Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër
* Goran Linblad
Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër.
Deri tani, as Këshilli i Evropës dhe as ndonjë organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare, nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të qeverive komuniste, si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre apo dhe dënimin publik të tyre.
Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë, mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve, dhe telashi i të gjithë kombeve. Ndërsa, një regjim tjetër totalitar i shekullit të XX-të, i quajtur nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s'kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar.
Mungesa e dënimit ndërkombëtar mund të jetë pjesërisht e shpjeguar nga ekzistenca e shteteve, ligjet e të cilave janë të bazuar ende në ideologjinë komuniste. Dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira me disa prej tyre, mund t'i pengojë disa politikanë për t'u marrë me këtë subjekt të vështirë.
Për më shumë, disa politikanë, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, regjimet e mëparshme komuniste. Për arsye të dukshme, atyre nuk do t'u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende evropiane, ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elementë të ideologjisë komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shumë politikanë.
Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye:
Së pari, për hir të perceptimit të përgjithshëm, duhet të bëhet e qartë se të gjitha krimet, duke përfshirë edhe ata të kryer në emër të ideologjisë, duhet të dënohen dhe nuk duhet të ketë përjashtim për këtë princip. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për brezat e rinj, të cilët nuk kanë asnjë eksperiencë personale të komunizmit. Pozicioni i qartë në të shkuarën i komunitetit ndërkombëtar, duhet të jetë një pikë referimi për veprimet e tyre të ardhshme.
Së dyti, duke qenë se viktimat e regjimit komunist apo familjet e tyre janë akoma gjallë, nuk është shumë vonë për t'u dhënë atyre kompensimin për vuajtjet e tyre.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Regjimet komuniste janë akoma aktive në disa vende të botës dhe krimet e kryera në emër të ideologjisë komuniste ende vazhdojnë. Për mendimin tim, Këshilli i Evropës, organizatat të cilat punojnë për të drejtat e njeriut, nuk kanë të drejtë të qëndrojnë indiferente dhe në heshtje, edhe nëse këto shtete nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës.
Dënimi i komunitetit ndërkombëtar, do t'u jepte më shumë besueshmëri dhe argumente opozitës së brendshme brenda këtyre vendeve dhe mund të kontribuojë në zhvillime pozitive. Kjo është më e pakta që Evropa, burimi i ideologjisë komuniste, mund të bëjë për këto vende.
Sigurisht, Evropa ka një përgjegjësi të veçantë në drejtim të popullit kinez, i cili vuajti nën kolonizimin evropian dhe më pas nën agresionin dhe pushtimin japonez. Dhe së fundmi, pasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore, ata u lanë në duart e nacionalistëve dhe kryekomandantëve komunistë, të cilët luftonin për pushtet. Kjo luftë civile rezulton në regjimin mizor komunist që u drejtua fillimisht nga Mao Ce Duni.
Regjimet komuniste mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin njëpartiak që kanë ideologjitë komuniste. Pushteti është përqendruar në një grup të vogël të drejtueseve të partisë, të cilët nuk detyrohen nga ligji.
Partia kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe, sa kufijtë midis këtyre të dyve, janë mjaft të mjegullt. Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedentë.
E drejta e organizatave nuk ekziston, pluralizmi politik është i shfuqizuar dhe çdo opozitë, si dhe çdo orvatje e ngritjes së ndonjë organizate të pavarur, ndëshkohet rëndë. Nga ana tjetër, mobilizimi masiv në parti apo në organizatat e saj satelite, inkurajohet dhe madje, disa herë edhe detyrohet.
Për të forcuar kontrollin mbi sferën publike dhe për të penguar çdo aksion përtej kontrollit të saj, disa regjime komuniste shpërndajnë forca të policisë, në një shkallë të paprecedentë, ngrenë rrjete informatorësh dhe inkurajojnë denoncimet. Madhësia e formacioneve policore dhe numrit të informatorëve sekretë, ndryshojnë sipas kohës dhe sipas vendit, por gjithmonë i ka tejkaluar shumë, ato të vendeve demokratike.
Mjetet e komunikimit masiv janë të monopolizuara dhe të kontrolluara nga shteti. Censura aplikohet si rregull. Për rrjedhojë e drejta e informimit është e dhunuar dhe shtypi i lirë nuk ekziston.
Nacionalizmi i ekonomisë, i cili është një tipar i përhershëm i ideologjisë komuniste vendos pengesa mes pronës private dhe aktivitetit individual ekonomik. Si rrjedhojë, qytetarët janë më të dobët përballë shtetit i cili është punëdhënësi i vetëm dhe i vetmi burim i të ardhurave.
Në këtë kuadër Kina është përjashtim. Lideri i Kinës është duke u përpjekur që të kombinojë një diktaturë komuniste me një treg të lirë ekonomik. Opozita e udhëhequr nga evropianët socialdemokratë ka dështuar në përpjekjet e saj për të mbajtur demokracinë dhe lirinë dhe ekonomi të nacionalizuar.
Deri tani, eksperimenti kinez duket i suksesshëm me një ekonomi që rritet me 9 për qind në vit. Ana tjetër e medaljes, është një boshllëk i gjerë mes kapitalistëve të rinj të pasur në qytete dhe mazhorancës proletare në fshat. Ky sistem kinez, kombinon më të keqen e kapitalizmit me më të keqen e komunizmit. Ai nuk ka absolutisht rregulla ligjore, të drejta individuale, garanci për pronën private, i kombinuar me një kapitalizëm krejtësisht të papërpunuar pa kufizime ligjore.
Gjithsesi, unë jam i bindur se kjo bitisje komunisto-kapitaliste, do të shpejtojë rrëzimin e Partisë Komuniste Kineze.
Komunizmi zgjati mbi 80 vjet në vendet në të cilat fillimisht u krijua: në Rusi e cila u quajt Bashkimi Sovjetik. Në vendet e tjera evropiane, zgjati rreth 45 vjet. Jashtë Evropës, partitë komuniste kanë drejtuar për më shumë se 50 vjet, si në Kinë, Korenë e Veriut dhe Vietnam, më shumë se 40 vjet në Kuba dhe 30 vjet në Laos. Komunistët drejtuan për disa kohë në disa shtete të Afrikës, Azisë, dhe Amerikës së Jugut nën influencën e Bashkimit Sovjetik.
Më shumë se 20 vende në katër kontinente mund të kualifikohen si komuniste ose nën drejtimin komunist në disa periudha kohore. Përveç Bashkimit Sovjetik dhe gjashtë satelitët e tij evropianë, lista përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Angolën, Benin, Campodian, Kinën, Etiopinë, Korenë e Veriut, Laosin, Mongolinë, Mozambikun, Vietnamin, Jemenin e Jugut dhe Jugosllavinë. Popullsia që jetonte nën regjimin komunist deri në vitin 1989, arrinte mbi një bilion.
Jetëgjatësia dhe zgjerimi gjeografik kanë diktuar ndryshime dhe modifikime në praktikën e drejtimit komunist, në vende, kultura dhe kohë të ndryshme. Regjimi komunist ka evoluar për shkak të dinamikave të veta të brendshme ose në përgjigje të rrethanave ndërkombëtare. Është e vështirë të krahasosh drejtimin komunist në Rusi në vitin 1930, në Hungari në vitin 1960 apo në Poloni në vitin 1980.
Gjithsesi, përveç ndryshimeve, secili mund të përcaktojë qartësisht tipare të përgjithshme të regjimit komunist pavarësisht nga vendi, kultura apo koha. Një nga karakteristikat më evidente është dhunimi flagrant i të drejtave të njeriut. Drejtimet komuniste janë karakterizuar nga dhunimi masiv i të drejtave të njeriut që nga fillimi. Në vend që të mblidhte dhe të mbante fuqinë, regjimet komuniste kanë kaluar përtej vrasjeve individuale dhe masakrave lokale, dhe kanë integruar krimin në sistemin drejtues. Është e vërtetë që disa vjet pas vendosjes së regjimit në pjesën më të madhe të shteteve evropiane, dhe pas dhjetëra vjetësh në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, terrori ka humbur një pjesë të madhe të vrullit fillestar, dhe dhunimi i të drejtave të njeriut është bërë më pak flagrant. Gjithsesi, "kujtesa e terrorit" ka luajtur një rol të madh në shoqëritë dhe kërcënimi potencial zëvendësoi barbarizmin real. Për më shumë regjimet janë të orientuara drejt përdorimit të terrorit. Kjo mund të ilustrohet me Çekosllovakinë në vitin 1968, Poloninë në vitin 1971, 1976 dhe 1981 apo Kinën në vitin 1989. Këto rregulla janë aplikuar dhe aplikohen në të gjitha regjimet komuniste historike dhe aktuale.
Duke iu referuar raporteve të kujdesshme (nuk ka informacion ekzakt), numri i njerëzve të vrarë nga regjimet komuniste të ndarë në shtete apo rajone mund të jetë:
Bashkimi Sovjetik: 20 milionë viktima
Kina: 65 milionë
Vietnam: 1 milion
Koreja e Veriut: 2 milionë
Cambodia: 2 milionë
Evropa Lindore: 1 milion
Amerika Latine: 150000
Afrika: 1.7 milionë
Afganistani: 1.5 milionë
Kjo përfshin situata të ndryshme: individuale apo ekzekutime kolektive, vrasje në kampe përqendrimi, viktima të urisë apo dëbimeve.
Shifrat e radhitura më lart janë të dokumentuara dhe nëse ato janë vetëm vlerësime, kjo është sepse ka rrethana të justifikuara për dyshime, sipas të cilave numri mund të jetë më i lartë. Fatkeqësisht, ka pasur shumë pengesa në arkiva, sidomos në Rusi. Kjo e fundit nuk lejon verifikim të numrit të saktë.
Një tipar i rëndësishëm i krimeve të komunizmit, ka qenë represioni i drejtpërdrejtë kundra të gjithë kategorisë së njerëzve të pafajshëm "krimi" i të cilëve ishte vetëm prania në këto kategori. Në këtë mënyrë, në emër të ideologjisë, regjimet kanë vrarë dhjetëra mijëra milionë kulakë, fisnikë, borgjezë, ukrainas dhe grupe të tjera. Këto krime janë rezultate direkte të teorisë së luftës së klasave, e cila diktonte nevojën e "eliminimit" të njerëzve, të cilët nuk konsideroheshin si të dobishëm për ndërtimin e shoqërisë së re. Në vitet e fundit të shekullit të XX-të, në Bashkimin Sovjetik, KGB-ja citonte: "Çdo distrikt ishte i detyruar të dërgonte një numër fiks të 'armiqve të klasave'".
Kështu, autoritetet lokale duhet të arrestonin, të internonin, një numër konkret njerëzish. Nëse ata nuk e bënin këtë gjë, ata vetë do të bëheshin subjekte persekutimi. Në kuadrin e numrave të viktimave, lista më e rëndësishme e krimeve të komunizmit është më poshtë:
Ekzekutime individuale dhe kolektive të personave të konsideruar si oponentë politikë me apo me gjyqe arbitrare.
Represione të gjasshme të manifestimeve dhe goditje
Vrasja e pengjeve dhe e të dënuarve të luftës në vitet 1918-1922.
Pengesa e aksesit në arkiva e bën të pamundur për të dhënë shifra të sakta, por numri i viktimave është me dhjetëra mijëra.
Vdekja nga uria e rreth 5 milionë njerëzve në kuadrin e rekuizimit, në veçanti në Ukrainë në vitet 1921-1923. Vdekja nga uria është përdorur si një armë politike nga disa regjime komuniste jo vetëm në Bashkimin Sovjetik.
Dhjetëra e mijëra njerëz të kalbur në kampet e përqendrimit. Edhe këtu, pengesa në arkiva e bën kërkimin të pamundur.
690000 njerëz janë gjykuar arbitrarisht me vdekje dhe janë ekzekutuar si pasojë e "pastrimit" të Partisë Komuniste në vitet 1937-1938. Mijëra të tjerë janë dëbuar apo internuar. Në total nga 1 tetori i vitit 1936 dhe 1 nëntori 1938, rreth 1 565 000 njerëz janë arrestuar dhe përveç tyre 668 305 janë ekzekutuar. Rreth 30 mijë kulakë, janë vrarë gjatë kolektivizimit me forcë në vitet 1929-1933. Më tepër se 2 milionë janë dëbuar në vitet 1930-1932.
Mijëra njerëz të thjeshtë në Bashkimin Sovjetik janë akuzuar për lidhje me "armiqtë" dhe janë ekzekutuar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Për shembull, në vitin 1937 rreth 144 000 njerëz janë arrestuar dhe përveç tyre, 110 000 janë ekzekutuar me akuzën e lidhjeve me qytetarët polakë që jetonin në Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu, në vitin 1937, 42 000 njerëz janë ekzekutuar, pasi akuzoheshin se kishin lidhje me punëtorët gjermanë në BRSS.
6 milionë ukrainas kanë vdekur nga uria në vitin 1932-1933
Vrasjet dhe dëbimet e qindra dhe mijërave polakëve, ukrainasve, lituanezëve, latvianësve, estonezëve, moldavëve në vitet 1939-1941 dhe 1944-1945; Dëbimi i gjermanëve të Volgës në 1941-shin, Tartarëve të Krimesë në 1943-shin, si dhe çeçenëve në 1944-ën; dëbimi dhe shfarosja e një të katërtës së popullsisë në Kamboxhia në vitet 1975-1978; miliona viktima të shkaktuara nga regjimi i Mao Ce Dunit në Kinë dhe Kim Ir Sen në Korenë e Veriut. Edhe këtu, mungesa e dokumenteve nuk lejon për informacion preciz. Një numër i madh viktimash në pjesë të tjera të botës si në: Afrikë, Azi, Amerikë Latine, në vende që e quajnë veten e tyre komunistë dhe referohen në ideologjinë komuniste.
Kampet e përqendrimit të vendosura nga regjimi i parë komunist në vitin 1918 janë bërë një nga simbolet më të turpshme të regjimeve komuniste. Në vitin 1921, ishin 107 kampe, të cilat kishin mbi 50 000 të dënuar. Shkalla e lartë e vdekshmërisë në këto kampe mund të ilustrohet nga situata në Kampin Kronstadt: mbi 6500 të dënuar u vendosën në këtë kam në mars të vitit 1921, vetëm 1500 ishin gjallë një vit më vonë.
Në vitin 1940, numri i të dënuarve arrinte në 2 350 000 dhe ata ishin të vendosur në 53 komplekse përqendrimi, 425 koloni speciale, 50 koloni për të miturit dhe 90 shtëpi për të sapolindurit.
Gjatë 1940-ës kishte një shtesë prej 2,5 milionë të dënuarish çdo kohë. Në total, mes 15 dhe 20 milionë njerëzve kanë kaluar në kampe mes viteve 1930 dhe 1953.
Kampet e përqendrimit janë hapur edhe në vende të tjera komuniste si në Kinë, Koreja e Veriut, Kamboxhia dhe Vietnam.
Invazioni nga Ushtria sovjetike në disa vende gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shoqërua sistematikisht nga një terror masiv, arrestime, dëbime, dhe vrasje. Vendet më të prekura ishin Polonia, me 440 000 viktima në vitin 1939, duke përfshirë edhe vrasjen e oficerëve të burgosur polakë gjatë luftës në Katyn, në vitet 1944-45, Estoni (175,000 viktima duke përfshirë edhe vrasjen e 800 oficerëve që përbënin 17,5 % të gjithë popullsisë), Lituania, Latvia (119,000 viktima), Arabia dhe Bukovina e Veriut.
Dëbimet e të gjitha kombësive ishin një mjet politik i përgjithshëm veçanërisht gjatë LIIB. Në vitet 1940-41, rreth 330,000 shtetas polakë të cilët jetonin në zonat që ishin pushtuar nga Ushtria Sovjetike, u dëbuan në Bashkimin sovjetik të Lindjes, kryesisht në Kasachstan. 900,000 gjermanë nga Volga janë deponuar vjeshtën e 1941-shit; 93,000 Kalmouks janë dëbuar në dhjetor të vitit 1943; 521,000 çeçenë janë dëbuar në shkurt të 1944-ës; 180,000 tartarë të krimesh janë dëbuar në vitin 1944. Lista nuk do të ishte e plotë nëse nuk do përmendnim Latvianët, Lituanezët, Estonianët, Grekërit, Bullgarët, armenët e Krimesë, meshketinët turq dhe kurdët nga Kaukazi.
Deportimet gjithashtu, krijuan oponentë politikë. Që nga viti 1920, oponentët politikë në Rusi janë dëbuar në ishujt Solokovë. Në vitin 1927, kampi i ndërtuar në Solovki përmbante 13 000 të dënuar të cilët përfaqësonin 48 kombësi të ndryshme.
Krimet më të dhunshme të regjimit komunist si vrasjet masive dhe gjenocidi, tortura, puna skllavëruese, dhe forma të tjera të terrorit fizik masiv, kanë vazhduar në Bashkimin Sovjetik dhe duke u shtrirë edhe në vende të tjera të Evropës deri në vdekjen e Stalinit.
Që nga mesi i viteve '50, terrori në vendet komuniste evropiane, u zvogëlua shumë por persekutime të grupeve dhe individëve të ndryshëm, ka vazhduar. Kjo përfshinte survejimet policore, arrestime, burgosje, trajtime, shtrëngime të trajtimit psikik, kufizime të ndryshme të lirisë së lëvizjes, diskriminimin në punë. Regjimet komuniste evropiane poststaliniste, kanë shpërthyer frikën e përhapur të persekutimit potencial i cili është prezent në kujtesën kolektive. Në terma të përgjithshme, gjithsesi, kujtesa e terrorit të së shkuarës, është dobësuar duke pasur më pak influencë në brezat e rinj.
Gjithsesi, edhe gjatë këtyre periudhave relativisht të qeta, regjimet komuniste kanë qenë të afta të tregonin violencë masive nëse ka qenë e nevojshme. Kjo ilustrohet nga ngjarjet në Hungari në vitin 1956, në Çekosllovaki në vitin 1968, ose në Poloni në vitet 1956, 1968, 1970 dhe 1981.
Shembja e komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera evropiane, ka lehtësuar aksesin në disa arkiva për të dokumentuar krimet gjatë komunizmit. Para 1990-ës, këto arkiva ishin krejtësisht të rezervuar. Dokumentet që mund të gjenden aty, janë një burim shumë i rëndësishëm informacioni në mekanizmat e drejtimit dhe vendimmarrjes, dhe plotësojnë njohjet historike të funksionimit të sistemit komunist.
Përfundimet:
Duket se është konfirmuar që përmasat kriminale të regjimit komunist, nuk kanë qenë rezultat i rrethanave por rrjedhojë e rregullave të vendosura nga themeluesit e këtyre regjimeve qenë parë se të merrnin pushtetin. Liderët historikë të komunizmit, nuk i kanë fshehur kurrë objektivat e tyre që ishin: diktatura e proletariatit, eliminimi i oponentëve politikë dhe i kategorive të popullsisë, të cilave nuk u përshtatej modelit të shoqërisë së re. Ideologjia komuniste, kudo dhe kurdo që është zbatuar qoftë në Evropë apo në një vend tjetër, ka rezultuar gjithmonë në terror masiv, krime në shkallë të lartë, dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa analizojmë rrjedhojat e implementimit të kësaj ideologjie, nuk mund të injorojmë ngjasimet me pasojat e zbatimit të një tjetër ideologjie të shekullit të 20-të të quajtur Nazizëm.
Gjithsesi, ndërsa karakteri i krimit dhe i dënimit të ideologjisë naziste ka qenë i në kontrovers. Të paktën për gjysmën e shekullit dhe liderët e kësaj ideologjie, dhe shumë autorë krimesh janë dërguar në bankën e të akuzuarve, ndërsa në ideologjinë komuniste nuk ka pasur një reagim të tillë. Krime shumë rrallë, janë bërë subjekt i ndjekjes penale dhe shumë prej autorëve të krimeve nuk janë vënë para drejtësisë. Partitë komuniste, janë akoma aktive në disa vende dhe ato nuk e kanë distancuar veten e tyre nga e kaluara, në të cilën ato kanë mbështetur dhe bashkëpunuar e regjimet kriminale komuniste. Simbolet komuniste janë të përdorura gjerësisht, dhe informacionet publike për krimet janë shumë të varfra. Kjo është veçanërisht e dukshme, nëse krahasohen këto njohur me ato të krimeve të nazistëve. Arsimimi i brezave të rinj në shumë vende, nuk ndihmon që të ngushtohet ky boshllëk.
Interesat politikë dhe ekonomikë të vendeve të veçanta, ndikon në shkallën e kritikave, në disa vende që janë ende nën regjimin komunist. Kjo duket shumë qartë në rastin e Kinës. Unë kam mendimin se nuk duhet të ketë më vonesa në dënimin e ideologjisë komuniste në nivel ndërkombëtar. Kjo duhet bërë nga Asambleja e Këshillit të Evropës në nivel parlamentar dhe nga Komiteti i Ministrave në nivel ndërqeveritar.
Për më shumë, Asambleja duhet t'i rekomandojë Komitetit të Ministrave ngritjen e një komiteti i cili do të hetonte për krimet shqetësuese komuniste në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare, duhet të nxiten për të ngritur komitete të kësaj natyre në nivel kombëtar. Këto komitete, duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Komitetin e Këshillit të Evropës.
Qëllimi themelor i punës të Këshillit të Evropës dhe komiteteve kombëtare duhet të jetë gjetja e fakteve dhe propozimi i masave konkrete të cilat kanë si qëllim të sjellin drejtësi të shpejtë dhe kompensim, si dhe pagimin e dëmshpërblimit në kujtesë të viktimave.
Kusht i domosdoshëm për suksesin e punës së komiteteve është assesi në arkiva, kështu që unë kërkoj hapjen e të gjitha arkivave komuniste që janë ende të padepërtueshme nga publiku.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja,duhet të fillojë një fushatë për informimin e krimeve të komunizmit.
Në këndvështrimin tim, këto veprime do të të mbajnë gjallë diskutimin dhe debatin mbi krimet e komunizmit. Ky do të jetë një ndihmë për influencat dhe forcat demokratike në Kinën komuniste. Në shoqërinë e sotshme me teknologji moderne, si transmetimet satelitore, interneti, celularët, dhe rritja e vazhdueshme e turizmit dhe tregtisë, është e pamundur për të mbajtur njerëzit e painformuar dhe të izoluar. Për këtë unë parashikoj një shembje të shpejtë të komunizmit në Kinë.
* Autori eshte anetar i Keshillit te Europes