Deshiroj ta them qe ne fillim: menyra sesi jane rreshtuar palet ne lidhje me kete çeshtje te kujton paksa debatin e vitit 1994 per Kushtetuten. Ajo çka ndryshon jane numrat ne parlament dhe legjitimiteti i paleve ne debat
Nga Alban Bala
Debati per ligjin e legalizimeve ka kohe qe ka pushtuar me shume sesa mediat. Presidenca thote se hapi i hedhur nga qeveria shkel kushtetuten. E cila ne fakt ne lidhje me pronat nuk eshte respektuar asnjehere.
Pas 8 vitesh ne pushtet, ndersa nje numer pafundesisht pronash u keqtrajtuan dhe humben nen thundren e interesave te industrise se ndertimit sidomos ne zonat bregdetare, socialistet jane tani shume te shqetesuar per fatin e ish-pronareve.
Deshiroj ta them qe ne fillim: menyra sesi jane rreshtuar palet ne lidhje me kete çeshtje te kujton paksa debatin e vitit 1994 per Kushtetuten. Ajo çka ndryshon jane numrat ne parlament dhe legjitimiteti i paleve ne debat.
Kush po humbet çfare?
Pronaret e vertete te ketyre trojeve - te zaptuara paligjshem nga nje vale immigrimi e deshperuar pergjate 15 viteve- ne fakt nuk i gezojne keto prona. Prej shume dekadash. Shumica e tyre, familje te derrmuara nga regjimi komunist, kane vite qe ushqejne nje shprese te vagullt per te shpetuar ate qe mund te shpetohet.
Sikur kjo reforme qe eshte ndermarre sot te ishte ndermarre diku rreth viteve 2000, i gjithe sistemi i pronave te paluajtshme (real estate) ne qytetet kryesore do te ishte tani shume me funksional dhe tejet me ekonomik. Psh. ne vitin 1996 ne qytetin e Tiranes metri katror i nje banese ishte vetem 400 USD, ndersa sot eshte te pakten 800 EUR. Rastesisht?
Ne kete process te vonuar, ka njerez qe jane te prirur te vonohen ende. Loja e kungulleshkes ne fakt krijon vetem stanjacion.
Dikush thote per shkaqe kushtetuese. Por ne fakt a eshte respektuar ndonjehere kushtetuta kur eshte fjala per pronat?
Pa llogaritur ketu perfund edhe ironine presidenciale, me duhet te kujtoj thenien mendjeholle te Oscar Wilde se “…njerezit kurre nuk jane aq triviale sa atehere kur e marrin shume seriozisht veten e tyre”. Por nje lekure e trashe eshte dhurate nga Zoti dhe “pse jetojme te gjithe nen te njejtin qiell, sigurisht nuk shohim te gjithe te njejtin horizont”- veren Konrad Adenaur.
Nese nga ligji ka grupe qe perfitojne, nga debate i pafund mbi te nuk perfiton askush.
Skema e kompensimit te ish-pronareve me çmimin e tregut eshte e besueshme, nese do te kuptohej drejt nje parim i ri ekonomik: efektivizimi i resurseve te vdekura. Sepse ato mjedise natyrore ku jane ndertuar tani shtepite e te shperngulurve nuk prodhojne asgje, veç kaosit politik, urban, varferise dhe mjerimit.
Ajo qe as qeveria nuk e ka bere shume te qarte, eshte sipermarrja e madhe e ketij ligji, i cili ne fakt perfaqeson nje reforme. Nese shqiptaret pranuan terapine e shock-ut per te perjetuar pas saj ngritjen me te madhe ekonomike ne rajon nga vitit 1992- 1995, pse jane ata skeptike per te pranuar nje reforme te dyte, e cila ne fakt i shperblen te gjitha palet?
Pergjigja e pare qe gjej eshte politizimi i skajshem i interesave te ish-pronareve, deri ne devijim te thelbit te tyre. Ne vend qe politika te mvishte dhe perfaqesonte keto interesa, ajo me shume po i perdor ato per te luajtur vallen e saj te dominimit brenda dhe jashte parlamentar. Kjo lufte e paprincipte sakrifikon ne rrenje çdo lloj interesi.
Ne vitin 2003 me urdher te zotit Nano, Komisioni Shteteror i Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave perfundoi identifikimin e aseteve publike ne nivel kombetar.
Por asnje dosje nuk u be publike. As privatizimet abuzive te terreneve per fshatra turistike qe perndoqen kete studim, nuk u mesuan kurre nga publiku. Keto dosje vazhdojne te flene ne sirtaret e z.Sina.
Nga ana tjeter, a quhet perfaqesim politik ai qe po shperfaqin ish-pronaret? A jane te besueshem perfaqesuesit e tyre, te cilet kane heshtur per shume raste flagrante, ku me çuditshem spikat heshtja e tyre ne historine me tokat e Ksamilit apo rasti i duelit parlamentar Kosovrasti-Sina? Mos valle te vetmen prona me vlere jane pronat rreth Tiranes?
Partia Socialiste e mbeshtet kritiken e saj tek morali. Por per çfare morali eshte fjala, kur legalizimi ishte melodia sunduese e ish-shumices se majte ne kater fushata zgjedhore gjate pese viteve te fundit, pa u legalizuar te ardhurve ne fakt as edhe nje shtepi te vetme. Madje gjate zgjedhjeve te fundit, vetem per inat te LSI, ata i shemben banesen nje drejtuesi te saj, me pretendimin se ishte nje ndertim pa leje!!! Socialistet kane angazhuar ne kete debat si ekspert ish-zevendes ministrin e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit z. Artan Lame, i cili ne fakt eshte me profesion inxhinier gjeodet nentokesor (ing.minierash). A eshte kjo gje serioze per nje parti qe pretendon se eshte me e madhja ne vend?
Por vertet, arti i politikes nenkupton saktesisht qe te dish se kur duhet ta godasesh nje kundershtar paksa poshte rripit te mesit.
Çfare synon ligji?
Qeveria thote se pa krijuar sisteme te qendrueshme te dhenash, informacioni, regjistrimi per pronen, asetet dhe njerezit, do te jete e veshtire qe te krijohen te ardhura ne arken e shtetit per te kompensuar pronaret. Sipas qeverise, ata qe pretendojne kompensimin me nje here dhe pa kushte genjejne.
Pertej deklaratave te qeverise, ne fakt ky ligj eshte perpjekja e pare serioze e nje grupi politik ne vend per te vendosur kontroll mbi territorin. Por synimi i reformes eshte t’i shnderroje perfituesit e shumte dhe te drejtperdrejte, sit e gjithe qytetaret e tjere te ketij vendi, ne taksapagues te prones qe kane apo asaj qe po marrin.
Guximi per ta hequr Shqiperine nga sistemi i deritashem tax-heaven mbi pronesine e paluajtshme perfaqeson kurajo politike dhe vendosje gjithnje e me te plote te ekonomise mbi ligjet e tregut.
Ne fund te fundit kjo takse do te mblidhet nga pushteti vendor dhe krejt procesi i decentralizimit te metejshem te tij varet nga forcimi financiar i pozitave te te zgjedhurve lokale. Institucionet me te rendesishme nderkombetare ne Shqiperi e kane decentralizimin fjale-çeles ne kuadrin e reformave te gjithanshme qe po kryhen.
Winston Churchill shprehet ne nje fjalim te tij se “ndoshta eshte me mire te jesh i papergjegjshem dhe te kesh te drejte, sesa i pergjegjshem dhe ne gabim”.
Kjo aksiome mund te shoqeroje deri ne funksionalizim te ligjit dhe pjeses vijuese te reformes marredhenien e ashpersuar te qeverise me ish-pronaret, por edhe debatin mbi kushtetueshmerine e ligjit. Gjithsesi progresi eshte i pamundur pa ndryshimin, dhe ata qe nuk ndryshojne dot mendjet e tyre, nuk mund te ndryshojne asgje- thote Churchill.
Rifutja e ketyre pronave- deri tani te paralizuara nga pushtimi kaotik - ne sistemin e vlerave te tregut, do te nenkuptoje per ekonomine e lodhur shqiptare nje hop te rendesishem, sidomos ne drejtimin e aktivizimit te resurseve individuale apo te grupit. Futja e kesaj prone dhe e ndertimeve mbi te ne skemen e garantimit te kredive per sipermarrje te vogla dhe te mesme mund te prodhoje shume me teper efekte ekonomike sesa jane parashikuar.
Ende bankat ne Shqiperi nuk pranojne si kolateral trojet, por vetem banesat mbi to. Edhe ne kete kuader, legalizimi do te prodhoje burime te reja ekonomike zhvillimore.
Pak dite me pare Banka e Shqiperise paralajmeroi se tregu i ndertimeve, deri tani me aktivi ne vend, rrezikohet nga zbehja e remitencave prej emigranteve dhe nga renia e volumit te parave informale ne qarkullim, dmth edhe e parave te zeza qe qarkullojne ne vend. Lufta e vendosur ndaj trafiqeve dhe krimit te organizuar ne pergjithesi duhet kompensuar ne kornizen makroekonomike me burime te tjera qe gjenerojne pune dhe shanse zhvillimi. Edhe ne kete kuader, aktivizimi i tregut te tokes duke filluar nga ligji i legalizimeve do te nenkuptoje per financat kombetare nje fluks te rendesishem mbeshtetes. Nese kjo paralajmeron nje performance me te mire ne administrimin publik te resurseve, atehere nga se kemi frike? Pavaresisht faktit se kush e ka rradhen, publikut i intereson qeverisja e mire, jo ngjyra e qeverisjes.
Benjamin Franklini paralajmeronte amerikanet se “per te pasur sukses duhet te hidhemi tek shanset po aq shpejt sa ç’hidhemi tek konkluzionet”.
Krejt marketingu territorial ne Shqiperi, nje gjenerator i rendesishem i zhvillimit te vete-qendrueshem sidomos atij rajonal e lokal, kerkon ngritjen ne nje nivel te ri te vlerave te prones se paluajtshme dhe ky ligj – edhe pse nismetar i nje reforme paksa te dhimbshme per nje grup shoqeror- krijon shanse te reja ne kete drejtim. E rendesishme eshte qe skema financiare e parashikuar nga qeveria te garantoje kompensimin e plote financiar te ish-pronareve me vleren e tregut. Prej ketij momenti, te gjithe jemi te fituar.