Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Perdorimi per here te pare i nje Agjensie Marredheniesh Publike
Dėrguar tė Sunday, 27 August @ 18:15:18 PDT nga aipr

Public Relations Organizatat e konsiderojne perdorimin e nje agjensie Marredheniesh Publike per nje arsye te caktuar-qe zakonisht ka te beje me perfitimin e nje profili sa me te larte mediatik. Ndaj eshte shume e rendesishme per ato agjensi te reja Marredheniesh Publike te cilat punojne me mediat per te pasur nje rritje reale.

Organizatat e konsiderojne perdorimin e nje agjensie Marredheniesh Publike per nje arsye te caktuar-qe zakonisht ka te beje me perfitimin e nje profili sa me te larte mediatik. Ndaj eshte shume e rendesishme per ato agjensi te reja Marredheniesh Publike te cilat punojne me mediat per te pasur nje rritje reale. Me poshte jane disa tregues per grackat e zakonshme ose per keqkuptimet qe mund te ndodhin, te cilat behen shkak per shkaterrimin e marredhenieve midis klientit dhe kompanise- si dhe cojne ne rritjen e pakenaqesise per te dyja palet.

Nuk ka mbulese garancie
Mbulimet editoriale mund te jene ndoshta qellimi i marredhenieve tuaja publike, por nuk ekziston garancia per te. Ndersa nje agjensi duket aktivisht te jete duke punuar ne pergatitjen e botimeve per shtyp te cilat jane ne dukje mjaft te vlefshme, dhe eshte ne te njejten kohe duke debatuar kunder botimit te atyre shkrimeve te cilat konsiderohen si marketing i paster ose bisede-korporatash, mbulimin tuaj e vendosin nje sere faktoresh.
A ishte e vlefshme historia per t’u konsideruar lajm? A mos ndoshta i ishte derguar per publikim llojit te gabuar te gazetarit? A kishte aty nje histori tjeter lajm qe u thye dhe prej se ciles dolen nje sere historish te tjera? A e keni bere ju mjaftueshem te njohur kompanine tuaj ne media perpara se te nxirrni botimin e teksit tuaj?
Tre muaj rishikim nuk mjaftojne.
Shume kompani i drejtojne matjet e shitjeve te tyre sipas tremujoreve dhe per kete arsye u pelqen qe gjithca tjeter te matet ne baze tremujori. Ndaj ata kalojne permes nje procesi perzgjedhjeje dhe me pas i drejtohen kompanise se tyre te marredhenieve publike duke i thene: “Le te provojme per tre muaj kete gje dhe te shohim si do dalim” Kjo situate duhet shmangur me cdo kusht!
Me kete kohe te percaktuar, shume revista qe jane per kohe te gjate dhe per editoret e tyre qe i planifikojne artikujt shume kohe me pare, cdo matje tjeter e rezultateve do te konsiderohej pothuajse e pavlefshme. Ne te njejten kohe edhe shume kompani te tjera marredheniesh publike jane te ndergjegjshme qe reputacioni i tyre dhe marredhenia e tyre me median eshte shume delikate ne varesi te cdo klienti te ri qe ata kane, ne menyre te tille qe ta ate te jene (ose me sakte duhet te jene) te vullnetshem per t’i perfaqesuar ato.
Media deshiron te flase me ju, jo me kompanine tuaj.
Shume kompani mendojne se nje kompani marredheniesh publike e cila ka marredhenie shume te ngushta me median nenkupton se atyre nuk u kerkon te shpenzojne shume kohe per te folur me gazetaret. Por ne te vertet nuk ndodh keshtu. Agjensia juaj duhet te dije se cila lloj media duhet te zgjidhet e cila duhet te jete e afte te kete aksesin e nevojshem dhe te mjaftueshem te cilin ju nuk mund ta zgjidhni dot vete. Megjithate, se fundmi per te maksimizuar perdorimin e kompanise suaj dhe kontakteve tuaja ju duhet te jeni te perfshire ne media. Kjo nenkupton se ju duhet te jeni ne gjendje te gjeni ose te arrini ne kohe te dilni perpara tyre.
GJithashtu perpjekja per berjen te mundur rrjedhshmerine e duhur te informacionit midis kompanise tuaj, agjensie suaj dhe medias, ka nevoje nga ana juaj per nje person “te derguar” i cili mund te gjej informacionin e kerkuar ne momentin e duhur, dhe ta drejtoje ate drejt nje procesi pranimi te afateve te medias, permes kompanise suaj.
Ju duhet te jeni te perkushtuar ndaj mardhenieve publike, jo thjeshti t’ia delegoni ato dikujt tjetri plotesisht. Kjo nenkupton vleren e shtuar te mardhenieve publike, nga perfshirja e agjensise se mardhenieve publike, e cila shpesh eshte nje shpenzim me i madh kohe duke biseduar me median, dhe qe duhet te rezultoje ne nje mbulim me te gjere mediatik.
Cfare ju thoni nuk eshte shpesh here ajo cfare ju lexoni.
Gazetaret shpesh here pa ndonje qellim te caktuar i citojne gabim njerezit, por ata duhet te jene mjaft te kujdesshem gjate perzzgjedhjes se asaj cfare ate perdorin dhe si e shperfaqin ate. Ndaj mos u cuditni nese ju ndodh rastesisht qe te botohet dicka e cila nuk reflekton plotesisht ate cfare ju i kene thene intervistuesit gjate nje interviste, ose sic mund te ndodh ne rastin me te keq, mund te vendoset ne nje kontekst i cili mund te jete kunder pritshmerise suaj apo edhe vete deshires suaj.
Disa gazetare kane axhenda, dhe nese egziston njera prej tyre e cila ben mbulimin e industrise suaj, atehere ajo duhet te menaxhohet ngushtesisht prane saj. Gjithsesi kur eshte bere nje pune e madhe dhe ajo nuk perfaqesohet ne rezultatet mediatike eshte shume e rendesishme qe ju te mos fajesoni derguesin e informacionit-agjensine tuaj te mardhenieve publike.
Ndodh te kete edhe pakenaqesira.
Ndodh qe ne shume raste mbulimi mediatik mund te procedoj ashtu sic ju deshironi, por gjithashtu mund te kete edhe raste ne te cilat ju (apo agjensia juaj) mund te jete e pakenaqur prej mbulimit mediatik te zbatuar. Nje artikull rreth te cilit ju keni punuar per nje kohe te gjate mund te ndodh qe t’ju zhgenjej. Gazetaret ju mund t’ju intervistojne juve por ai artikull mund te mos botohet kurre.Keto lloj pakenaqesish mund te rishikohen dhe madje fatmiresisht mund edhe te perfitohet prej asaj qe meson aty.
Megjithate nje nga pakenaqesite me te medha eshte kur ju perpiqeni te drejtoni ose perpunoni  nje funksioni te caktuar te medias, si pershembull nese 10 gazetare konfirmojne (dhe ri-konfirmojne nje dite te caktuar per eventin) pese prej tyre do ta hedhin poshte ate, duke mos ardhur aty.. Nuk duhet te fajesoni agjensisne tuaj per kete gje. Per fat te keq, shpesh here shume gazetare e bejne kete gje, dhe madje ka shume mundesi e ata mos t’iu kerkojne as falje per mundesen e tyre ne mengjesin e atij eventi.
Ndoshta ata ishin derguan ne terren per mbulimin e nje lajmi sensacional. Ose ndoshta ata nuk ishin ne kohe dhe nuk arriten dot, ose ka shume mundesi qe ata te kishin vendosur ta shikonin edhe nje here si vendim perpara se te vinin aty ate mengjes. Fatkeqesiht ju asnjehere nuk mund ta merrni dot vesh shkakun e vertete te mos ardhjes dot te tyre aty. Thjesht ju duhet te pranoni qe kjo eshte nje pasoje e bashkjeteses se krijuar me median dhe te perpiqeni te pershtateni gjate jeteses suaj me te.
Vendisni nivele reale pritshmerie
Ata qe jane perdorues per here te pare te mardhenieve publike duke u perpjekur qe te rrisin profilin e tyre ne media, ka shume mundesi qe ata temos te kene  madje as eksperiencen e nevojshme per kete , ne bazen e te ciles te presin resultatin e deshiruar. Gjate procesit te perzgjedhjes kompania qe perzgjedh nje agjensi per here te pare, duhet te jete e kujdesshme  dhe insistuese e agjensine e cila vendos ose percakton nivele reale te resultateve qe mund te arrihen.Madje duke perfshire ketu edhe udhezimet per kohezgjatjen e nevojshme qe duhet per te arritur ate rezultat te percaktuar, si nivelin e informimit dhe mbulimit deri te shkalla e prezantimit te informacionit.
Jinni te kujdesshem qe agjensia qe ju keni perzgjedhur t’iu siguroj nje shtrirje te gjere, vecanerisht kur agjensite e tjera te ngjashme jane mese modeste ne parashikimet e tyre.
Nuk mund te zgjase me shume se 6 muaj procesi i ndertimit te raporteve me median qe kane lildhje me rganizaten tuaj, te trajnoni punonjesit tuaj ne menyren se sit e bashke-punojne me median e perzgjedhur dhe te marrin thelbin e programeve te tyre te cila ndihmojne ne arritjen e rezultateve te percaktuara.
Vini re efektin grumbullues
Te nisesh nje program mardheniesh publike nenkupton qe ai duhet te jete i programuar per afate te gjate kohore. Mardheniet publike qe fokusohen thjesht ne perfundimet e medias i rezistojne koherave, dhe ne te njejten kohe shperndajne benefite me te medha te mundshme kur arrihet kjo forme e vecante mardheniesh midis kompanise, agjensise dhe medias perkatese.
Ato kompani qe duket sikur kontrollojne mediat ne nje sektor te caktuar dhe madje vjelin perfitimet qe kjo sjell, shpesh kane arritur ne kete pozite fale nje pune te madhe per nje kohe relativisht te gjate.
Ato shpesh gezojne nje kombinim fitimtar: nje culture te brendshme mes stafit drejtues i cili nxit dhe inkurajon- dhe u jep perparesi- ndertimit te mardhenieve me mediat, nje fluks te vazhdueshem lajmesh dhe informacioni qe u intereson mediave dhe nje agjensi mardheniesh publike qe ne menyre te vazhdueshme e perfaqeson kompanine tek mediat kryesore. Pozita e tyre nuk mund te arrihet brenda nje nate por mund t’i sfidosh ato dhe ne kohe ta ngresh tende ne nivelin e axhendes se mediave

 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: