Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Te shkruash artikuj qe ne te vertete kane sukses
Dėrguar tė Saturday, 13 May @ 19:01:23 PDT nga aipr

Marketing Ideja per t’ua ofruar sa me shume publicisteve te mundshem nje artikull te shkruar eshte pa dyshim ne kundershti te plote me ate cfare ata kerkojne. Ne te njejten kohe eshte dhe ne kundershti me ate cka ju kerkoni. Sekreti per te shkruajtur artikuj te suksesshem fillon me nje concept mjaft te thjesht. Ju doni te kontrolloni kush i publikon artikujt tuaj, dhe doni gjithashtu te ndihmoni ne promovimin e ketij artikulli.

Nga Ermal Meçaj - AIPR

Ideja per t’ua ofruar sa me shume publicisteve te mundshem nje artikull te shkruar eshte pa dyshim ne kundershti te plote me ate cfare ata kerkojne. Ne te njejten kohe eshte dhe ne kundershti me ate cka ju kerkoni. Sekreti per te shkruajtur artikuj te suksesshem fillon me nje concept mjaft te thjesht. Ju doni te kontrolloni kush i publikon artikujt tuaj, dhe doni gjithashtu te ndihmoni ne promovimin e ketij artikulli. Ne qofte se nje shkrimtar vendos te publikoje nje artikull dhe shikon qe ai eshte i mirepritur, ai do jete me shume i predispozuar per te botuar artikuj te tjere tek ju.
Ndaj ne vend qe te  regjistroheni per programin e fundit te shperndarjes qe ju premton shperndarje masive te artikullit tek shume publiciste, ndoshta dhe tek ata te cilet ju nuk do te donit kurre te publikonin artikullin tuaj, zgjidhni nje ose dy shkrime fillestare me te cilat ju doni te paraqiteni, dhe filloni punen per te krijuar nje mardhenie te mire me ta.
Te fillosh ate marredhenie ndoshta mund te jete dhe pjesa me e veshtire. Megjithate shpesh here, mjafton thjesht t’i dergoni nje email editorit duke i njoftuar se ju doni te shkruani nje artikull posacerisht per ta per “______plotesoni hapesiren bosh” subjekti eshte mjaftueshem per te terhequr vemendjen e tyre. Ne qofte se ju ndodh t’u dergoni atyre nje email, ata mund t’iu dergojne nje liste procedurash per te ndjekur gjate kohes qe ju jeni duke shkruar artikullin tuaj rreth tyre, rreth asaj cfare ata kerkojne. Ose mund t’iu kthejne pergjigje se thjesht ata nuk jane te interesuar ne artikullin ose ne ate teme te vecante ( nqs kjo gje ndodh ju duhet patjeter te interesoheni se cilat jane temat ndaj te cilave ata jane te interesuar )
Shpenzoni kohe duke shkruar artikullin tuaj- mos pretendoni ta shkruani ate brenda nje dite, dhe me siguri mos mendoni ta mbaroni ate brenda disa oreve. Nje artikull cilesor kerkon kohe te shkruhet, te organizohet, dhe gjithashtu mund te kerkoje qe ju te rremoni per ta plotesuar. Kini parasysh qe publikuesit jane duke pritur dicka unike, te shkruajtur mire, te menduar mire dhe te kuptueshem ne te njejten kohe. Se fundmi, publikuesit kerkojne te njejten kenaqesi qe edhe lexuesi kerkon- detyra juaj ishte vetem qe ta krijoni ate.
Promovimi i artikullit tuaj
Artikujt qe publikohet ne web-site te njohura  tendon te jete me shume si nje hint nga natyra. Nqs artikulli juaj publikohet nje here ( dhe ju mund ta shikoni sa lehte mund te ndodh kjo) do shihni qe artikulli juaj do shfaqet ne nje sere forumesh, blogs dhe website te ndryshme Kjo eshte mire- ne fakt, eshte shume mire dhe ky duhet te jete synimi juaj. Ju doni te inkurajoni kete menyre shperndarjeje dhe ndoshta t’i jepni dhe nje shtytje krahu kur mendoni se kjo eshte e nevojshme.
Per te identifikuar nese artikulli juaj diskutohet diku ne web, ju mund te beni nje kerkim ne Google me titullin e artikullit tuaj ne thonjeza, si me poshte
http://www.site-reference.com/article_images/search_title.jpg
Nese shikoni se artikulli eshte diskutuar ne forume, bashkojuni forumit dhe qasuni ne diskutim. Prania juaj mund ta shtyje me tej diskutimin, i cili si shkembim do kete me shume njerez qe perfshihen. Fitoni nga komentet per te krijuar me shume komente rreth artikullit. Psh, nese gjeni pronarin e nje site-i duke kundershtuar artikullin tuaj, dhe qe ka gjetur kohen te krijoje nje postim te vecante kunder tij, gjeni kohen edhe ju t’i dergoni nje email duke e pyetur ne qofte se mund te pergjigjeni ne hapesiren e tij.
Gjeni web-iste qe paraqesin histori te rendesishme. Fusha e teknologjise ka website si Slashdot dhe Digg, kerkoni te gjeni nese dhe industria juaj ka website ekuivalente qe paraqesin histori interesante dhe te rendesishme dhe sugjerojuni atyre lokalitetin e publikuesve te artikullit.
Se fundmi, ju duhet ti promovoni artikujt tuaj si te ishin website juaj aktual. Kjo jo vetem qe do terheqi vemendjen  (e cila eshte nje paraqitje e besueshmerise suaj ) por gjithashtu do t’i deshmoje botuesit se artikulli juaj ia vlejti te publikohet dhe ne kete menyre i beni gjerat edhe per ju me te lehta qe te vazhdoni te publikoni me vone.
Me se fundi ka dhe nje Reklame
Nje artikull eshte patjeter nje reklame per bisnesin tuaj, edhe pse ju mund te mos ta permendi diku ate ( si rregull ju nuk duhet ta beni kete gje ). Artikulli demostron njohurite e juaja, kthen vemendjen drejt bisnesit tuaj dhe krijon ekspozim te vlefshem te websit-it qe ju keni.
Nje artikull i shkruaj mire, i shperndare dhe i promovuar mund te jete me efektiv se cdo forme tjeter marketingu qe mund te jete edhe me e shtrenjte nderkohe.
 


 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: