Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Pavarėsia e tredhur
Dėrguar tė Monday, 02 October @ 03:48:53 PDT nga aipr

Marketing Kosova e kishte njė shans tė madh. Kurrė nuk do tė pėrsėritet ky shans. Kosova mund tė bėhej njė shtet me rrezatim pozitiv nė rajon. Ky shans u humb menjėherė pas 12 qershorit 1999. Nė vend tė ndėrtimit tė shtetit ushtarėt e vėrtetė dhe mė shumė tė rrejshėm tė UĒK-sė, pasi i kishin veshur nėpėr misėrishte uniformat e vjedhura ose tė blera nė pazar, vrapuan pėr tė vjedhur kėpucė nėpėr dyqane tė firmės Borovo...

Nga Enver Robelli Kosova e kishte njė shans tė madh. Kurrė nuk do tė pėrsėritet ky shans. Kosova mund tė bėhej njė shtet me rrezatim pozitiv nė rajon. Ky shans u humb menjėherė pas 12 qershorit 1999. Nė vend tė ndėrtimit tė shtetit ushtarėt e vėrtetė dhe mė shumė tė rrejshėm tė UĒK-sė, pasi i kishin veshur nėpėr misėrishte uniformat e vjedhura ose tė blera nė pazar, vrapuan pėr tė vjedhur kėpucė nėpėr dyqane tė firmės Borovo. Ju kujtohet kjo firmė? Ishte nga Kroacia dhe nė kohėn e Jugosllavisė sė Titos e mbathte me kėpucė gjysmėn e miletit mes Jesenicės dhe Gjevgjelisė. Dy heronj Derisa ushtarėt e rrejshėm vidhnin, eksponentė militantė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė mė tė madhe politike nė vend, kujdeseshin qė pas luftės tė tregonin muskujt, shpiknin beteja tė paqena dhe heroizma. Adem Jashari njė kohė tė gjatė, pas luftės, mbeti vetėm hero i Partisė Demokratike tė Kosovės. LDK e gjeti njė hero tjetėr: Agim Ramadanin. (Duke e njohur nga afėr dhe duke u tronditur me faktin se sa shumė shokė i dolėn Agim Ramadanit pasi ai ra nė betejė, jam i bindur se kėtij heroi tė madh tė Kosovės nuk do t’i kishte pėlqyer fare ky klasifikim makabėr pėr interesa tė politikės ditore). Sa ėshtė denigruese pėr njė luftė ēlirimtare, siē ishte kjo e Kosovės, kur secila parti politike shpallė heronjtė e vetė, as qė duhet tė harxhohen shkronja. Ka edhe mė keq: Shansi i Kosovės u humb pėrfundimisht kur maskarenj dhe kriminelė, banditė dhe idiotė sulmuan, vranė dhe masakruan plaka dhe pleq tė pakicės serbe dhe rome, tė gjithė mes moshės 70 dhe 90-vjeēare. Jo pse kjo kategori njerėzish kishte kryer ndonjė delikt, por vetėm pėr t’ua plaēkitur pasurinė – njė banesė, njė truall, njė copė tokė! Nė vend tė ngadhėnjimit tė lirisė dhe paqes, Kosova, pas luftės, iu nėnshtrua dhunės sė shufrave tė hekurit dhe kėrcėnimit tė kallashnikovit. Kjo kohė e turpshme shoqėrohej me heshtjen (ndoshta miratuese?) tė politikanėve tė Kosovės. Kishte madje kalemxhinj militantė dhe patriotė tė vetėshpallur qė bėnin thirrje pėr vrasjen e ndonjė publicisti tė guximshėm, qė nė kohėrat e errėta kėrkonte tė ndėrpritej orgjia plaēkitėse, e cila ishte thikė pas shpine nė trupin edhe ashtu tė masakruar tė Kosovės. Rrafsh shtatė vjet na flasin pėr pavarėsi. Dhe rrafsh shtatė vjet kjo klasė politike fjalėn pavarėsi e shfrytėzon vetėm si maskė pėr t’ia marrė mendtė kėtij mileti edhe ashtu indiferent. Nėn hijen e kėsaj plogėshtie tė pėrgjithshme pushtetarėt e Kosovės janė pasuruar - dhe e kanė tepruar! Jo vetėm qė kanė blerė shtėpi, vetura, troje, toka, fabrika dhe femra (po, edhe femra!), por ata nuk kanė asnjė skrupull qė tė sillen si padronė dhe pronarė jo vetėm mbi pasurinė e Kosovės, por edhe mbi jetėt tona. Prandaj, sot kemi ministra qė pėrjetojnė orgazėm kur shtinė me revole nėpėr dasma, kur dehen nėpėr restorante dhe i lėnė veturat ndezur pėrjashta, nė mėnyrė qė assesi tė mos u ftohet kolltuku, kur shesin mend nėpėr lokale tė shtrenjta tė botės perėndimore pėr cilėsinė e verės sė kuqe, ndonėse deri dje ia kanė ditur shijen vetėm lėngut tė verdhė tė dudit. Zyrtari i Milosheviēit Kosova nuk ka gjyqėsi. Nuk ka prokurorė. Nuk ka juristė nė shėrbim tė ligjit. Dhe si tė ketė, kur prokurori kryesor i saj ėshtė njė zyrtar i Slobodan Milosheviēit. I zgjedhur nė Kuvend nga deputetėt tanė simpatikė, pėrfaqėsues tė popullit tė Kosovės, i cili nė luftėn e fundit tė Milosheviēit kundėr popullit tė Kosovės pagoi njė tagėr tė lartė gjaku: 12 mijė viktima! Tė gjitha kėto duhet pasur parasysh pėr tė kuptuar se gjatė muajve tė ardhshėm statusi i Kosovės do tė zgjidhet, por jo ashtu siē e kanė dėshiruar dy milionė banorė tė Kosovės. Vendimmarrėsit ndėrkombėtarė do tė kenė parasysh edhe dėshtimin e klasės politike tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shtet funksional. Do ta kenė parasysh kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, i cili pas luftės na bėhet trim dhe kėrcėnon me revoltė. Nė vend se tė kujdeset qė shteti i Kosovės tė mos jetė vetėm pėrrallė dhe opium pėr milet, por realitet, ai u bie daulleve te luftės. Gjithēka duket vonė. Bashkėsia ndėrkombėtare me kėtė personel politik nė Prishtinė do ta ketė lehtė tė imponojė njė zgjidhje tė statusit, i cili shqiptarėve do t’iu duket si pavarėsi, ndėrsa serbėve si autonomi. Me njė fjalė: njė pavarėsi e tredhur. Nėse s’ndodh njė mrekulli shumė e dėshirueshme Kosova nuk do tė ketė karrige nė OKB. As ushtri. As Ministri tė Jashtme. Do tė krijohet njėfarė ministrie pėr integrime evropiane. Sa pėr tė krijuar imazhin e shtetit, i cili do tė jetė jofunksional ashtu siē ėshtė Bosnjė-Hercegovina. Pėrherė nė luftė pėr mbijetesė. Pėrherė nė krizė. Pėrherė i bllokuar nga ligjet sistemore. Dhe pėrherė i kontrolluar dhe i drejtuar nga ndonjė sulltan i ri evropian nė Prishtinė. A do tė pranohet pavarėsia e tredhur? Pėrvoja e hidhur historike tregon se mllefi i shqiptarėve prore ka pėrfunduar nė vetėshkatėrrim (dy shembuj tė freskėt janė Shqipėria e vitit 1997 dhe Kosova e marsit 2004). Kur kėsaj i shtohet fakti se prijėsit politikė tė shqiptarėve sot janė aq tė diskredituar dhe tė njollosur nga balta e korrupsionit dhe imoralitetit, Kosovėn nuk e presin ditė fatlume – nėse nuk ndodh njė mrekulli! Somario Rrafsh shtatė vjet na flasin pėr pavarėsi. Dhe rrafsh shtatė vjet kjo klasė politike fjalėn pavarėsi e shfrytėzon vetėm si maskė pėr t’ia marrė mendtė kėtij mileti edhe ashtu indiferent. A do tė pranohet pavarėsia e tredhur? Pėrvoja e hidhur historike tregon se mllefi i shqiptarėve prore ka pėrfunduar nė vetėshkatėrrim (dy shembuj tė freskėt janė Shqipėria e vitit 1997 dhe Kosova e marsit 2004).

 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


Associated Topics

Marketing

"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: