Fakti qe afro 70% e shqiptareve, ashtu si pjesa tjeter e botes, e percjell muajin e Ramazanit si nje prej ngjarjeve me te rendesishme te vitit, e ben kete tipar socio-kulturor shume te rendesishem ne perpjekjet per zbutjen e varferise ne vend.
Nga Alban BALA
Institucionet nderkombetare ne Shqiperi, sidomos ato donatore, prej vitesh e kane vene theksin tek zbutja e varferise dhe zhvillimi i qendrueshem, si kushte per nje perparim te vendit drejt nivelesh te reja ekonomike dhe politike me kahje integruese.
Shume prej ketyre institucioneve kane investuar jo pak per gjenerimin e rrugeve te reja, novatore, ne mbeshtetje te prodhimit lokal dhe te punesimit te shtresave vulnerable, si edhe te rritjes profesionale te kapaciteteve njerezore.
Por ne teresi i gjithe ky process i sipermarrjes sociale nuk ka prodhuar dot efektet e pritshme, megjithe faktin se vendi ka prej thuaj 4 vitesh nje strategji te hollesishme per luften kunder varferise. Po ashtu Qellimet e Mijevjeçarit e kane kthjelluar ndjeshem panoramen e rruges qe duhet te pershkoje Shqiperia per te dale nga spiralja e mungesave te renda qe trashegon, sidomos ne sferen sociale.
Por ne praktiken e zbatuar ne vend vihet re pergjithesisht nje qendrim i pajustifikueshem. Shkencat sociale orientojne drejt shfrytezimit maksimal te tipareve kulturore dhe sociologjike te nje popullate, kur synohet qe mbi të të ndikohet ne ndryshim sjelljesh dhe ridimensionim te marredhenieve ekonomiko-shoqerore.
Do te ishte e pritshme qe shtresa sociale me origjine islame e shqiptareve te ndikohej permes elementeve te saj dallues shume me lehte ne kete drejtim.
Fakti qe afro 70% e shqiptareve, ashtu si pjesa tjeter e botes, e percjell muajin e Ramazanit si nje prej ngjarjeve me te rendesishme te vitit, e ben kete tipar socio-kulturor shume te rendesishem ne perpjekjet per zbutjen e varferise ne vend. Te dhenat tregojne se xhiroja, ne pikat e sherbimit restorator ne shkalle vendi, bie me afro 45-50%, shifer qe i pergjigjet edhe perqindjes se popullsise qe ndikohet /grupohet ne kete katogori sociale.
Eshte fakt se gjate muajit te shenjte te Ramazanit, muslimanet e kane pjese te detyrimit te tyre dhenien e teprices mbi fitimin vjetor (zekatit) si dhe dhenien e ndihmes per te gjithe te vobektit. Muslimanet madje besojne se nese ndihma mbi tepricen e fitimit vjetor do te jepej ne shkalle boterore, atehere varferia ne bote nuk do te kishte asnje shans te mbijetonte.
Ky tipar social nuk eshte peshuar asnjehere si mundesi per t’u mbeshtetur apo nxitur: Nga donatoret- sepse nuk eshte gjykuar e pershtatshme, nisur edhe nga fryma e pergjithshme e dyshimit per çdo gje me origjine islame. Nga ana tjeter bashkesia islame e Shqiperise ka vuajtur si nga mungesa e njerezve ne drejtim, ashtu edhe nga cektesia e ideve dhe paaftesia per te mbeshtetur me kapacitete, procese te rendesishme te rritjes se komunitetit.
Megjithate, komiteti i kulteve mund te luaje nje rol te rendesishem ne kete drejtim per te identifikuar forma dhe nisma ku bashkesite fetare te kontribuojne per zbutjen e varferise ne nivel rajonal apo kombetar, ku ato te promovohen dhe te nxisin mbeshtetje, dhe permes permiresimit te jetes se individit anetar te arrijne te zbusin apo permiresojne klimen brenda shoqerore shqiptare.