Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Marketingu Online
Dėrguar tė Wednesday, 30 November @ 21:06:47 PST nga aipr

Marketing

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Accomodation Albania”...




Alban Bala- AIPR


Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si një formë për të thirrur në tregun shqiptar të huajt. Analizat e marketingut online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së shumti pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Accomodation Albania”, pra udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier atje. Më pak këto kërkime janë të orientuara për klimën “weather Albania”, ndërsa kërkimet e njëmendëta të tregut janë ende shumë larg.

Kjo pikë së pari sepse oferta e tregut shqiptar, të ngritur kryesisht mbi importe, nuk paraqet ndonjë interes. Shumë pak prodhues kanë përmirësuar imazhin e tyre në rrjetin botëror të informacionit këto vitet e fundit, ndërsa shumica e biznesmenëve shqiptarë edhe kur përdorin postën elektronike, pavarësisht se kanë internet faqet e kompanive të tyre, përdorin adresa që merren falas në Internet si Hotmail, Yahoo, etj, duke humbur maksimalisht besueshmërinë. Këto adresa sot përdoren kryesisht nga individë të dëshpëruar në vendet aziatike që kërkojnë me ngulm të emigrojnë drejt Perëndimit duke u paraqitur pa sukses si sipërmarrës me përvojë, sa për të garantuar një ftesë nga një kompani europiane, qoftë edhe shqiptare.

Në databazat kryesore të shkëmbimeve tregëtare në internet kompanitë shqiptare numërohen me gishtat e njërës dorë. Pasi numri i kompanive të regjistruara nga Shqipëria kaloi 6-tën, portali “Go4worldbusiness.com” hodhi në rrjet ndër-faqen e saj “Go4albanianbusiness.com”, e cila për ironi brenda dy javësh u popullua me “kompani” dhe “oferta” nga India, Pakistani dhe Nigeria.

Kompanitë shqiptare megjithatë kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e internetit falë takimeve shumë më intensive me partnerë apo klientë nga Europa perëndimore. Për këtë shkak, numri i atyre që kërkojnë të kenë një faqe interneti të ofertës është gjithnjë në rritje.

Por të jesh në rrjet me emrin e firmës apo produktit tënd nuk mjafton. Sepse shikueshmëria nuk varet nga prania, por nga shkalla jote e promovimit. Dhe për këtë shërben marketingu online.

Botimi i katrorëve interaktivë (banners) në faqe të vizituara dëndur, të cilët ndërtojnë imazhin e markës/logos/emrit – dhe që prijnë vizitorët drejt Internet faqes sate është rruga më e shkurtër. Një rrugë tjetër është që të shpërndash me email mesazhin tënd në drejtime të ditura klientësh/konsumatorësh potencialë. Format e marketingut online janë sot në fakt aq të sofistikuara saqë profesionistët janë në gjendje që, pa bërë në fakt asnjë shkelje etike,- të mësojnë edhe orientimin në treg të vizitorëve të rastësishëm të tyre apo atyre klientëve të piketuar, të cilëve u dërgohet një email i thjeshtë.

Prej disa vitesh në Shqipëri një numër internet-faqesh dhe operatorësh promovojnë shikueshmërinë e tyre të lartë dhe ftojnë kompanitë t’i përdorin këto faqe si rrugë për marketingun e tyre. Kjo është një ofertë e mirë për të gjithë, përsa kohë që është realiste.

Sepse nëse një faqe lajmesh vizitohet më së shumti nga studentët që jetojnë jashtë Shqipërisë, përse një kompani që prodhon kolltuqe në Shqipëri duhet të bëhet e arritshme për ta? Ata sot nuk janë blerës. Ndoshta as nesër. Ky është në thelb një investim i pasigurt.

Kush janë Internet faqet që vizitojnë më shumë emigrantët shqiptarë? Ata që blejnë shtëpi, që u blejnë të afërmëve mallra, që duan të dinë sa para të sjellin kur të vijnë për të blerë një shërbim apo një produkt të rëndësishëm?

Shkoni tek Njoftime.com për ta kuptuar këtë. 90% e vizitorëve të saj janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Që porosisin dhe blejnë.

Marketingu online në fakt është ndërtuar pikërisht për të forcuar sigurinë e përpjekjes marketuese duke rritur së pari efektivitetin e saj. Pak para për më shumë efekt.

Interneti lejon sot komunikime interactive shumë më të pasura sesa TV-ja, radioja dhe telefoni marrë së bashku. Një reklamë në TV-të shqiptare zgjat maksimalisht 35 sec, ndërsa në internet ti mund të ruash një format audio-video të palimituar në kohë, duke i dhënë vetes edhe luksin e shpjegimeve për përdorimin e produktit. Jo vetëm kaq. Këtë klienti,-- nëse i intereson mund ta rishohë menjëherë apo sa herë të dojë. Nëse interesi i tij thellohet, me një klik ai mund të aplikojë online qoftë për blerje, qoftë për sqarime të mëtejshme pa harxhuar në fakt asnjë cent.

Sot interneti të lejon të flasësh falas në telefon, madje edhe me figurë dhe kjo është një mundësi që e ofrojnë që nga rrjetet e supermarkatave nëpër botë deri tek fabrikat dhe uzinat, që kanë non stop operatorë online të disponueshëm. Vizitoni pak faqen më tërheqëse për tregëtinë me Kinën “Alibaba.com” dhe do të shihni se thuajse çdo fabrikë në këtë vend ta jep mundësinë ta vizitosh atë më parë virtualisht, t’ia njohësh produktet në detaje, të bisedosh me një përgjegjës teknik apo të shitjeve me zë e figurë në anglisht, duke kursyer kohë dhe para’.

Sigurisht ajo që kompanitë ndërtojnë së pari përmes rrjetit botëror është imazhi serioz dhe garancitë e bashkëpunimit. Këto janë elementët e parë të një certificate për sukses, ndësa ekonomia është globale dhe marrëdhënia lokale.


 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 4.2
Vota: 10


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


Associated Topics

Marketing

"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: