Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Investimet e Huaja – Oksigjeni qe ushqen Luften kunder Krimit
Dėrguar tė Saturday, 13 May @ 20:33:02 PDT nga aipr

Public Relations
Forumi i Crans Montana-s qe u mbajt ne Tirane kete jave ishte shume i rendesishem sidomos ne nje pikepamje: ai u beri te qarte te pranishmeve, qofshin ata funksionare politike shtetesh, perfaqesues biznesesh dhe qendrash ekonomike se nese ne Shqiperi kerkohet thellimi i luftes kunder krimit te organizuar, vacuum-i financiar qe po krijohet pas kesaj ose do te mbushet me investime ose do te vershohet nga nje krim i ri, me i perhapur, me i pakapshem dhe me pak i kristalizuar.



Nga Alban Bala

Forumi i Crans Montana-s qe u mbajt ne Tirane kete jave ishte shume i rendesishem sidomos ne nje pikepamje: ai u beri te qarte te pranishmeve, qofshin ata funksionare politike shtetesh, perfaqesues biznesesh dhe qendrash ekonomike se nese ne Shqiperi kerkohet thellimi i luftes kunder krimit te organizuar, vacuum-i financiar qe po krijohet pas kesaj ose do te mbushet me investime ose do te vershohet nga nje krim i ri, me i perhapur, me i pakapshem dhe me pak i kristalizuar.

Shume nga te pranishmit ne kete Forum te cilet munda t’i takoj, nuk e fshehen kenaqesine se lufta kunder krimit te organizuar ka nisur te jape rezultate.

Ata u shprehen te kenaqur se te pakten ne kete rast autoritetet ne Shqiperi e pranonin ekzistencen e krimit te organizuar ndersa riperserisnin angazhimin per thellimin e luftes kunder tij.

Shume prej tyre ende kujtonin jo pa ironi fjalimin e fundit 5 faqesh te kryeministrit Fatos Nano mbajtur ne Bruksel, i cili e cilesonte Shqiperine vetem nje viktime qe krimi shkaktonte gjate tranzitimit te tij nga lindja ne perendim.

Jo pa humor ne hollet prane Konferences te pranishmit kujtonin edhe vizitat e autoriteteve te meparshme shqiptare, ku u kerkonin llogari zyrtareve te BE-se se perse media europiane vazhdonte ta fshikullonte Shqiperine si nje vend me norme te larte kriminalizimi.

Per te mos i ngrene hakun deri ne fund, Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend, i cili per imazhin e vet te neperkembur ka fajesuar ambasadoret, ne vend te ministrave.
Por ne teresi duhet pranuar se krimi i organizuar prodhon para’ dhe ato zakonisht i levron lokalisht, per t’i pastruar. Me angazhimin e ri politik dhe vendosmerine e kryeministrit Berisha – i cili ende e gezon besimin e partnereve nderkombetare ne kete sipermarrje, Shqiperia nuk do ta kete me lirisht kete “luks”.
Sipas disa perllogaritjeve gjysem-zyrtare, krimi i organizuar ka qarkulluar ne Shqiperi minimalisht ne vit rreth 400 miljon dollare. Ky hendek duhet mbushur urgjentisht.
Efektet e luftes kunder krimit te organizuar kane nisur te ndjehen tashme ne vend.
Per hir te se vertetes muajt e fundit situata ekonomike ne vend eshte renduar. Ne shume qendra tregetare degjon te njejtat ankesa: blerjet kane rene. Sasia e parase se qarkulluar eshte ulur. Ne shume vetrina nuk shikon veçse ftesa per ulje drastike çmimesh, per likujdime malli apo per dyqane qe jepen me qera.
Kjo situate i ngjan si dy pika uji situates qe kaloi presidenti i Kolumbise Alvaro Uribe, kur morri detyren kater vite me pare. Goditja e krimit te organizuar prodhoi edhe ne Kolumbi nje situate depresive tregu, e cila u arrit te stabilizohej permes reformash te rendesishme strukturore ekonomike dhe programeve qe zevendesuan punesimin shpesh kriminal te popullatave.
Per kete eshte shume e nevojshme qe ne Shqiperi forumet politike t’i lene vendin forumeve te biznesit. Per me teper, serioziteti, efikasiteti dhe shpejtesia e trajtimit te kesaj çeshtje perbejne disa prej dimensioneve themelore te aktivitetit te institucioneve te vendit ne kete kuader. Lehtesimi i barrierave administrative duhet te mos ngelet vetem ne slogane por te gjejne aplikim konkret ne rregullimin legjislativ dhe çfare eshte me e rendesishme ne zbatimin korrekt te tij.
Keshtu psh. Shqiperia mund te mburret me shkurtimin e kohes fizike per kryejen e hapave administrative, per lehtesirat fiskale, vetem pasi te beje nje shqyrtim te detajuar te ketyre praktikave ne vendet e rajonit dhe te beje nje vendosje te ndjeshme ne avance te parametrave te saj.
Nga ana tjeter, ne kuadrin e nje tregu rajonal ballkanik eshte humbje kohe te perpiqemi tu mbushim mendjen investitoreve te huaj per avantazhet e krahut te lire te punes ne nje kohe kur na mungon infrastruktura e pershtashme prodhuese, qe ne vendet e tjera ballkanike ndodhet ne gjendje shume me optimale. Kjo mund te pohohet dhe per ekonomine e  shkalles mes vendeve te rajonit.
Konkludimi strategjik per zhvillimin e turizmit do te ishte nje gjeratore mjaft e fuqishme per thithjen e investimeve serioze. Nje drejtim tjeter do te ishte rregullimi legjislativ per dhenien e incentivave per agro-industrine.
Pjesa tjeter i perket rutines. Lerini investitoret e huaj te punojne ne Shqiperi.

 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 3


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: