Konrad, Nabukov, Naipaul- keta shkrimtare njihen si shtegtues mes gjuheve, kulturave, vendeve, kontinenteve, madje mes vete qyteterimesh. Imagjinata e tyre u ngop ne mergate, nje ushqim i perthithur jo nga rrenjet, por fale mungeses se tyre.
Marre nga “Stambolli: Kujtimet dhe Qyteti” i Orhan Pamuk*
Konrad, Nabukov, Naipaul- keta shkrimtare njihen si shtegtues mes gjuheve, kulturave, vendeve, kontinenteve, madje mes vete qyteterimesh. Imagjinata e tyre u ngop ne mergate, nje ushqim i perthithur jo nga rrenjet, por fale mungeses se tyre.
Imagjinata ime, megjithate, me kerkon te qendroj ne te njejtin qytet, po ne ate rruge, ne te njejten shtepize, duke u perhumbur me sy mbi po ate visor. Fati i Stambollit eshte fati im. Jam i pandashem nga ky qytet, i cili me beri ky qe jam.
Gustave Flaubert, tek vizitoi Stambollin 102 vjet perpara se une te lindja, u mahnit nga larushia e jetes ne rruget e perplotshme; ne nje prej letrave te veta ai paralajmeroi se ketu do te jete kryeqyteti i botes. E kunderta u permbush: pas shembjes se Perandorise Ottomane, bota pothuajse e harroi qenien e Stambollin. Qyteti ku une linda ishte me i varfer, me i leckosur dhe me i izoluar se ç’kishte qene ndonjehere ne historine e tij dymije vjeçare. Per mua ai ka qene gjithnje nje qytet rrenojash dhe murane e trishtimit pas-perandorak. E kam kaluar jeten sa ne lufte me kete trishtim ose (si te gjithe stambollasit) duke e mveshur ate si nje rrobe.
Te pakten nje here ne jete, vete-gjykimi na prin te vleresojme rrethanat e lindjes. Pse u shfaqem ne kete kend te veçante te botes, ne kete date te dallueshme? Ato familje ku ne u lindem, ato dhera’ e qyteza ku na ra koka se pari, ashtu siç deshi fati i jetes - ata prisnin dashuri prej nesh dhe ne i duam me gjithe huluzin e zemres. Po valle mos meritonim me mire?
Nganjehere e gjej veten fat-ngushte te kem lindur ne qytet te plakur e te vobegte, kallur nen hirin e nje perandorie te shembur. Por nje zë brenda meje ngul kembe shi’ per te kunderten, se ky eshte nje fat i rralle. Nese e shoh si nje çeshtje pasurore, sigurisht mund ta quaj veten me fat qe kam lindur ne nje familje me tagër, atehere kur qyteti zbythej neper ditet e veta me te keqia (edhe pse disa kane gjakuar mjeshterisht te kunderten). Me se shumti nuk jam i prirur te qahem: e kam pranuar qytetin ku kam lindur po aq mire sa edhe trupin qe me eshte dhene (po aq sa do te doja te isha me terheqes apo me truplidhur) apo gjinine (edhe pse ende femijerisht e pyes veten mos do kishte qene me mire te isha lindur nje grua). Ky eshte fati im dhe asnje kuptim nuk ka te rrekem kunder tij.
(Perkthimi nga anglishtja sipas Maureen Freely. Shqiperoi nga anglishtja Alban Bala)