Nėna Terezė dhe Kalkuta Shkodrane
Dėrguar tė Saturday, 25 March @ 15:38:30 PST nga aipr
|
|
Prej ditėsh publiku shqiptar ėshtė pėrfshirė nė njė debat shterpė nėse njė bust i gruas mė tė shquar shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu e njohur nė mbarė botėn si Nėna Terezė duhet tė vendoset ose jo nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės.
E konsideroj shterpė kėtė debat pikė sė pari sepse Nėna Terezė nuk ka nevojė pėr lejen e askujt pėr tė zėnė njė vend nderi nė ēdo cep tė botės. Aq mė pak nė Shqipėrinė e saj.
Nga Alban Bala
Prej ditėsh publiku shqiptar ėshtė pėrfshirė nė njė debat shterpė nėse njė bust i gruas mė tė shquar shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu e njohur nė mbarė botėn si Nėna Terezė duhet tė vendoset ose jo nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės.
E konsideroj shterpė kėtė debat pikė sė pari sepse Nėna Terezė nuk ka nevojė pėr lejen e askujt pėr tė zėnė njė vend nderi nė ēdo cep tė botės. Aq mė pak nė Shqipėrinė e saj.
Ajo ėshtė njė shėmbėlltyrė fatlume pėr shqiptarėt, tė cilėt sot anė-e-kėnd globit po vuajnė pikė sė pari njė imazh tė rrėnuar e tė gjymtė prej mungesės sė njė tėrėsie tiparesh shoqėrore pozitive, qė u shkatėrruan pėr shumė vite nėn peshėn e varfėrisė, diktaturės, dėshpėrimit dhe kaosit moral.
Pėr kėtė arsye unė mendoj se pėr kėdo ėshtė humbje kohe dhe ushtrim i panevojshėm gojėtarie tė provojė dobitė tona nga prania e Nėnės Terezė nė mjediset publike shqiptare.
Ajo qė duhet kuptuar nga kjo qė po ndodh nė fakt ėshtė diēka tjetėr. A mundet dikush tė pėrgjigjet pėrse disa burra tė cilėt me shumė edukatė po pėrpiqen tė ngrejnė njė pyetje edhe pse absurde- dalin me kėtė sugjerim kundėrshtues?
Sė pari, Ministria e Kulturės mund tė thotė se ka vendosur tė ngrejė njė shtatore tė Nėnės Terezė nė qytetin e Shkodrės. Por pyetja ime e parė ėshtė: a ėshtė mė Shkodra njė qytet? A ka Shkodra rrugė ku mund tė ecin normalisht njerėz dhe makina, a ka ajo ende njė sistem tė organizuar urban ku jetohet normalisht? Kam frikė se jo. Edhe pse Ministria e Kulturės do ta vendosė shtatoren e gruas sė mrekullueshme nė hyrje tė Shkodrės, natėn ajo shtatore do tė zhytet nė errėsirė, si pjesa mė e madhe e krejt atij qyteti.
Nėna Terezė nė hyrje tė Shkodrės do tė jetė pėr udhėtarėt njė paralajmėrim se po hyjnė nė njė qytet po aq tė degraduar sa rrethinat e Kalkutės, ku shkatėrrimi ekonomik, social dhe harresa e shtetit sundojnė thuajse mbi 90% tė popullsisė.
Shkodra vuan sot njė prej normave mė tė larta tė papunėsisė nė vend. Eshtė e kuptueshme qė investitorėt nuk mund tė shkojnė nė zona ku edhe energjinė pėr makineritė duhet ta prodhojnė nė mėnyrė artizanale me kosto tė trefishtė.
Dhe natyrisht kėta qytetarė tė mbetur pa qytet janė varfėruar pa masė edhe nė vizionet e tyre jetėsore, ngase kanė shumė pak gjėra pėr tė dashur dhe mbrojtur ende pėrreth tyre dhe jetės sė tyre. Transcendentalizmi mbetet pėr ta njė ekzistencė paralele nganjėherė parėsore, njė gjallim ndoshta mė shumė nė ajėr sesa nė tokė i qėnies. Por edhe pse virtual, shpesh ai paraqet pėr kėta njerėz dhe gjithė kategoritė e ngjashme me ta- realitetin e vetėm ku ata ende vlerėsohen dhe trajtohen barazisht mirė: si njerėz.
Muslimanėt nė traditėn e tyre nuk janė refuzues, por gjithėpėrfshirės. Profeti islam thotė pėr nėnėn e Krishtit - Marien (Mejremen) se ajo ėshtė gruaja mė e mirė qė ka ekzistuar ndonjėherė, ndėrsa vetė muslimanėt kanė nė Librin e tyre tė shenjtė njė kaptinė tė tėrė kushtuar asaj, aq sa me humor, njė prej dijetarėve tė njohur islamė vėren se muslimanėt janė sipas kėtyre gjasave, tė krishterėt mė tė mirė qė gjenden mbi tokė.
A ka sens qė muslimanėt tė kundėrshtojnė praninė e imazhit tė njė gruaje tjetėr, po aq tė lartė pėr kombin e tyre dhe po aq tė pėrkushtuar ndaj sė mirės?
Sigurisht qė jo!
Kundėrshtimi i tyre nė fakt buron nga frustrimi i gjatė njerėzor e social, pse jo edhe fetar.
Fatkeqėsisht mediat dinė tė shkruajnė mbi deklaratat e ndasive fetare, por nuk shohin dot pėrtej tyre. (Gjithnjė ky qytet lagjet dhe varrezat i ka pasur tė ndara, edhe pse njerėzit tė bashkuar- mė sė shumti nė vuajtje.)
Provoni tė flisni me kėta njerėz - me ata qė nuk janė as anėtarė shoqatash islamike dhe as personazhe mediatike, madje as besimtarė tė ngultė islamė - dhe do tė tė tregojnė se ndasitė fetare nė Shkodėr sot lexohen qysh nė rrugėt e qytetit. Ata ndjehen tė nėpėrkėmbur. Sipas tyre, rrugėt e lagjeve tė krishtera kanė pėrfituar investime, janė pėrmirėsuar dhe ndriēuar, shpesh siē thonė ata- me ndihmėn e CARITAS-it Italian.
Ndėrsa nė lagjet tradicionale muslimane ligjin e bėjnė gropat, balta, errėsira dhe braktisja. Sa ėshtė kjo e vėrtetė? Shteti ka institucione qė mbikqyrin investimet publike, qofshin ato edhe private. Le ta thonė ata tė vėrtetėn.
Sipas banorėve autoktonė tė Shkodrės, prej viteve 1950 njė politikė e zhbėrjes sė qytetit ka nisur qysh me Zina Franjėn dhe vazhdon tė ndiqet pingulthi. Eshtė njė politikė, e cila ka synuar paprerė tė zevėndėsojė banorėt e Shkodrės me banorė tė Dukagjinit, qė sot popullojnė lagje tė tėra tė qytetit. Gjatė periudhės komuniste tė ardhurit kanė mbajtur pikat kyēe. Gjendja e padurueshme e qytetit sidomos pas vitit 1997 ka bėrė qė mijėra shkodranė tė detyrohen tė shpėrngulen kryesisht nė Tiranė dhe mė pak nė Durrės.
Si njė djep i kulturės qė diti ti dhuronte vendit njė plejadė autorėsh antologjikė, elita qė mbeti nė Shkodėr pas spastrimit komunist, nuk mundi dhe ende nuk mund tė konformohet me produktin kulturor dhe shkencor tė periudhės komuniste. Kėsaj sot i shtohet edhe vetėdija fetare dhe elementet e identifikimit religjioz.
E vėrteta ėshtė se mbi traditėn e shkollės shqipe ende rėndojnė prangat e paragjykimeve tė historiografisė enveriste, qė e pėrshkruan pushtimin turk si natėn mė tė errėt qė mbėshtolli kėtė vend. Nė fakt Shqipėria ka vuajtur nė mbi 2,500 vjet histori tė dėshmuara me qytete, pushtime edhe mė tė gjata dhe shumė mė agresive. Nė krejt historinė tonė mezi numėrohen 2-3 shekuj tė lirisė kaotike pėr krejt territorin. Pushtimi bizantin i shqiptarėve zgjati mbi 850 vite. Edhe ai konvertoi mė shumė se gjysmėn e popullatave shqiptare, madje nė shumė raste me hekur tė skuqur dhe kėrcėnime fizike. Bie fjala, askush nuk e ka mbiquajtur atė njė natė tė errėt, njė humbje kombėtare nė kohė dhe energji. Sepse ndoshta ai ska qenė i tillė.
Pėr kėtė arsye, unė mendoj se krejt shtrati i ndėrkomunikimeve religjioze nė Shqipėri do tė fitonte shumė sikur elitat akademike tė angazhoheshin pėr tė ndėrmarrė mbi baza shkencore dhe tė ndershme, mbi principet e reja tė lirisė sė mendimit dhe tė shprehjes, njė rishikim tė asaj qė ėshtė shkruar dhe sanksionuar si shkencore deri mė tani mbi historinė tonė dhe marrėdhėniet me pushtuesit (lexo: edhe me fetė).
E gjithė kjo qasje do tė ēlironte shumė energji positive qė sot mbahen tė ndrydhura dhe shpesh tė frustruara nga pesha e moskuptimit dhe psikologjia e vjetėr e pėrjashtimit, qė adoptoi diktatura dikur.
Ne sot kemi nevojė ta shohim njėri tjetrin nė sy, jo si produkt tė pushtuesve tė huaj tė ndryshėm, por ta njohim njėri tjetrin si shqiptarė qė dallimet na shėrbejnė pėr tu afruar ndershėm dhe nė dobi tė vendit.
Le ta pranojmė haptazi se respekti ynė ndaj njėri tjetrit dhe origjinės kombėtare ėshtė sot mė i madh sesa pesha qė ze tek seicili prej nesh gjykimi dhe pėrkatėsia religjioze. Rritja e pritshme e peshės dhe rolit tė religjionit nė Shqipėri nuk duhet tė prodhojė assesi procese dissociuese kombėtare, siē mund ti interesojė kjo dikujt.
Pėr kėtė arsye, unė do ti kurseja ata njerėz qė flasin ndoshta edhe pa arsye pėr frikė nga prishja e ballancave fetare lokale, nė rastin e bustit tė Nėnės Terezė. Por motivet e tyre tė thella janė diēka qė sa mė gjatė tė lihen pa pėrgjigje, aq mė tė njėmendėta bėhen. Dhe kjo na dėmton tė gjithėve. Si komb. Si njerėz.
|
| |
|