Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Gjashte historite me te ēmendura
Dėrguar tė Saturday, 13 May @ 18:58:50 PDT nga aipr

Marketing Shume njerez kerkojne me teper shembuj te kompanive te cilat e çmendin konkurencen e tyre. Une gjeta gjashte historite me te çmendura per ju

Nga Guy Kawasaki
Shume njerez kerkojne me teper shembuj te kompanive te cilat e çmendin konkurencen e tyre. Une gjeta gjashte historite me te çmendura per ju.

1. Kur Security Pacific Bank u shkri me Bank of America shume prej degeve te saj u mbyllen. First Interstate Bank morri me qera kamione dhe i parkoi ato para degeve qe ishin mbyllur. Me pas punonjesit e First Interstate qe punonin ne keto kamione ndihmuan njerezit te hapnin llogari te reja perpara se ta braktisnin banken ku punonin deri atehere.

2. Ne 1986 British Airways ndermorri nje fushate promocioni qe percillte mesazhin se kompania dhuronte 5,200 vende per fluturim ne 10 Qershor. Virgin Atlantic Airways nxorri nje reklame qe thoshte, ”Ka qene gjithmone politike e Virgin per t’ju nxitur te fluturoni drejt Londres me sa me pak shpenzime qe eshte e mundur. Keshtu qe ne 10 Qershor ne ju inkurajojme te fluturoni me British Airways”. British Airway gjeneroi mjaft mbulim mediatik te lajmit, por shume prej lajmeve perfshinin gjithashtu reklamen gazmore te Virgin. Kjo i kushtoi me teper British se sa Virxhin per te marre kete mbulim mediatik.

3. Nje kompani kerkimesh beri nje studim me 750 punonjes zyrash dhe administratash ne krejt Shtetet e Bashkuara. Kerkimi tregoi se 81 % e njerezve besonin qe veshjet e rastit (casual) permiresonin moralin; 47 % besonin qe ato rrisnin produktivitetin; 46 % thane qe i konsideronin veshjet e rastit si nje joshje per te punuar prane nje kompanie qe i lejonte ato dhe vetem 4 % mendonin se nje veshje casual kishte ndikim negativ. Kur Levi Strauss u informua rreth ketij studimi, u krijoi mundesine mijera gazetave dhe botimeve te mesonin rreth tij. Kompania gjithashtu vendosi edhe nje numer telefoni pa pagese per te ndihmuar kompanite ta zbatonin kriterin e veshjeve sportive. Gjejeni se kush ishte i sigurt se do te perfitonte nga nje njohje me e mire e ketij studimi? Natyrisht qe Levi Strauss, per shkak te linjes se tij te veshjeve prej doku.

4. Nje magazine e Goodyear ne Chattanooga, Tennessee perballoi nje telash: drejtori donte te ngjiste dy shenja te Goodyear. Megjithate ligji lokal percaktonte si kufi vetem nje shenje. I patrembur manaxheri i magazines krijoi nje kopesht me lule i cili kishte formen e shenjes se Goodyear. Inspektori i qytetit e konsideroi kete nje dhunim te ligjit, por publiku mbeshteti magazinen keshtu qe qeveria lokale u terhoq pas kesaj.
5. Nje elektriçist me vetem nje kamion ne menyre konstante ishte i kercenuar nga konkurentet, sepse kompania e tij ishte teper e vogel. Per t’i “mashtruar” ata, i pikturoi kaminit tre numra te ndryshem ne te djathte, ne te majte dhe nga pas.
6. International Harvester nuk mund te merrte çelik per fabriken e saj ne Melrose Park, Illinois, per shkak te greves qe kishte bere sindikata e shofereve te kamioneve. Kompania nuk mund te perdorte gjithashtu as punetore qe s’ishin ne sindikate, sepse ne autostrade kishte te vendosur snaiper qe mund te gjuanin. Me ne fund kompania morri me qera disa autobuza shkolle dhe veshi shoferet si murgesha, i ngarkoi autobuzet me çelik dhe beri shperndarjen. Askush nuk do t’i gjuante autobuzave te shkolles te ngare nga murgesha, apo jo?

 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: