Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Decentralizim Pėr Pavarėsi Apo Decentralizim Pėr Mbikėqyrje Tė Re
Dėrguar tė Monday, 14 August @ 17:24:36 PDT nga aipr

Public Relations Marti Ahtisari me ekipin e vet po e dizajnon një zgjidhje  ku do të sajohen një varg krizash latente dhe potenciale, (veriu po se po, por edhe komunat në brendësi dhe zonat mbrojtëse të kishave ortodokse serbe do të mund të jenë problem gjatë funksionimit), përmes të cilave do të arsyetohej mbikëqyrja dhe arbitrazhi ndërkombëtar mbi Kosovën në vitet e ardhshme. Prandaj, sa do që të mbahen takime në Vjenë, nuk mund të ketë marrëveshje, sepse ato takime nuk mbahen për të arritur marrëveshje, po për të lodhur palët dhe për të legjitimuar zgjidhjen që do të imponohet në fund nga komuniteti ndërkombëtar.


Nga Dr. Milazim KRASNIQI
Marti Ahtisari me ekipin e vet po e dizajnon një zgjidhje  ku do të sajohen një varg krizash latente dhe potenciale, (veriu po se po, por edhe komunat në brendësi dhe zonat mbrojtëse të kishave ortodokse serbe do të mund të jenë problem gjatë funksionimit), përmes të cilave do të arsyetohej mbikëqyrja dhe arbitrazhi ndërkombëtar mbi Kosovën në vitet e ardhshme. Prandaj, sa do që të mbahen takime në Vjenë, nuk mund të ketë marrëveshje, sepse ato takime nuk mbahen për të arritur marrëveshje, po për të lodhur palët dhe për të legjitimuar zgjidhjen që do të imponohet në fund nga komuniteti ndërkombëtar.
Mungesa e progresit edhe në takimin e gjashtë për decentralizimin, ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe të Beogardit, është dëshmi e mungesës së një koncepti të qartë e të drejtë lidhur me këto bisedime. Ekipi i Marti Ahtisarit e ka imponuar një qasje të atillë, e cila nuk ka gjasa që të prodhojë afrim qëndrimesh e aq më pak një marrëveshje të negociuar. Qasja e tij është parciale, pra, decentralizim vetëm për një pjesë të Kosovës dhe me kritere etnike, pra, krijimi i komunave të reja vetëm për komunitetin serb.
Në këtë mënyrë Ahtisari dhe ekipi i tij, kanë debalancuar raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit, duke e vu Prishtinën nën presion të vazhdueshëm dhe duke e favorizuar Beogradin, megjithëse për hesap të vetin e jo të Beogradit e aq më pak të serbëve të Kosovës. Delegacioni i Prishtinës pothuajse në çdo takim detyrohet të bëjë koncesione të reja, (rritjen e numrit të komunave serbe dhe rritjen e kompetencave të
pushtetit komunal), duke e kamulfluar këtë me një formulë qesharake matematikore (3+1 = 5+1), e cila është mjaft e dhimbshme për kredibilitetin e këitj delegacioni  në sytë e qytetarëve. Ndërsa, delegacioni i Beogradit, mbetet në llogoren e vet, duke e ashpërsuar gjithnjë më shumë retorikën dhe duke fituar gjithnjë e më shumë ingerenca pushtetore në tokën e huaj.
Prandaj, Beogradit as nuk i ngutet. Beogradi kërkon zgjatjen e bisedimeve, sepse nga takimi në takim zhvatë ndonjë gjë, duke e legjitimuar gjithnjë e më shumë autoritetin e vet në territorin e Kosovës, përkatësisht në komunat e reja serbe që po krijohen. Vetëm pranimi i të drejtës së Beogradit që të
financojë komunat e reja me shumicë serbe, (me sponsorizim, si thuhet me eufemizëm) është pranim i ndërhyrjes direkte të Beogradit në Kosovë dhe në fakt i statusit special që do të kenë komunat serbe në Kosovë. Poashtu, kompetencat që janë pranuar për asociacioent e komunave serbe, ku parashihet
deri e drejta e tyre për të krijuar universitet në gjuhën serbe, janë më shumë të konceptuara për krijimin e një entiteti politik serb në Kosovë, se sa të decentralizimit të pushtetit vendor. E vetmja mënyrë për të pasur sukses të vërtetë bisedimet për decentralizmin e pushtetit vendor, ka qenë nëse decentralizimi do të konceptohej si proces gjithëpërshirës, pra, për tërë Kosovësn dhe i lidhur me statusin final të saj. Nevoja për një  decentralizim të pushtetit vendor në Kosovë është evidente, por kjo para së gjithash ka të bëjë me Prishtinën dhe me qytetet e mëdha të Kosovës e jo me Ranillugun, me Parteshin, me Graçanicën, me
Kllokotin ose me Prelluzhën. Ekzistimi i një komune si Prishtina me 600. 000 banorë dhe krijimi i një komune si Kllokoti 5.000 banorë, vetvetiu tregon se qasja nuk është parimore, nuk është reale, nuk është e drejtë dhe as funksionale. Vetëm mund të imagjinohet se çfarë preokupimesh mund të kenë kryetarët e dy  komunave kaq të ndryshme, kur do të diskutojnë bashkë në Asociacionin e Komunave të Kosovës! E dyta, po të lidhej decentralizimi me statusin final, (e jo të trajtohet si çështje teknike), shumë më e lehtë do të ishte për Prishtinën zyrtare që të arsyetojë para qytetarëve të vet lëshimet  e dhimbshme dhe joparimore që po bëhen. Nëse do të vlente formula "decentralizim për pavarësi", edhe qytetarëve të fshatrave shqiptare që do të mbërthehen në komunat serbe, më lehtë do t'u shpjegohej se sakrifica e
tyre është çmimi që paguhet për pavarësimin e vendit. Në një situatë të tillë, me siguri nuk do të ndodhte që kreu i pushtetit komunal (fjala vjen të Vitisë) të dilte me qëndrime të kundërta me kreun e delegacionit dhe me vendit (që poashtu i përkasin të njëjtës parti), lidhur me krijimin e komunës së Kllokotit.
Mirëpo, Prishtinës zyrtare i është imponuar me presion të qartë qasja parciale dhe me kritere etnike dhe si "çështje teknike" lidhur me decentralizimin, sepse kjo ka qenë mënyra më e mirë për ta detyruar të bëjë
lëshime absurde, për të kënaqur deri dikund apetitet abnormale të Beogradit.
Në tërë këtë pazar, nuk janë duke u marrë para sysh fare interesat e vërteta të qytetarëve serbë të Kosovës. Interes i vërtetë i qytetarëve serbë të Kosovës është integrimi në shoqërinë e re, e jo vetësegregacioni i tyre në disa fshatra. Interes i tyre i vërtetë është pjesëmarrja aktive në institucione dhe përfaqësimi i tyre adekuat nga përfaqësuesit e vet të zgjedhur, e jo përfaqësimi nga këshilltarët e kryeministrit  dhe të presidentit të Serbisë, të cilët në Kosovë vijnë vetëm një herë në vit, për shfryrje nacionaliste për Vidovdan. Interes i vërtetë i qytetarëve serbë të Kosovës, nëse ata vërtetë duan të jetojnë  në Kosovë, është bashkëjetesa dhe fqinjësia e mirë me shqiptarët, e jo rivaliteti, karshillëku e
mosdëgjueshmëria qytetare. Nga ajo që është parë deri tash në bisedimet e Vjenës, veçmas nga takimi i nivelit më të lartë, Beogradi është i gatshëm të qëndrojë në llogoren e vet deri në serbin e fundit të Kosovës, sepse në të vërtetë as nuk është duke i mbrojtur interesat e tyre jetësore, po është duke i mbrojtur politikat e veta nacionaliste. Për më tepër,  kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, është duke punuar me tërë energjiën e vet për ndarjen e Kosovës, duke synuar marrjen e veriut të saj dhe lënien "në
mëshirë të fatit" të serbëve që jetojnë në brendësi të Kosovës.
Absurditeti më i madh në këtë tregim është se as ekipi i Marti Ahtisarit nuk po gjurmon për një zgjidhje që do të ishte e dizajnuar për të qenë në funksion të interesave reale të serbëve të Kosovës. Krejt e kundërta është duke ndodhur. Marti Ahtisari me ekipin e vet po e dizajnon një zgjidhje  ku do të sajohen një varg krizash latente dhe potenciale, (veriu po se po, por edhe komunat në brendësi dhe zonat mbrojtëse të kishave ortodokse serbe do të mund të jenë problem gjatë funksionimit), përmes të cilave do të arsyetohej mbikëqyrja dhe arbitrazhi ndërkombëtar mbi Kosovën në vitet e ardhshme. Prandaj, sa do që të mbahen takime në Vjenë, nuk mund të ketë marrëveshje, sepse ato takime nuk mbahen për të arritur marrëveshje, po për të lodhur palët dhe për të legjitimuar zgjidhjen që do të imponohet në fund nga komuniteti ndërkombëtar. Pra, edhe takimet e ardhshme në këtë temë, sa u përket Prishtinës e Beogradit, do të  jenë si një dialog në mes të të shurdhërve, megjithëse Beogradi do të zhvatë edhe ndonjë komunë të re dhe kompetenca të reja për pushtetin e komunave serbe, ndërsa komuniteti
ndërkombëtar në fund do të vizatojë hartat përfundimtare, ashtu që të përfitojë sa më shumë për pozicionin e vet të ardhshëm mbikëqyrës e pushtetor mbi këtë vend.

 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: