Dikur kam lexuar se rreth 30% e ujit te pijshem humbet gjate rruges neper tubacionet e prishura deri sa shkon tek konsumatori. Po keshtu, mund te ndodhe qe biznesi juaj te humbasi te ardhura potenciale ne menyre te pakthyeshme, kudo
Nga Marcia Yudkin
Dikur kam lexuar se rreth 30% e ujit te pijshem humbet gjate rruges neper tubacionet e prishura deri sa shkon tek konsumatori. Po keshtu, mund te ndodhe qe biznesi juaj te humbasi te ardhura potenciale ne menyre te pakthyeshme, kudo. Perdorni kete liste per t’u siguruar se po perfitoni ashtu si duhet nga cdo rast per fitime te cilat do te vinin sigurisht tek ju nese ju do te mund te mbyllni keto te cara.
1.Permiresoni vazhdimesine.
Bazuar ne te dhenat e Shoqates Ekzekutive Kombetare te Shitjeve, vetem 2% e shitjeve behet ne kontaktin e pare. 80% e shitjeve kerkon te pakten pese kontakte deri sa te behet transaksioni. Kjo do te thote se nese ju nxirrni mesazhin tuaj te shitjeve nje apo dy here, do te mbeteni jashte loje. Ata qe eventualisht mund te blejne mund te jene nga ata qe zor se ju kushtojne vemendje ne fillim. Ju duhet ta perserisni ate mesazh hera-heres deri sa njerezit te krijojne idene rreth asaj qe ju ofroni.
2. Skedoni aktivitetet tuaja te marketingut ne nje plan.
Shohim mjaft biznese te ngarkuara nga sindromi “as shume as pak”, te cilat e nderpresin marketingun ne kohera te mira dhe per kete arsye nuk kane burimet e duhura, prurjet e te cilave do te perbenin avantazhe kur ekonomia te ngadalesohej. Shume biznese ne fillimet e veta zhvillojne nje marketing intensiv per te hyre ne loje dhe ne momentin qe e arrijne kete, e nderpresin proçesin per t’u rikthyer pas nje cikli jete.
Ne vend te kesaj, investoni kohe ose para ne krijimin e nje plani marketingu i cili do t’iu tregoje se c’te beni çdo jave apo muaj per te mbajtur biznesin tuaj vazhdimisht ne levizje. Nese eshte shume e veshtire per ju qe ta beni kete, punesoni ndihmesa ose merreni planin marketing nga ndonje burim i jashtem kompetent.
3.Rrisni produktivitetin tuaj duke punuar ne oret tuaja me krijuese.
Nje here kam nxitur nje rrebesh kritikash ne Forumin CompuServe’s PR duke zbuluar se zor se harxhoja me shume se nje ore per te shkruar nje njoftim per shtyp. Profesioniste te tjere Marredhenieve Publike mendonin se nuk kishte mundesi qe une te krijoja kaq shpejt nje pune ashtu siç duhet. Epo ja qe une e bej, dhe ja cili eshte sekreti im: ndjek nje proçes qe studiuesit e krijimtarise do t’iu thonin se ndiqet nga shkencetaret dhe shpikesit me te medhenj. Une pervetesoj te gjithe faktet dhe percaktoj sfiden qe me perket, pastaj shkoj te fle, te bej nje shetitje ose te bej ndonje banje. Brenda dites, subkoshienca ime me çone ne nje pervoje te tipit “Eureka” me nje titull te tmerrshem. Pjesa tjeter e njoftimit per shtyp shfaqet pikerisht pas titullit. Sikur te kisha provuar e sterprovuar ta shkruaja ate dokument, me siguri qe do te me kishte ngrene trefishin e kohes dhe perseri s’do te kisha arritur po ate rezultat.
4.Ndaloni veprimtarite joproduktive te marketingut, duke rritur te ardhurat tuaja.
Pro reklamuesit e dine se shumica e reklamave nuk funksionojne, por megjithate ata vazhdojne te shpenzojne si te cmendur per reklamat pasi nje pjese e tyre funksionon. Nese ju jeni ne gjendje te identifikoni se cila pjese e marketingut tuaj nuk jep rezultat dhe pushoni se harxhuari para dhe energji per to, do te fitonit me shume nga c’harxhoni.
Pa dyshim, ndonjehere do te jete e veshtire te percaktoni me saktesi se aktualisht cfare i ben klientet te vijne. Sidoqofte, nese do te filloni te pyesni cdo bleres se si kishin degjuar per ju dhe te mbani shenim pergjigjet, motivet merren vesh pothuajse gjithnje. Nje artiste grafike permes kesaj menyre arriti te mesonte se gati e gjithe klientela e saj vinte nga bisedat gojore dhe asnje prej reklames se saj ne gazeten lokale te biznesit. Natyrisht, gjithashtu mund te ndodhe qe te zbulosh edhe te kunderten. Thjesht mos pranoni si te vertete diçka, por zbulojeni vete ate!
5. Shitni me shpesh tek baza juaj konsumatore – shume me shpesh.
Zor se dikush qendron mjaftueshem ne kontakt me konsumatoret e vjeter dhe ekzistues. Ata mendojne se mund t’i bezdisin klientelen e tyre duke u bere te njohura produketet e reja, shanset per te blere perpara nje rritjeje te cmimit, histori te suksesshme te klienteve si ata, e keshtu me radhe. Jo, nuk eshte keshtu. Perkundrazi, te qendrosh vazhdimisht ne kontakt ju siguron te qenet i informuar rreth njerezve te cilet me pare kane bere biznes me ju, keshtu qe kur ata te kene perseri nevoje per produkte apo sherbime si tuajat, ata vijne tek ju ne vend qe te shkojne tek ndonje konkurent tjeter.
6. Punesoni njerez per t’iu ndihmuar ne detyrat mekanike ose ndonje asistent te vertete per t’iu ndihmuar ne menaxhimin e komunikimeve.
Ndjeheni i dermuar? Nese keni mundesi qe me nje pune qe dini te beni me mire te realizoni le te themi 100$ ne ore, nuk do ishte rentabel te harxhonit me shume energji ne gjerat e rutines si: mbushje zarfash, te jepni porosira per veprimet ne banke dhe kancelari, apo pergatitjen e materialeve per mbledhjen e rradhes. Ne vend te kesaj, paguajini dikujt 25$ per ore ne menyre qe te behen ato qe duhen bere dhe te lironi veten per te bere punera qe paguhen me shume.
Te rrisni produktivitetin tuaj do te thote te rrisesh te ardhurat nga biznesi pa shpenzuar ore pune suplementare. Fillojeni me te pakten njeren prej ketyre qe u permenden me siper sot!