Ne pershtypjen e pare eshte e lehte te besosh, se tregu i arsimit privat lulezon ne Shqiperi, duke nisur nga kopshtet, shkollat, Universitetet, kurset dhe gjithçka tjeter qe ka te beje me arsimimin. Por ajo qe arrin deri tek “nevojtari” eshte informacioni i gjymte.
Nga Suela Mino
Me nje tufe fletepalosjesh ne dore, nje i njohur i imi, ish-sportist shume i njohur ne Shqiperi, me kerkoi ndihme per te zgjedhur nje universitet te mire privat per te birin, ndersa une me nje buqete emrash ne mendje iu pergjigja se as vete nuk po gjeja dot nje shkolle te besueshme per vajzen time 6 vjeçare.
Ne pershtypjen e pare eshte e lehte te besosh, se tregu i arsimit privat lulezon ne Shqiperi, duke nisur nga kopshtet, shkollat, Universitetet, kurset dhe gjithçka tjeter qe ka te beje me arsimimin. Por ajo qe arrin deri tek “nevojtari” eshte informacioni i gjymte.
Ne dime shume mire slloganet e universiteteve, dime emrat e disa prej tyre, por asnje fjale me shume per kapacitetet, mesuesit, deget, mjediset, programet, etj. Ndersa i permenda mikut tim njerin prej ketyre universiteteve ai me shpjegoi se kishte shkuar atje dhe kishte mesuar se krejt shkolla kishte 30 studente dhe po kaq banka. Kishte “nje pseudo- laborator, nje mikro-salle kompjuterash, nje biblioteke sa nje mini-market me shume - shume 100 libra- me shpjegoi. Sikur te kishin harxhuar per shkollen parate qe harxhojne per reklame, sot do te ishte alamet shkolle”- qesendisi ai edhe me padijen time.
Ne Shqiperi vertete mungon nje tradite e sprovuar e arsimimit, per me teper atij privat, porse fale njohjes prej afer qe shqiptaret kane patur ne keto vitet e fundit kryesisht me Universitetet jashte vendit, kerkojne nje arsye te mire per t’i besuar nje Universiteti privat ne Shqiperi, me tarifa aspak te uleta.
Ne kushtet kur gara e dijes forcohet njekohshem me ate te punesimit, nje prindi qofte edhe te pasur i duhet te mendohet mire para se t’ia besoje jo vetem arsimimin, por edhe formimin e femijes se tij nje shkolle private.
Me besimin se shkollat e larta ne Shqiperi i pergjigjen trendit teknologjik te kohes, kerkova te gjej Universitetet shqiptare ne Internet. Per humor, ne rrjetin boteror te informacionit mund te gjesh ende shkollen e parties “V.I.Lenin”, ku brymoseshin sekretaret e pare te ndermarrjeve dhe kualifikoheshin mjeleset. Por nga shkollat e larta private shqiptare, te kerkuar ne anglisht, te del vetem nje prej tyre. Enciklopedia Wikipedia ne zerin “Shqiperia” permend nder shkollat e larta private “
University of New York Tirana, Universiteti Kristal, Universiteti Marin Barleti, Universiteti Zonja e Keshillit te Mire, Universiteti UFO, Fakulteti Juridik Luarasi”. Te tjerat jane institute shteterore (ku po ashtu mungon ai i Elbasanit). As Ministria e Arsimit nuk ka nje hapesire ne faqen e saj te internetit per shkollat private, aq me pak universitetet.
Duhet te shkosh me kembe ne seicilen prej tyre per te gjetur nje lloj informacioni. Nuk figurojne pedagoget. Me shume pak perjashtime, ne shumicen e tyre nuk figurojne vendet ku diplomat e ketyre shkollave jane te barazvlefshme.
Sipas nje studimi te SOROS Foundation qe eshte shperndare ne janar te ketij viti, shkollat jo publike te larta ne Shqiperi kane disa avantazhe. Pertej investimeve disa here mbreselenese, sipas raportit, menaxhimi i ketyre Universiteteve Private eshte shume me professional se ai i Universiteteve Shteterore. Programi i tyre sipas te njejtit studim eshte modern, madje shpesh here i huazuar nga universitete te huaja. Disa nga kurset e ofruara jane ne gjuhe te huaj çka prodhon nje avantazh konkurues te ketyre Universiteteve Private ne lidhje me ato Shteterore.
Duke pasur nje pagese shume here me te denje ndaj profesoratit te tyre, Universitetet private pritet te thithin ajken e shkollareve duke pretenduar edhe per nje rritje te cilesise se programeve.
Studimi i Soros Foundation zbulon se disa Universitete Private zhvillojne politika drejtuese qe marrin parasysh tema atraktive per studentet. Politikat e barazise promovohen ne menyre te tille qe te terhiqen dhe ata studente me te ardhura te uleta. Njekohesisht Universitetet Private jane shume me autonome ne lidhje me pranimet/largimet e studenteve. Ata perfitojne nga kerkesa e larte per edukim duke vendosur sipas rastit edhe tarifa te larta pagesash. Per me teper keto Universitete private nuk paguajne TVSH.
Sipas studimit te siperpermendur, Universitetet private ne Shqiperi jane “lilipute”. Shkolla e larte e Drejtesise Luarasi ka ne vit 160 studente dhe Universiteti i NY ne Tirane ka gjithsej 450 studente. Kjo i ben ata pak te afte ne terma afat-gjate pot e merret parasysh rritja e kompetences dhe evolucioni i arsimit me mjete teknologjike.
Praktika tregon se universitete te vegjel me me pak se 1,000 studente nuk ja dalin te mbijetojne ne nje mjedis perdite e me konkuruese.
Universitetet private nuk zhvillojne mekanizma qe garantojne cilesine. Ata duhet te provojne se programet e ofruara prej tyre jane konkurues ne menyre qe te ndikojne mbi perceptimin se ata kujdesen vetem per fitimin dhe jo per cilesine.
Universitetet private deri tani ofrojne vetem mesim, por jo kerkime. Kaq u kerkon shteti dhe kaq ofrojne ato.
Pjesa me e madhe e stafit nuk eshte me kohe te plote dhe zakonisht e ka mesimdhenien nje pune te dyte. Kjo nuk i sherben Universiteteve private dhe ne terma afat-mesem zbeh çdo vlere te programeve te tyre apo te kushteve qe ato ofrojne.
Ndikimi politik eshte shume i rendesishem ne procesin e akreditimit dhe po ashtu ne fazat perndjekese. Hapat e fundit liberalizues te ministrit Pollo per arsimin e larte privat mund t’i japin hapesire te re sektorit, por ato duhen nxitur me rritje te kerkeses per cilesine e prodhuar nga keto shkolla.