Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Dhe ēmimi njė euro nuk mjafton...
Dėrguar tė Saturday, 19 August @ 12:24:18 PDT nga aipr

Public Relations Joshja e investitorëve të huaj me çmime simbolike, me krah të lirë pune, taksa të ulëta, etj ose aplikimi i të ashtuquajturave zona të lira ekonomike, është vetëm një element në thithjen e kapitalit ndërkombëtar. Për vende si Shqipëria nuk janë këto pengesat kryesore që e frenojnë biznesin e huaj të investojë.

Nga Armand Shkullaku

Nisma e fundit e qeverisë shqiptare për të thithur investimet e huaja, e quajtuar tashmë “Shqipëria, një euro”, ka nisur zyrtarisht procedurat e zbatimit të saj, të cilat i bëri të njohura kryeministri Berisha. Për të shmangur çdo keqkuptim, Berisha ka sqaruar se bëhet fjalë për dhënien në përdorim të pronave publike dhe jo atyre private, me qera simbolike 1 euro për metër katror, për të gjithë ata investitorë të huaj që do të realizojnë investime të konsiderueshme në vendin tonë. Nën shembullin e disa vendeve të tjera të rajonit, qeveria shqiptare do të ofrojë një paketë të tërë me lehtësira fiskale, që nisin nga qeraja e tokës e deri tek shërbimet e tjera të administratës me çmim po një euro. Deri këtu, përpjekja që po bën ekzekutivi është për t’u përshëndetur.

Por kjo nisëm e kryeministrit Berisha, megjithëse e shpallur me bujë dhe me një sllogan bombastik “Shqipëria, një euro”, nuk përbën hapin kyç për të thithur investimet e huaja. Ajo mund të krijojë efekte pozitive për momentin, mund të tërheqë vëmendjen e agjensive të huaja të lajmeve e për pasojë edhe të ndonjë investitori të rëndësishëm, ndikon padiskutim në përmirësimin e imazhit për një vend si Shqipëria duke dëshmuar përpjekjet e saj për t’u rimëkëmbur, por rrezikon të mbetet deri këtu dhe nuk garanton ndonjë të ardhme me prosperitet. Joshja e investitorëve të huaj me çmime simbolike, me krah të lirë pune, taksa të ulëta, etj ose aplikimi i të ashtuquajturave zona të lira ekonomike, është vetëm një element në thithjen e kapitalit ndërkombëtar. Për vende si Shqipëria nuk janë këto pengesat kryesore që e frenojnë biznesin e huaj të investojë. Fatkeqësisht, një biznesmen i huaj që do të mendonte të hidhte para në Shqipëri dhe do të kërkonte të dhëna në faqet e specializuara në internet, do të konstatonte se vendi i vogël ballkanik figuron ende në listën e shteteve ku stabiliteti politik mbetet i brishtë. Po të gërmonte më tej në arkiv do t’i shfaqeshin pamjet e vitit ’97 dhe krahasuar me imazhet e seancës së fundit parlamentare të vitit 2006, perspektiva e një investimi do ta vihej shumë në dyshim. Stabiliteti politik përbën një nga elementët kyç që garanton investimet. Kësaj i shtohen edhe siguria e rendit, sistemi i drejtësisë dhe legjislacioni që mbron investimet e huaja, niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet me pronën, etj. Cilësia e këtyre faktorëve përcakton edhe nivelin e riskut për një vend ku planifikohen të bëhen investime. Në këtë aspekt Shqipëria renditet shumë pikë poshtë.

Një tjetër element i rëndësishëm dhe thelbësor në thithjen e investimeve të huaja është edhe infrastruktura. Rrugët, energjia, uji, shërbimet, telekomunikacionet, etj zënë një pjesë të konsiderueshme në llogaritjet që një investitor do të bënte përpara se të niste një biznes në një vend të huaj. Edhe në këtë drejtim Shqipëria nuk ngjall shumë entusiazëm. Këto dy elementë, stabiliteti dhe infrastruktura, janë kushtet kryesore që do të garantonin tërheqjen dhe shtimin e investimeve të huaja.

Lehtësirat fiskale, si në qeratë e tokës apo në taksat e ndryshme, përbëjnë një lloj atraksioni ndaj vendeve në zhvillim, por pa elementët e mësipërm ato nuk janë efektive. Këto lehtësira janë aplikuar edhe më parë në Shqipëri, kryesisht në turizëm, por investitorët e huaj numërohen me gishta. Madje edhe operatorë vendas kanë marrë me qera një euro për metër katror deri në 99 vjet troje të shumta në bregdet dhe janë stimuluar edhe në taksa, por turizmi shqiptar nuk ka njohur ndonjë zhvillim këto vite. Këta operatorë turistikë kanë preferuar më mirë t’i shesin ndërtimet e tyre se sa t’i menaxhojnë ato, duke mos qenë të sigurtë se çdo të ndodhë me ndërrimin e qeverive dhe duke mos patur kushtet elementare (rrugë, drita dhe ujë) të domosdoshme për një biznes si turizmi. Nuk mjafton pra çmimi një euro për të thithur investime kur nuk ofron dot terrenin e nevojshëm për t’i mbajtur ato.

Nisma “Shqipëria, një euro”, nëse nuk shoqërohet me reforma thelbësore politike dhe ekonomike, nuk ka për të prodhuar ndonjë efekt çudibërës në fushën e investimeve. Ajo do të shërbejë thjesht si ambalazh i bukur i një malli pa vlerë, që edhe në rast se do të tërhiqte ndonjë investitor do ta bënte të ndihej i zhgënjyer më pas nga realiteti  që do të ndeshte. Dhe kjo ka pasoja dyfish më të rënda për imazhin e një vendi. “Shqipëria, një euro” nuk duhet të jetë vitrina propagandistike e një Shqipërie që nuk prodhon stabilitet dhe kushte të normale për biznesin, ndryshe shndërrohet si modeli i fasadave të kryeqytetit, ku në vend të ndryshimeve rrënjësore u preferua make up-i. Një model i lehtë për t’u aplikuar, por që i del boja shumë shpejt.


 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: