IPR dhe drejtor kursi ne MSc ne Marredheniet Publike prane Universitetit te Stirling ne Skoci, Jacquie intervistoi thuajse 70 figura kyçe, disa prej te cileve kishin qene aktive qysh prej Luftes se Dyte Boterore. Ajo e pershkruan librin si narrative ne stilin e vet: “libri eshte nje histori – nuk eshte thjesht nje llogari e thate akademike,” thote Jacquie. Kerkimi e çoi ate – çuditerisht, siç e kishte menduar – ne vitet 1920. Sektori publik dominoi profesionin e PR para Luftes se Dyte Boterore, duke u fokusuar me shume ne informacionin mbi shendetin publik dhe demokratizimin. “Nje theks i vecante vihej mbi marredheniet e komunitetit. Pergjegjesia publike dhe sherbimi publik ishin prioriteti kryesor per praktikuesit e PR-it,” shpjegon Jacquie. Nje nga pasojat ishte Levizja Dokumentare Britanike, ne te cilen realizuesit e filmave dhe praktikuesit se bashku kerkonin te krijonin nje “opinion publik te informuar e te arsyeshem” duke prodhuar dokumentare rreth çeshtjeve sociale. Duke iu druajtur tensionit nderkombetar te kohes dhe ideve revolucionare, qellimi ishte te ‘edukoheshin masat’. Gjate Luftes, u krijua Ministria e Informacionit (MoI), qe do te shqyrtonte çeshtjet specifike te propagandas qe lidheshin me Britanine e kohes se luftes. Ne fillim, MoI u kritikua se ishte “nje makine e ngadalte, e çrregullt….nje kufome ... me nje staf prej 100 vetash…. Ç’kerkojne ata ne toke?” ishte refreni i zakonshem. “Shume i shihnin me mosbesim nepunesit e shtypit te MoI si te paafte per te kuptuar mençurine e holle qe nevojitej per te sulmuar armikun,” thote Jacquie. Pas luftes, MoI u mbyll, megjithese jo pa debate. “Ajo ka bere nje pune te mire, por shume vetave nuk u pelqente ideja e te pasurit nje ministri Informacioni ne kohe paqeje – duket disi “jo-Angleze” dhe nuk pershtatet fare me idealet demokratike.” Konsulencat e PR-it ishin shume te rralla deri me 1950. Perpara kesaj, disa nga konsulentet e PR-it ne sektorin e pare privat vinin nga industria e reklamave. Vitet e pasluftes ishin te mbushur me mundesira komunikimi si per specialistet e Marredhenieve me Publikun te shtetit ashtu edhe ata private. Konsumizmi po rritej. Ndjehej shume nevoja per te informuar qytetaret “per te drejtat e tyre ligjore ne shtetin me mireqenie te mire dhe per te marre reagimet e tyre” shpjegon Jacquie. Ajo zbuloi se si hetimi i opinionit ne treg u be nje mjet vendimtar per te zbuluar se “çfare mendonin masat dhe çfare (nuk) pelqenin ato”. Per fat te keq industria e PR-it ua dha kete mjet kerkuesve te tregut dhe marketuesve, ne vend qe ta perdorte ate vete. “Eshte e pamundur te mos ta pyesesh veten se ku do te ishte PR ne ditet e sotme ne qofte se industria s’do te kishte hequr dore prej sondazhit?”-veren autorja. Fillimet e transmetimeve radio-televizive ne vitet 1950 dhe de/rikombetarizimi i biznesit, i hapi rrugen veprimtarive te shumta te PR dhe lobeve te organizuara ne grupe me interesa te ndryshme. Po keshtu çkolonizimi i kolonive te meparshme britanike dhe rritja e bashkepunimit te bizneseve me Komunitetin Europian kerkonin mbeshtetjen e marredhenieve publike. Zgjerimi i iniciativave te PR-it nenkuptoi fillimin e rruges se ketij profesioni nga shume anetare te rinj. “Brezi e paraluftes nuk u soll miqesisht me grupin e ri te praktikuesve. Provova nje fare nenvleresimi gjate intervistave. Ata u perpoqen te kufizonin numrin e atyre qe donin te hynin, por nuk mund te shpjegonin termin “publicist“ me ate te specialistit te Marredhenieve me Publikun,” thote Jacquie. Ne vitin 1954, Rene Elvin i kompanise se Marredhenieve me Publikun Crawfords u ankua se PR-i ne Angli nuk e kishte akoma statusin e plote te keshilltarit ne menaxhim siç e kishte ne Shtetet e Bashkuara, ku marredheniet publike kishin dhene kontributin e tyre ne zhvillimin dhe rritjen e industrise. Zbulimet e vitit te fundit te bera nga IPR/DTI mbi praktikat me te mira ne Britanine e Bashkuar konfirmojne se kjo çeshtje eshte akoma problematike edhe pse ne permiresim. Rritja me e madhe e konsulencave ne marredhenie publike u arrit ne vitin 1960, kur menaxheret e bizneseve e kuptuan se kjo ishte nje menyre me e mire se reklama per te fituar nje mbulim mediatik. Ne fund te librit te saj, konkluzioni i L’Etang i qendron bindjes se kjo industri ka deshtuar ne profesionalizimin e vet. Sipas kendveshtrimit te autores, asnje nga specialistet nuk ka qene ne gjendje te siguroje ndonje lloj kontrolli mbi kete praktike. “Ka qene e veshtire per te percaktuar nje juridiksion te qarte dhe ngurrimi per te forcuar standartin edukativ dhe strukturat rregulluese te bejne te kuptosh se ka qene e pamundur per te bere dallimin mes anetareve dhe jo-anetareve sipas cilesise se sherbimit te ofruar”- thote L’Etang. Te shpresojme se kjo histori e PR-it ne shekullin e 21 te jete historia e nje industrie qe eshte ne te njejten kohe edhe profesion,- permbyll libri.
|
| |
|