Bleresit ( te dyja palet si konsumatoret ashtu edhe biznesi) jane te hutuar persa i perket zgjedhjes se produktit duke qene se bota eshte e mbushur me produkte qe nxjerrin ne pah perhere e me pak dallime
1. Te tregosh me pak – informon dhe edukon me shume
Bleresit (te dyja palet si konsumatoret ashtu edhe biznesi) jane te hutuar persa i perket zgjedhjes se produktit duke qene se bota eshte e mbushur me produkte qe nxjerrin ne pah perhere e me pak dallime. Atyre marketereve te cilet duan te dallohen u duhet te flasin me pak per tiparet e produktit dhe me teper mbi perfitimet qe i sjell produkti konsumatorit. Produktet duhet te paraqiten ne kontekst dhe te trajtohen si te pershtatshem.
2. Mos u tregoni shume te afte me marketingun WoM (gojor)
Ne rastin me te mire, marketingu WoM (gojor) mund te jete brilant. Por kohet e fundit ka pasur mjaft raste kur marketere te ndryshem duke u perpjekur te tregohen shume te afte kane perfunudar me veze ne fytyre – dhe me konsumatore mosbesues. Çelesi drejt suksesit (sikunder ka qene gjithmone) eshte ndershmeria dhe transparenca. Te perpiqesh qe te krijosh artificialisht fushata, dhe nga ana tjeter duke fshehur dhe maskuar burimet e tyre, jo vetem qe do t’u kthehet mbrapsht atyre qe shpallin fushata te tilla – por do te minoje edhe ata qe i bejne ato siç duhet.
3. Jini te vetedijshem se Blog-et (internet-faqe komunikimi interaktiv) perbejne nje pushtet te levizshem ne doren e konsumatorit
Marketeret duhet te jene mjaft te vetedijshem qe kontrolli i komunikimit leviz mjaft shpejt nga ata tek konsumatori. Marketeret akoma mund te blejne media ne formen e reklamave, dhe te realizojne nje mbulim territorial permes MP, por duhet te presin te shohin nje zgjerim te shpejte te Blog-eve ne bote gjate vitit 2006 (duke ndjekur pervojen e SHBA ne 2005) qe do te lekundte ekuilibrin e pushtetit mbi konsumatorin. Blog-et i japin fuqine çdo konsumatori te pakenaqur qe te beje publike pakenaqesite e veta mbi kompanine dhe produktet dhe per kete arsye ta perhape kete si nje tymnaje permes bashkesive online. Marketereve u duhet te adoptojne teknika te reja qe te monitorojne dhe te mund t’i pergjigjen ketij fenomeni.
4. Mesoni te shrytezoni web-in dhe Google
Duke qene se sa vjen e me shume bleres (konsumatore e biznese) perdorin Internetin per te kerkuar per produkte dhe sherbime qe u pershtaten nevojave te tyre, marketereve u duhet te sigurojne kapjen e perqindjes se tyre ne web permes mjeteve kryesore te kerkimit. Menyra me e lehte eshte blerja e listimit – por besueshmeria me e larte vjen nga te listuarit dhe radhiturit prej motoreve te kerkimit (veçanerisht nga Google). Fatkeqesisht, shume marketere te njohur duket sikur nuk e kuptojne çelesin drejt suksesit ne kete situate.