Dhuna Qė Gjeneron Dhunė
Dėrguar tė Sunday, 11 June @ 19:30:28 PDT nga aipr
|
|
Ndoshta ne shqiptarët këndej jemi edhe nga pak subjektiv për muzikën boshnjake, por ishte bindja e shumicës së shqiptarëve me të cilët kam kontaktuar se kënga e Harimataharit ishte nëse jo më e mira, sigurisht në mesin e dy-tre këngëve (bashkë me atë të Shqipërisë) që duhej të ishin zgjedhur për këngën numër një në Eurosong.
Nga Zekerija Ibrahimi *Ese mbi librin “Dhuna dhe qytetërimi perëndimor” i autorit Dr. Milazim Krasniqi Ndoshta ne shqiptarët këndej jemi edhe nga pak subjektiv për muzikën boshnjake, por ishte bindja e shumicës së shqiptarëve me të cilët kam kontaktuar se kënga e Harimataharit ishte nëse jo më e mira, sigurisht në mesin e dy-tre këngëve (bashkë me atë të Shqipërisë) që duhej të ishin zgjedhur për këngën numër një në Eurosong. Megjithatë ndodhi çudia – kënga më e mirë e Eurosongut u zgjodh një surrogat i artit, një demonizim i vlerave dhe një paraqitje bishore e artistëve. Të nesërmen më pëlqeu ideja e karikaturistit Darko Markoviqit - Dar-Mar në të përditshmen “Vreme”, ku fëmija i fshehur pas karriges i pëshpërit babait të tij se po shikon Eurovizionin dhe prandaj ka frikë të shkojë në Europë. Kjo përkoi edhe me kolumnën e profesorit të universitetit të Shkupit, shkrimtarit Venko Andonovski, i cili në një tekst të tij brilant në të përditshmen “Utrinski vesnik”, thoshte se kjo vlerë është mëkat të quhet e neveritshme, e keqe, sepse duke u referuar në të bukurën e të keqes së Bodlerit, kjo nuk e paraqiste as atë. Kjo ishte thjesht një paraqitje më e ulët e artit europian, një shëmti që shpallet vlerë dhe një shembull më i mirë se si po zhvillohet shpirti artistik europian. Kështu gjithë ajo shamatë bishore që u bë atë natë në Athinë, e që pastaj u shpall vlera më e mirë e Europës në fushën e muzikës, si me dorë më ktheu në librin e mikut tim, profesorit të nderuar nga Prishtina, Milazim Krasniqi. Ndonëse atë libër e kisha lexuar më shumë se një herë, sepse e kisha pasur në dorë për redakturë, megjithatë pas Eurovizionit m’u duk si një profetizim i vërtetë i tij për shpirtin e dhunshëm që po rilindë në Europë. M’u kujtuan një nga një të gjitha të thënat e tij në libër për brumin e artit europian, për mitologjinë greke, për Luftën e Trojës me disa mijëra njerëz të vrarë për një punë kotnasikoti, m’u kujtuan ngjarjet e tragjedive të Sofokliut me Mbretin Edip, të Agamemnonit me familjen e tij ose të Medejës që vret fëmijët e saj. Janë këto ngjarje tronditëse që sa herë i vëmë në mend, na kujtojnë një epokë të historisë ku dhuna ka qenë aq shumë e theksuar, sa ka marrë edhe përmasa gjenocidi. M’u kujtuan edhe perandorët romakë që i zë ngoje prof. Milazimi, të cilët si kasapë të vërtetë kishin djegur, gjymtuar e vrarë me qindra mijëra njerëz. Më ranë ndërmend gladiatorët e paraqitur aq bukur në filmin “Gladiator”, ajo dhunë përtej anomales që nuk matej dot. Pastaj m’u kujtua edhe Hamleti i Shekspirit me të gjitha ato gjaqe e vrasje, m’u kujtuan edhe “American bauty” e çmenduritë e shoqërisë perëndimore dhe shumë stadiume përplot me tifozë që na i sjell Prof. Milazimi të cilët me zëra të çjerrë bërtasin e pëllasin kundër racës jo të bardhë. Më ra ndërmend edhe Hitleri si një rrëfim më vete për kulmin e një gjenocidi racist të shekullit XX. Duke u kthyer në librin e Prof. Krasniqit, m’u freskuan kujtimet mbi mumiet e faraonëve dhe ajo e Leninit si shembulli më tipik i njerëzve që në botë kanë sunduar me dhunë, po edhe përmendoret (statujat) në të gjitha vendet ish-komuniste, përfshi edhe Shqipërinë tonë. Janë këto disa pika ku autori i librit është ndalë dhe me zgjuarsi ka ditur t’i vë në fokusin e penës së tij, për të na i qartësuar gjërat si në fotografitë bardh e zi, ku gjithçka është e qartë, ku nuk ka përzierje të shapit me sheqerin, fshehje pas ngjyrave të tjera, aty ku e bardha mbetet gjithmonë e bardhë, ndërsa e zeza çdoherë e zezë. Ndonëse autorin në botën e letrave e njohim qëmoti si poet, dramaturg, romancier e publicist, megjithatë ky libër hap një faqe të re në studimet shqiptare mbi fenomenet shoqërore. Duke qenë i mbërthyer mirë me informacione nga fusha e artit, por njëherit duke qenë edhe në kontakt të vazhdueshëm me të ngjarat shoqërore në botë, prof. Milazimi ka arritur që të gjitha këto t’i vështrojë në një kënd tjetër, të japë një përgjigje pse në Europë po rilindë dhuna, pse fitojnë lëvizjet e djathta dhe pse pas mëse 50 viteve përsëri në skenë po ngjitet racizmi. Duke qenë i tillë ky tekst, qyshkur e kisha lexuar në fillim, e para që më kishte rënë ndërmend ishte se mbase ky libër është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe nga një autor shqiptar. Mendova kështu, sidomos sepse ne shqiptarët që jemi aq inferiorë ndaj Perëndimit, e që sa herë që flasim për Europën, na shkojnë jargët dhe gjithçka e pranojmë pa menduar fare, kujtoj se ky libër hap shtigje të reja mendimi. Ma merr mendja se në këtë frymë ngadalë po del në skenë një konstatim tjetër – se në aspekt të vlerave humane e njerëzore që i kultivon, Europa është e ndarë në mesdhetare dhe kontinentale. Dhe, kjo sipas të gjitha gjasave po del e vërtetë. Janë tjetërfarë njerëzit e Mesdheut, kanë vlera të tjera, ka arritje të tjera, për dallim nga njerëzit e makinizuar të Gjermanisë, politikanët pedofilë të Holandës ose artistët bisha të Skandinavisë e përpjetë. Kjo u pa edhe gjatë votimeve në Eurovizion. Mesdhetarët, t’i quajmë ashtu banorët e Europës Jugore, dallonin jo vetëm për nga këngët e tyre, por edhe për nga përzgjedhja e vlerave. Ishin skandinavët e veriorët ata që sollën bisha në Athinë dhe arritën të shpallin vlera. Dhe, kur prof. Milazimi arrin t’i zhveshë të gjitha elementet që e prodhojnë dhunën, kur arrin ta nxjerrë në pah të vërtetën reale nga e vërteta pompoze e mediave, lakuriqësia e shëmtuar që mbetet, kërkon dhe pret një zgjidhje, të cilën prof. Milazimi e shpie në Islamin burimor të paideologjizuar e të paindoktrinuar që një herë kur u shpall në botë, për gjithë periudhën 23-vjeçare të shpalljes me disa dhjetëra luftëra, nuk la pas vete as 350 viktima. Ashtu edhe ajo natë e mërzitshme e Eurozivionit që m’i solli në mendje të gjitha këto dhe ma vuri para çështjes së këtij libri “A ka gjasa rifillimi paqësor i historisë”, më vuri para dilemës së cilës u përpoqa t’ia gjej zgjidhjen në thënien profetike të Muhamedit (a.s.) në haxhin e fundit, ku ai tha: “Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut, përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut”. Deri në fund!
|
| |
|