Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin “vendim”. Te gjithe jemi gjendur para nje situate te tille. Keto momente konkretizohen me mire kur jemi te trysnuar qe ne çast te marrim nje vendim per menyren e veprimit. Te shkojme majtas apo te shkojme djathta? Te luftojme apo t’ia mbathim me vrap? Te ofrojme nje shpjegim, apo te bertasim me te madhe?
Nga Prof. Dr. Steven R. Van Hook
Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin “vendim”. Te gjithe jemi gjendur para nje situate te tille. Keto momente konkretizohen me mire kur jemi te trysnuar qe ne çast te marrim nje vendim per menyren e veprimit. Te shkojme majtas apo te shkojme djathta? Te luftojme apo t’ia mbathim me vrap? Te ofrojme nje shpjegim, apo te bertasim me te madhe?
Eshte nje prove e vertete e asaj se çfare jemi, qofte si kompani apo si person, se si i bejme balle situatave ne mes te nje krize. Lajmi i keq eshte se ne kurre nuk e dime me siguri sa te mire jemi per ta bere kete derisa vjen koha e proves. Lajmi i mire eshte se ne mund ta pergatisim veten ne princip.
Ekzistojne tre menyra te zgjuara per t’iu qasur situatave te krizave:
1) Shmang nje krize ne rradhe te pare (pak parashikim ka vlera sa nje liste me kura);
2) Adresim i shpejte dhe zgjidhje e problemit te krizes para se te shkallezohet;
3) Kerkimi i rrugeve te mundshme, per ta kthyer krizen tuaj ne nje oportunitet.
Me poshte gjendet nje model klasik se si nje krize mund te shnderrohet ne nje oportunitet fal nje Marredhenie Publike te mire:
Ne vitin 1986 dikush vendosi kapsula te helmuara me sasi vdekjeprurese te cianidit ne shishet e Johnson and Johnson qe gjendeshin ne raftet e nje magazine. Kompania u ndodh para nje krize faktike. Pike se pari ajo terhoqi nga tregu gjithe mostrat e ketij produkti me vlere 300 miljone dollare.
Me pas kompania futi amballazhues me element sigurie, te cilat u bene shkak ndryshimi per gjithe industrine. Por me e rendesishmja ishte se kompania u gjend e pregatitur, veproi me gjakftohtesi, iu pergjigje pyetjeve te ashpra dhe ne fund arriti te mbante dominimin e saj ne treg. Ata shfrytezuan median per te demonstruar shqetesimin dhe vendosmerine e tyre per zgjidhjen e krizes. Ka qene nje mesazh kurajoz dhe udheheqes, permes marredhenieve publike efektive.
Situate tjeter nga California:
Ky rast ka ndodhur ne Los Angeles ne kohen e nje thatesire te gjate, kur nje tubo e gjere uji shpertheu ne mes te Ventura Boulevard, nje prej rrugeve me te populluara, duke shkaktuar çarjen e tokes ne pjese. Uji mbuloi rruge dhe trotuare duke detyruar bizneset qe te mbylleshin. Zona u bllokua teresisht, keshtu qe asnje prej konsumatoreve nuk mund te shkonte ne keto biznese. Por mediat e lajmeve gjendeshin kudo. Nje prej bizneseve ne zonen e permbytur ishte edhe nje restorant hamburgerash me emrin Mel’s Diner. Per aq kohe nuk kishte asnje klient, Mel filloi te jepte hamburgera falas per punetoret qe po merreshin me riparimin e tubit te ujit. Ekipe televizive te lajmeve moren video rreth kesaj dhe ate mbremje mijera shikues pane nje reportazh te gezueshem te nje akti qytetarie te larte nga ana e Mel’s Diner. Ne kembim te kostos se disa hamburgerave, Mel morri ate lloj mbulimi mediatik qe nuk mund ta blinte kurre, sepse ai beri gjene e duhur ne momentin e duhur.
Rast hipotetik nga Rusia:
Le ta zeme se ju jeni nje sipermarres i cili ka blere nje ndertese te madhe me apartamente ne qender te Moskes, qe me pare ishte e zene nga njerez te moshuar, dhe planifikoni ta ktheni ate ne nje hotel luksoz. Juve ju duhet te nxirrni jashte banoret dhe ju mund ta beni kete. Media i dashuron keto lloj historish dhe me shume gjasa ata do t’ju portretizojne si batakçi. Reporteret do t’ju pyesin pse po i hidhni ne rruge keta njerez te moshuar dhe ju mund t’i pergjigjeni “ Jam i kenaqur qe me pyesni nese jam duke i hedhur ne rruge keta te moshuar. Me dhate nje mundesi per t’ju shpjeguar pikerisht se cfare jemi duke bere. Jo vetem qe po i paguajme çdo banori 6 muaj qerane falas, por ne do u japim atyre edhe 6 muaj te tjere nese ata kane nevoje per te. Veç kesaj ne jemi duke ndihmuar banoret te gjejne shtepite e reja dhe do t’u paguajme atyre kostot e levizjes. Nese dikush eshte i gatshem te bej me teper se kaq, une do doja ta takoja ate.”