Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

A Mund Te Jetoje Njeriu Normal Ne Kete Vend?!
Dėrguar tė Monday, 14 August @ 15:10:12 PDT nga aipr

Public Relations
Ngjarja qe ndodhi kete fund-jave ne parlamentin shqiptar ka ngjallur tek shume njerez ne Shqiperi dyshime serioze ne lidhje me te ardhmen e vendit si dhe pasiguri.

Nje ish-kryeminister fluturoi permbi tryezen e qeverise ne sallen e Kuvendit si anetar triadash kineze apo si personazh i filmit Ninxhat. Nje tjeter deputet i nje Levizje, e cila pretendon pershpejtimin e integrimit te vendit ne BE, imitonte Hollandezin Fluturues duke e kthyer ne ring gjithe sallen e ligj-berjes ne Shqiperi. Kryetari i te majteve Edi Rama, ne nje perpjekje kercenimi ndaj mazhorances dhe kreut te saj, u vete-shpall ne emer te Partise Socialiste autor per ngjarjet e tmerrshme te vitit 1997, duke premtuar perseritjen e tyre. E gjitha kjo eshte ne fakt e paimagjinueshme.



Nga Alban Bala

Ngjarja qe ndodhi kete fund-jave ne parlamentin shqiptar ka ngjallur tek shume njerez ne Shqiperi dyshime serioze ne lidhje me te ardhmen e vendit si dhe pasiguri.

Nje ish-kryeminister fluturoi permbi tryezen e qeverise ne sallen e Kuvendit si anetar triadash kineze apo si personazh i filmit Ninxhat. Nje tjeter deputet i nje Levizje, e cila pretendon pershpejtimin e integrimit te vendit ne BE, imitonte Hollandezin Fluturues duke e kthyer ne ring gjithe sallen e ligj-berjes ne Shqiperi. Kryetari i te majteve Edi Rama, ne nje perpjekje kercenimi ndaj mazhorances dhe kreut te saj, u vete-shpall ne emer te Partise Socialiste autor per ngjarjet e tmerrshme te vitit 1997, duke premtuar perseritjen e tyre. E gjitha kjo eshte ne fakt e paimagjinueshme.

Pershkallezimi i situates drejt nxitjes se revoltave apo Mosbindjes Civile prodhon ne Shqiperi destabilitetin me te madh te perjetuar qe nga momenti i daljes nga vendi te trupave nderkombetare te misionit Alba. Psikoza e betejes fisnore “Tuci-Hutu” u rikthye me se e plote edhe njehere duke shtruar ne tryezen e seicilit prej nesh pyetjen ekzistenciale: A mund te jetoje njeriu normal ne kete vend?!

Me sinqeritetin me te madh dua te pyes: Çfare do ta pengonte te majten shqiptare te kishte dale me dinjitet, njerezisht, nga salla e Kuvendit, duke shpallur boterisht bojkotin e zgjedhjeve, ashtu siç edhe bene te nesermen e ngjarjes shkaktaret e saj? Çfare i shtoi – ne efekte publike- politikes se majte ajo dhune massive shkaterruese? Ne fund te fundit, cilin zhvillim te rrezikshem politik parandaloi akti, qe kulmoi me shkaterrimin e prones publike te parlamentit nga opozita? Sepse shpjegimi silogjik me “levizje chartiste” nuk mjafton per te kuptuar arsyet.

Keto pyetje ne themel nuk mund te marrin nje pergjigje, pikerisht sepse per to nuk ka dot nje pergjigje.

Ne diskutime me miqte e mi gazetare, analiste por edhe njerez te biznesit mbi kete ngjarje, verejta me dhimbje se shumica prej tyre i referohen te shkuares per te kuptuar te ardhmen. Per shume prej tyre e tashmja nuk ekziston. Dhe mbajne mend shume. Citoj:

-         A nuk ishte Ilir Meta qe arrestoi Sali Berishen dhe kishte ne plan ta asgjesonte fizikisht? Naten e festes kombetare e arrestoi. A nuk ishte qeveria nen drejtimin e tij, kur gjimnazistet e Bajram Currit u sulmuan me granata ne sheshin e qytetit?

-         A nuk ishte nxenesi i Edi Rames, Blendi Gonxhe ai qe deklaroi perpara ndezjes flake te Lushnjes se asnje institucion shteteror nuk do te mbetej ne kembe, nese se majtes nuk i hapej rruga drejt pushtetit? A e mbajti fjalen ai dhe gjithe e majta? A nuk pohoi Edi Rama perseri autoresine mbi ato ngjarje? Rrafsh me toke i bene te gjitha institucionet. Pse te mos ta bejne perseri?

Nje miku im i majte, i cili pretendon se kerkesa e opozites eshte legjitime, thote megjithate se “keto akte me se miri i sherbejne mazhorances per t’u justifikuar dhe mbreteruar, se askush as brenda dhe as jashte vendit nuk e toleron me gjate dhunen fizike ne institucione. Kane bere gafë te majtet!”.

Ne fakt a mund te quhet nje gafe politike ajo qe ka ndodhur, apo kemi te bejme me nje filozofi veprimi politik?

Per sa kohe qe ishte ne pushtet, e majta akuzonte Berishen se nuk di te beje opozite dhe e mbiquante reagimin e tij destruktiv. E akuzonte per sjellje vandale publike, ngase pushtonte sheshet pa leje. Ajo qe ka ndodhur ne parlament gjate atyre koheve megjithate, nuk ka qene kurre e ketyre permasave.

Kjo opozite- e drejtuar nga Edi Rama, eshte anarkiste. Sepse i tille eshte lidershipi i kesaj partie. E tille eshte tradita revolucionare e se majtes, e cila ne Europe ka kohe qe e ka lene shtratin e vjeter pseudo-marksist te dhunes, per t’ju kthyer kultures se dialogut apo perfaqesimit te protestes se kontrolluar qytetare. Nuk eshte Edi Rama me i majte se Marco Pannella (ne qarqet europiane ai madje konsiderohet si ekstremist), i cili ne menyre te perseritur ka kryer personalisht greva urie ne shenje proteste ne sheshet e Romes, per te shprehur kundershtimin e tij ndaj politikave te caktuara te mazhorancave italiane. Por kurre, asnje lider i majte europian, nuk ka marre persiper shkaterrimin e vendit te tij.

Madje, gjate fushates se fundit zgjedhore e majta u viktimizua duke e ri-perjetuar 1997-ten si plagen e saj me heroike. Ngjarjet e atij viti famekeq ishin preludi dhe epilogu i fushates socialiste, ku Fatos Nano humbi me ndihmen e Edi Rames. Ne Kongresin parazgjedhor te PS-se, Edi Rama instrumentalizoi gjithçka duke nxjerre  ne tribune perfund edhe femije jetime apo shamizeza, qe ofruan si melhem per plaget e 1997-tes fitoren e zgjedhjeve nga PS-ja. Marrja e autoresise per pasojat dhe permbysja e qendrimit te se majtes per nje ngjarje kaq te rendesishme ne historine tone te re rrezon seriozitetin e çdo aksioni politik qe opozita mund te tentoje ne ditet qe vijne. Sepse ajo nuk eshte me e besueshme.

Pas ketyre ngjarjeve te renda qe kane ndodhur, nuk me intereson te vleresoj se ne cilen ane qendron e drejta. Ne duelin e motiveve mes paleve, nese Berisha e ben te gjithe kete veprim politik per pushtet, po socialistet dhe kampi i se majtes, perse po e ben kete zallamahi shkaterruese? A nuk jane edhe ata te motivuar nga deshira per t’u rikthyer aty ku ishin deri para nje viti?

Çdo mazhorance ka kohen e saj te akomodimit, akumulimit, ezaurimit te imazhit, figurave drejtuese, politikave. Dhe rotacioni me i natyrshem eshte ai i cili ndertohet mbi analizen e rezultateve.

Socialistet qendruan ne pushtet per tete vite. Mazhoranca e tyre tregoi se ishte akomoduar me pushtetin dhe nisi realizimin e detyrave funksionale vetem ne mandatin e dyte. Por historia e afert e piramidave dhe ngarkesat negative emocionale justifikuan publikun qe t’i rizgjidhte te majtet, edhe pse me nje diference te ngushte.

Humbja e zgjedhjeve te 3 korrikut 2005 ka qene nje pergjigje publike dhe reale ndaj menyres se qeverisjes se majte, e mbetur ne nje bllok ku ende nuk ka ndryshuar asgje: as emra, as fytyra, as politika. E vetmja gje qe ka sjelle Edi Rama ne ate parti politike eshte ngjyra e mureve te selise dhe PR-i ne menyren e te berit opozite.

Reagimi pro-aktiv si tipar i PR-it politik eshte i pelqyeshem kur ai mbeshtetet mbi dialog/nderkomunikim. I tille ne krejt aksionin politik te socialisteve ka qene vetem publikimi dhe shperndarja e nje posteri per 100 ditet e para te qeverise Berisha. Pjesa tjeter ka qene nje show pa permbajtje.

Elementet e dhunes qe iu shtuan kesaj politike pa adrese, e kane futur ne qorrsokak jo vetem jeten politike, por edhe te ardhmen e ketyre partive.

E para, sepse publiku eshte i qarte se qeveria Berisha nuk ka pasur kohe te performoje me te miren e saj.

E dyta, sepse qeveria Berisha mund te disbursoje ne prag te vjeshtes nje sasi te konsiderueshme investimesh publike, qe nese behen ne kohen dhe menyren e duhur, krijojne shanse financiare shume me te besueshme tek publiku i gjere per te zbutur krizen e njohur ekonomike te dimrit.

E treta, vemendja nderkombetare ndaj Shqiperise eshte tanime e rritur per shkak te prirjes se natyrshme hyrese te investimeve te huaja dhe nje volum i mire investimesh pritet te hyjne ne vend, me miratimin ne shtator te ligjit te ri per koncensionet, por edhe ne kuader te plotesimit te disa kushteve paraprake qe lehtesojne perfshirjen e vendit ne programme te reja komunitare.

Ne kete kuader, perpjekja e opozites se majte per te motivuar nje levizje popullore te gjere mbi premisa preventive elektorale eshte e destinuar te deshtoje. Berisha deshtoi te aktivizonte rreth 4 vjet me heret nje levizje te ngjashme edhe pse ai perdori pasojat reale te krizes se zgjedhjeve te vitit 2003. “Duam votat tona” – u thjeshtua ne nje barcelete, pikerisht sepse pushteti i asaj kohe ishte e qarte qe nuk do te bente hapa mbrapa per te leshuar hapesire ne rezultatet e permbyllura zgjedhore.

Ajo qe motivon politikisht publikun shqiptar jane krizat e renda te sistemeve, ku qytetaret jane pergjithesisht viktimat. Nese njerezve do t’u kerkohej te protestonin kunder gjykatave te korruptuara, ata edhe mund ta benin kete, edhe pse Kreshnik Spahiu- i cili eshte perpjekur te masivizoje nje levizje te ngjashme, nuk e mendon tamam keshtu. Nese njerezve do t’u kerkohej te protestonin kunder çmimeve te larta, ata edhe mund ta benin kete, te vetedijshem se kjo nuk ndryshon asnje gje.

Publiku shqiptar nuk ndan pronesi mbi politikat dhe aq me pak mbi politikat elektorale. Ardhja e njerit apo tjetrit grup ne pushtet reflektohet ne nivelin e votuesit me shume si vote kunder ndaj kushteve te jetes, aksesit ne institucione, dhe menyres se funksionimit te nje grupi sistemesh ku ligjin e bejne tregu dhe drejtesia.

Fatos Nano iku nga drejtimi i shtetit ne çastin qe publiku e identifikoi ate me nje Sulltan, i cili kishte pervetesuar resurset e krejt nje vendi per interesa ngushtesisht individuale. Edi Rama nuk mund t’i binde shqiptaret se Sali Berisha eshte i tille, as se ai eshte i korruptuar; nuk mund t’i binde shqiptaret se ajo qe Berisha po instalon eshte diktatura e kartonave, sepse publiku e ka pranuar menyren e qeverisjes me dhunen e kartonave. Publiku, ne nivelin e sotem te zhvillimit social-ekonomik (kolektiv), politik (institucional) dhe mendor (individual) e pranon te drejten e shumices per te vendosur dhe per t’u gjykuar per vendimet e saj ne periudhat pasuese zgjedhore. Kjo paradigme e organizuar shoqerore ne Shqiperi nuk mund te rrezohet me pretendimin se nje karrige ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte adresuar gabim nga parlamenti. Aq me pak motivohet publiku nga skenat e dhunes ne parlament.

Opozitarizmi kerkon pike se pari komunikim me publikun, vetedijesim te tij per çeshtjet parimore mbi te cilat organizohet sistemi shteteror dhe rendi kushtetues ne Shqiperi, pastaj mbrojtje individuale te ketyre vlerave, dhe nese kjo nuk mjafton atehere ai mund te pershkallezohet ne forma dhe menyra ku nuk perjashtohet protesta qytetare, aksioni civil, kundervenia e qytetarit ne nivel politik me shumicen qe drejton vendin. Ftesa e publikut per te rrezuar shtetin si kunder-veprim politik eshte jo vetem nje utopi anarkiste. Ajo eshte deshmi se politika shqiptare nuk ka sot lidere, por vetem titullare.

 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 3
Vota: 2


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


Associated Topics

Marketing

"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: