Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Te thithim investime duke rritur shkallen e sigurise
Dėrguar tė Saturday, 13 May @ 19:03:32 PDT nga aipr

Public Relations Unë jam i bindur se jo pak nga lajmet dhe pamjet e mëparshme nga Shqipëria në memorjen tuaj sjellin një imazh jo dhe aq të këndshëm. Por dua t’ju siguroj ju se Shqipëra po largohet me shpejtësi prej tyre dhe po ecën e sigurt drejt një realiteti krejt tjetër.

Nga Sali Berisha- samiti i Crans Montana- Tirane
Është kënaqësi e madhe për mua të përshëndes ju në këtë forum, t’u falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe të shpreh bindjen se prania juaj sot këtu është një mbështetje e madhe për Shqipërinë.
Unë jam i bindur se jo pak nga lajmet dhe pamjet e mëparshme nga Shqipëria në memorjen tuaj sjellin një imazh jo dhe aq të këndshëm. Por dua t’ju siguroj ju se Shqipëra po largohet me shpejtësi prej tyre dhe po ecën e sigurt drejt një realiteti krejt tjetër. Më 3 Korrik, megjithë rrethanat e vështira, shqiptarët në zgjedhjet parlamentare realizuan rotacionin paqësor të pushtetit, dëshmi madhore kjo e maturitetit demokratik të shoqërisë shqiptare.
Më 3 korrik, qytetarët shqiptarë në të vërtetë votuan pikërisht kundër pamjeve dhe lajmeve të pakëndshme të përcjella rëndom përmes mediave europiane dhe që ju akoma i keni në memorje. Ata votuan për të shembur murin e korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve kriminale dhe mungesës së shtetit ligjor që pengonin ëndrrën e investimet e huaja në Shqipëri, si dhe integrimin euro-atlantik të vendit.
Prandaj, qeveria që unë kryesoj përcaktoi si objektivin me madhor të saj rivendosjen e shtetit ligjor, luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe luftën kundër korruspionit, shndërrimin e Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në rajon dhe më gjerë. Dhe unë kam kënaqësi t’ju informoj me realizëm se, në një hark kohor të shkurtër disa mujor, të gjithë bosët e klaneve më të rrezikshme mafioze shqiptare janë vendosur para ligjit dhe sëbashku me ta dhe qindra anëtarë të këtyre organizatave, që vepronin brenda apo jashtë vendit, janë vendosur para ligjit. Shqipëria ndën ligj është motoja jonë. Krimi i organizuar nuk do të gjejë paqe e qetësi derisa të detyrohet të dorëzojë cdo centimetër të këtij vendi. Objektivi ynë është; Shqipëria, vend i sigurt për qytetarët e saj, vend i sigurt për investitorët e huaj dhe vendas, vend i sigurt për fqinjët e saj, për Bashkimin Europian dhe komunitetin ndërkombëtar, objektiv për të cilin kemi një përkushtim total.

Pavarësisht nga shifrat tepër alarmante të korrupsionit që ju lexoni në raportet ndërkombëtare të vitit të shkuar, sot situata në këtë fenomen është krejtësisht tjetër. Në këtë kontekst, dua t’ju informoj se administrata është nxjerrë jashtë konfliktit të interesit. Askush në administratë s’mund të ruajë vendin e punës në rast se gjendet me konflikt interesi. Masa serioze janë marrë kundër nepotizmit. Procedurat e prokurimeve dhe të gjitha procedurat e tjera janë bërë shumë më transparente. Në një hark kohor të shkurtër perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin e administratës ka rënë nga 77% në 23%. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, falë luftës kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës, janë rritur ndjeshëm. Pjesëmarrja e publikut shqiptar në luftën kundër korrupsionit është e jashtëzakonshme. Qytetarët shqiptarë bëhen cdo ditë e më aktiv kundër këtij fenomeni që dhunon në mënyrë konstante interesat, liritë dhe të drejtat e tyre.
Në planin ekonomik, vendi ka hyrë në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm. Shqipëria ka njohur një rritje ekonomike të pandërprerë. Kjo rritje ka qenë jo inflacioniste – niveli i përgjithshëm i çmimeve ka patur një rritje të kontrolluar dhe që është luhatur në intervalin 3-4 për qind. Në të njëjtën kohë deficiti buxhetor ka ardhur në rënie, aktualisht në më pak se 5% të GDP. Sektori privat është zhvilluar me shpejtësi.– aktualisht mbi 70% e prodhimit të brendshëm sigurohet nga sektori privat. Vendi ka sot një sistem privat bankar realisht të zhvilluar dhe ritmi i rritjes së kreditit është tejet i shpejtë.
Rivendosja e rendit dhe lufta kundër korrupsionit ka shpejtuar ndjeshëm hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ne presim muajin e ardhshëm të firmosim marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Komisioni Europian e ka firmosur atë dhe shpresojmë që në qershor të firmoset nga këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian. Ajo do të jetë harta e rrugës sonë drejt këtij institucioni, do të jetë një integrim gjithnjë e më i madh i Shqipërisë në hapësirën ekonomike europiane, respektimi i rregullave të tregut të lirë dhe i rregullave të lojës. Ne do të ndjekim me rigorozitet Direktivat Europiane të tregut të brendshëm.
Përpjekjet tona janë shumë serioze për anëtarësim në NATO. Ne e konsiderojmë anëtarësimin në NATO si të ardhmen më të sigurt dhe të shkëlqyer të vendit tonë. Anëtarësimi në këtë aleancë ka një rëndësi të madhe për Shqipërinë për sigurinë, angazhimin dhe përkushtimin e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Para 2 muajsh unë vizitova për herë të parë Çekinë. Praga është një qytet i mrekullueshëm dhe më impresionoi shumë. Por po kaq më impresionoi tërheqja e investimeve të huaja nga ky vend. E pyeta kryeministrin e vendit mik se cili është shkaku dhe ai më tha se është anëtarësimi në NATO. Ne kemi shpallur moton; do bëjmë çdo përpjekje, do marrim çdo vendim, do të paguajmë çdo çmim për të marrë ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Samitin e ardhshëm të zgjerimit
Krahas zhvillimeve të brëndshme, situata në rajonin e Ballkanit gjithashtu ka evoluar ndjeshëm. Ky rajon deri 5-6 vite më parë ishte rajoni i konfrontimeve të egra, i luftërave, i spastrimeve etnike. Ndërsa sot është një rajon paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi, rajoni i tregëtisë së lirë, rajoni i përpjekjeve serioze të kombeve tona për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian dhe në NATO Vetëm gjatë muajve të fundit nënshkruam në Bukuresht deklaratën e krijimit të Zonës së Lirë nga Moldova në Kroaci, nënshkruam dokumentin e krijimit të tregut të përbashkët energjitik në gjitha rajonin e Europës Juglindore; ne po përpiqemi me të gjitha format të vendosim këtu standarte të hapësirës së Bashkimit Europian që shpejtojnë integrimin e popujve tanë në BE. Pa mëdyshme, zgjidhja së shpejti edhe e çështjes së statusit final të Kosovës dhe përfundimi i referendumit në Malin e Zi, e bëjnë rajonin më stabël, më të sigurt.
Zonja dhe Zotërinj,
Jam para jush për t’ju thënë se sot është koha për investime në Shqipëri, si dhe për t’ju njohur ju me të gjitha përpjekjet ambicioze tonat, për të shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në rajon dhe më gjerë. Në rrugën e tërheqjes së investimeve private ne kemi ndërmarrë një seri reformash të thella dhe serioze. PO bëjmë cdo përpjekje për të përmirësuar klimën e biznesit. Ne kemi shkurtuar kohën e nevojshme për rregjistrimin e biznesit, në kuadrin e përmirësimit të ligjeve, nga 42 ditë në 8 ditë. Është përgjysmuar kostoja e themelimit të biznesit.
Në mënyrë të vecantë ne po punojmë për të thjeshtësuar ndjeshëm të gjitha procedurat e licensimeve dhe hequr një pjesë e tyre.
Partneriteti midis shtetit dhe sektorit privat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Grupe pune aktualisht janë duke përpunuar dhe adoptuar një legjislacion të përparuar – të partneritetit publik-privat. Në bashkëpunim me IFC po ngremë agjencinë kombëtare të partneritetit publik privat për realizimin e investimeve madhore në ekonomi, si në infrastrukturën rrugore, energjitikë, mbrojtjen e ambientit, etj. Ne po rishqyrtojmë ligjin e prokurimeve publike, duke patur për bazë ligjin më të ri, ligjin e Austrisë, një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe së shpejti do ta kalojmë atë në parlament.
Në partneritet me organet e pushtetit lokal, ne do të fillojmë së shpejti të studjojmë krijimin e zonave të lira dhe parqeve industriale. Në bashkëpunim me kompnainë Mc Kinsey, është përgatitur platforma e krijimit të një zone të zhvillimit të shpejtë industriale në aksin Tiranë-Durrës. Ne do të zhvillojmë parqe industriale edhe në qytete të tjera të vendit, si Elbasan, Fier, Vlorë, si edhe dy parqe të mëdha energjitike në Porto Romano dhe Bisht Pallë. Investitorë të parë të mëdhenj kanë nisur me projektet e tyre në këto parqe dhe të tjerë janë shumë të mirëpritur.
Qeveria po punon me angazhim të thellë për t’i dhënë fund ekstralegalitetit, për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare, nëpërmjet reformës, çështjen e titujve të pronësisë. Kjo reformë po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Hermando de Soton dhe institucionet e tij.
Është në zhvillim e sipër një reformë e thellë fiskale. Për nxitjen e investimeve, qeveria ka vendosur një politikë të uljes së taksave. Me këtë ligj po bëjmë hapat e para duke ulur 30 % sigurimet shoqërore, duke hequr çdo taksë për importin e makinerive që kanë si synim prodhimin. Në mënyrë progresive, ne do të përfundojmë me një taksë të vetme të sheshtë. Këto ditë qeveria informon biznesin për të ulje dramatike të çmimit të energjisë elektrike, e cila do të jetë jo më pak se 33 % .
Shqipëria është një vend i vogël në gjeografinë e saj, por ju siguroj se mundësitë e saj janë shumë të mëdha. Në këtë vend kryqëzohen projekte shumë të mëdha, korridore që lidhin lindjen me perëndimin, gazsjellës, naftësjellës. Ndaj mos u ndikoni nga gjeografia, por nga hapësira e madhe e tregut që ky vend përfaqëson, me një forcë pune më të leverdishme ne Europë, të re, dinamike, të mirëshkolluar. Ky është një avantazh i madh për vendin.
Shqipëria ofron mundësi dhe kushte të favorshme për investimet e huaja në një sërë fushash.
Këtu, unë do të veçoja turizmin. Bregu Jonian është një ndër brigjet më të bukura të Europës, pothuaj i virgjër. Kompani të mëdha turistike franceze dhe të vendeve të tjera, po tregojnë interes të madh për këtë zonë. Ndërsa në veriun e Shqipërisë shtrihen vargmale dhe pyje me potenciale të jashtëzakonshme të turizmit dimëror.
Energjia është një sektor tjetër strategjik me mundësi të mëdha për investime. Konsumi i energjisë në Shqipëri dhe në rajon rritet me shpejtësi. Vendi disponon rezerva të mëdha ujore, rreth 70% e tyre janë ende të pashfrytëzuara.
Por burime të tjera, veçanërisht me gaz likuid kanë ngjallur interes të madh.
Vetëm pak ditë më parë u arrit marrëveshja me një konsorcium perëndimor, për një investim per rreth 2 miliard dollarë, për termocentral me gaz likuid. Kompani të tjera po studjojnë të njëjtat mundësi.
Infrastruktura e vendit është e tëra në rindërtim, rrugët, linjat hekurudhore, korridori Adriatik-Jonian, autostrada Durrës-Kukës, janë për t’u ndërtuar.
Privatizimi dhe derregullimi janë drejtime kryesore të politikës sonë ekonomike. Ne jemi të vendosur të privatizojmë ndërmarrjet e mëdha të vendit, korporatën energjitike, telekomin, pjesën publike të kompanisë së Sigurimeve Shoqërore dhe të telefonisë mobile, korporatat e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, minierat e kromit, bakrit, nikelit. Pjesëmarrja juaj në këto privatizime do të ishte shumë e mirëpritur.
Unë u përkas atyre që u besojnë ëndrrave, jo të natës, por të ditës, sepse e tillë ka qenë historia jonë. Kemi qenë njerëz të shtypur, kemi ëndërruar të bëhemi të lirë dhe jemi të lirë. Une jam i vetedijshem se ne boten e lire gjen vetem investitore te cilet per cdo projekt kane nje enderr. Ndaj unë siguroj se Shqipëria është në rrugë e sipër për të qenë vendi i ëndrrave tuaja. Faleminderit.

 


 
Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr Public Relations
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Public Relations:
Marredheniet Publike permes kulturave: Te ndertojme ura nderkombetare komunikimi


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: