Gjate njerit prej seminareve te mi te fundit, nje pjesemarres me terhoqi vemendjen per perdorimin qe i beja fjales “problem”. Mesa dukej ai ishte mesaur t’i quante “shanse”, dhe ndjente se perdorimi i fjales “problem” ishte negativ. Tani mendoj t’u jap gjerave nje kuptim pozitiv, por ne mendjen time problemet jane ato me te cilat rritemi. A mund ta imagjinoni se si do te ndryshonin disa nga shprehjet tona te perditshme nese ne zevendesojme fjalen “shans” me “problem”?
Nga Jay Lipe
Gjate njerit prej seminareve te mi te fundit, nje pjesemarres me terhoqi vemendjen per perdorimin qe i beja fjales “problem”. Mesa dukej ai ishte mesaur t’i quante “shanse”, dhe ndjente se perdorimi i fjales “problem” ishte negativ. Tani mendoj t’u jap gjerave nje kuptim pozitiv, por ne mendjen time problemet jane ato me te cilat rritemi. A mund ta imagjinoni se si do te ndryshonin disa nga shprehjet tona te perditshme nese ne zevendesojme fjalen “shans” me “problem”? Per shembull:
“Johny, kam nje shans me sjelljen tende.”
“Susie, te lutem mbaroje shansin tend te matematikes.”
“Ai eshte nje shans i vertete ne klase.”
Une besoj ne te thenin drejt me nje minimum rrjedhshmeria, cka do te thote qe ne boten time, ju do te gjeni “probleme” ne nje perpjekje marketingu, dhe “shanse” ne pjesen e deshiruar te reklames. E them kete pasi te zhvillosh nje plan te mire marketingu per biznesin tuaj eshte vertete si te zgjidhesh nje problem. Ju do te identifikoni problemet e marketingut te kompanise suaj dhe me pas te punoni ne drejtim te zgjidhjes se tyre permes perpjekjeve tuaja te marketingut.
Hapat e zgjidhjes se problemit
Ndersa zhvilloni nje plan marketingu per biznesin tuaj, se pari duhet te identifikoni te gjitha problemet e marketingut (p.sh. mungese informacioni, shitje te pakta, etj.) me te cilat perballet biznesi juaj, dhe t’i shkruani ne nje tabele. Pastaj, percaktoni prioritetet e secilit per te percaktuar se cili prej tyre kerkon vemendjen e menjehershme. Se fundi, ju do te filloni duke iu drejtuar atyre qe paraqesin prioritetin me te larte.
Identifikoni Problemet Tuaja
Ndoshta punonjesit do te vazhdojne te permendin se çmimet tuaja jane te larta. Ndoshta klientet tuaj ankohen se gama e produkteve tuaja nuk eshte e gjere sa duhet. Ndoshta keni zbuluar se konkurruesit tuaj kane kanale shperndarjeje me te gjera se sa tuajat. Ndoshta thjesht keni arritur te kuptoni se biznesi juaj ka patur thjesht probleme te mungeses se informacionit ne tregun e tij.
Nese mund te beni kerkime, do te arrini te gjeni lehtesisht disa nga problemet tuaja. Por nese jo, po ju paraqes nje liste me problemet me te hasura ne bizneset ne rritje:
Tregu po ngushtohet.
Askush s’e di se kush jemi.
Klientet tane po largohen.
Nuk po gjenerojme kliente te rinj.
Tregu mendon se ne ofrojme vetem nje produkt apo sherbim - por ne ofrojme me shume.
Nuk kemi nje plan marketingu.
Marketingu yne eshte i hallakatur.
Kemi mangesi ne staf epr te pasur nje marketing te mire.
Na mungojne disa mjete marketingu (p.sh. broshura, prezantime).
Çmimet tona jane shume te larta (ose shume te uleta).
Po terheqim klientelen e gabuar.
Qellimi yne gjeografik eshte shume i kufizuar.
Ne shesim vetem nje produkt
Na mungon nje imazh apo brand i qendrueshem.
Perfitimet po bien.
3-2-1
Skanojeni kete liste dhe gjeni dy apo me shume nga problemet tuaja me te medha te marketingut. Pasi t’i keni identifikuar ato, mbajini shenim menjane.
Kur punoja si drejtor marketingu ne nje kompani prej 7 milion dollaresh, stafi im dhe une zhvilluam nje liste projektesh me 75 hapa ne te. Duke kerkuar udhezime, pyeta bosin tim i cili prej ketyre hapave i dukej me i rendesishem atij. Pergjigja e tij ishte ‘Te gjitha’. O zot i madh!! Asnje here mos bier ne kete vorbull mendimesh se gjithcka eshte njesoj e rendesishme. Perkundrazi, perdorni nje proces radhitjeje te gjerave sipas rendesise, dhe kljo me pas do ju ndihmoj te beni differencimin e gjerave me urgjente nga ato te rendesishmet.
Pasi t’i keni listuar problemet kryesore te marketingut ne nje ane te ceshtjeve legale, kthehuni mbrapa dhe shenoni kush eshte primare duke u bazuar ne ate cka thame me siper, sistemi 3-2-1. Ne sistemin e siperpermendur,nje ceshtje e shenuar si 3 eshte nje problem shume i rendesishem dhe qe duhet te zgjidhet brenda 6 muajve. Ndersa 2 eshte e rendesishme qe duhet zgjidhur brenda 12 muajve.Dhe 1 eshte pak me pak e rendesishme dhe mund te zgjidhet per gjate nje viti (ose gjate sezonit tjeter te planifikimit te detyrave). Ky sistem radhit sipas rendesise problemet qe duhet te zgjidhen te parat, duke nenvizuar se te gjitha jane te rendesishme , thjesht bene radhitjen e tyre sipas urgjences qe ato kane per zgjidhje.
Nese keni njerez te tjere te perfshire ne zhvillimin e planit tuaj te marketingut, si per shembull pjestaret e komitetit ose pjesa tjeter e stafit, thjesht jepini te drejten ketyre njerezve qe ti rradhisin individualisht sipas rendesise qe ata mendojne, problemet. Pak a shume te gjithe do japin nje renditje nga e cila ju mund te nxirrni mesatarisht nje liste tjeter te perbashket .
Per shembull, le te themi se sipas detyres tuaj ju keni identifikuar 2Asnje plan marketingu2 si problem. 4 njerez e kane radhitur ate si nr 3, 1 si 2 dhe 1 si 1. Vlera mesatare e ketij problemi eshte 2,5. Pasi te keni ndjekur kete proces per te gjithe problemet e tjera te marketingut qe ju keni identifikuar, atehere do keni nje tabele te sakte, te detajuar me problemet e kompanise tuaj si dhe ne menyren dhe kohen e nevojshme qe i duhet gjithseciles prej tyre te zgjidhet.
Mbani mend…..
Nese ndonje nga hapat e procesit te marketingut lajmeron per ciltersi, ky eshte Procesi i Identifikimit te Problemit. Te gjithe nen veprimet e tjera te marketingut ndertohen pikerisht ketu pasi ju i keni indetifikuar si me siper fillimisht problemet. Ndaj, jini te ndershem. E verteta eshte e hidhur ndonjehere por ajo na ben te jemi te lire.