Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Komunikimi dhe Marredheniet Publike
Dėrguar tė Monday, 25 September @ 12:06:38 PDT nga aipr

Public Relations
Artikulli me poshte hedh nje veshtrim rreth Marredhenieve Publike (MP) mbi komunikimin e rregullt, te vazhdueshem dhe efektiv me klientet, punonjesit, beresit e opinionit, grupet speciale te interesit, agjensite qeveritare dhe median, si nje prej detyrave kryesore per shume organizata.



MP u ofrojne organizatave me aftesi unike te influencojne opinionin me menyra te tilla, qe nuk mund te arrihet nepermjet reklames, marketingut apo shitjeve. Objektivat e MP kane te bejne me te kuptuarin, mbeshtetjen dhe me ndryshimin e opinionit dhe sjelljes. Ajo eshte nje perpjekje e projektuar dhe e vazhdueshme ne krijimin dhe mbajtjen e marredhenieve te mira dhe miqesore mes organizates dhe audiencave te saj kyç. Nje organizate perpara se te tentoje komunikimin me audiencat e saj kyç, pike se pari duhet te jete e qarte mbi mesazhin qe deshiron te transmetoje.

Keto mesazhe duhet te jene ne linje me objektivat strategjik te organizates, objektivat e biznesit dhe me menyren si deshirohen te perceptohen. Nje program MP mund te krijohet dhe zbatohet efektivisht vetem kur personi ose ekipi pergjegjes kane nje perceptim teresor dhe te nivelit te larte rreth biznesit. Ne momentin qe nje organizate ka percaktuar qellimet e pergjithshme te komunikimit ne linje me objektivat e organizates, lind nevoja qe keto qellime te analizohen ne objektiva specifike, ne mesazhe dhe ne shkalle kronologjike per çdo audience te synuar. Objektivat duhet te jene: specifik, te matshem, te arritshem, te pershtatshem dhe te zbatueshem ne kohe. Kjo faze perfshin identifikimin dhe shenjestrim te audiences, zhvillimin e mesazhit dhe pergjigjeve te deshirueshme.

 

Marredheniet Publike jo gjithmone jane te angazhuar ne terma afatshkurter, per shembull si ne rastin e lançimit te nje produkti apo sherbimi te ri. Shpesh perdoret si nje disipline afatgjate dhe e vazhdueshme. Shume organizata gjykojne se nje emer i mire nuk mund te fitohet brenda nje nate. Ajo duhet kultivuar me kujdes, si nje proçes i gjate mirekuptimi dhe mbeshtetjeje. Manaxhimi i emrit duhet te ndermeret me kujdes, seriozitet dhe ndershmeri. Reputacioni eshte teper i brishte dhe mund te humbet shume shpejt nese fjalet ose veprimet jane te gjetur jo shume te pershtatshme me realitetin.

MP duhet te kontribuojne direkte ne suksesin e biznesit. Eshte e rendesishme qe programi i Marredhenieve Publike te takoje objektivat specifike, sikurse jane gjenerimi i te ardhurave nga shitja dhe ngritjen ose ndryshimin e profilit dhe reputacionit te organizates. Per shembull, tek COMPORT, ne sigurohemi qe keto objektiva jane diskutuar ne detaje dhe jane miratuar ne fillim te çdo projekti. Vleresimi zakonisht perfshin volumin e mbulimit mediatik, nje ndryshim ne pozicionim sikurse e ka treguar kerkimi rreth konsumatorit, nje ndryshim te pergjithshem ne opinionin e tregut dhe rritje te shitjeve.

Profesionistet e Marredhenieve Publike mund te perdorin teknika dhe aftesi te ndryshme si pjese te nje fushate qe ka per qellim zhvillimin e komunikimit dhe mirekuptimit te dyanshem me audiencen e synuar, qe prej marredhenieve me median dhe çeshtjet publike (lobing) deri tek MP online dhe sponsorizimet.

 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: