Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Mustafaj, mediat dhe absurdi shqiptar
Dėrguar tė Monday, 20 March @ 09:22:32 PST nga aipr

Kulture Besnik Mustafaj, nje diplomat karriere- i sigurt ne gjerat qe ben dhe shume sfidues, tha haptas se nese parimi i mos-ndryshimit te kufinjve nuk perfillet ne kete rast per te qetesuar serbet dhe per t’i dhene kuptim negociatave thuajse shterpe te Vienes, atehere shqiptaret kane shume risi per te diskutuar kur eshte fjala per kufinjte aktuale te Ballkanit. Dhe Shqiperia nuk mban ne kete rast pergjegjesi!

Nga Alban Bala
Per here te pare, ne nje menyre publike dhe te hapur (ndoshta me gjuhe pak diplomatike, por thellesisht te argumentuar politike)- dikush qe ka veshur kostumin e perfaqesuesit te shtetit shqiptar vendos te flase qarte dhe fort ne favor te shqiptareve.
E ben kete ne nje menyre te kthjellte duke deklaruar se çdo ndarje e Kosoves, pra ndryshim kufinjsh, do t’i hape rrugen nje serie ngjarjesh te ngjashme, ku Shqiperia nuk mund te garantoje me ndalimin e procesit (nder shqiptaret- sigurisht).
E ben kete i shtrenguar, perballe refuzimit qe Franca dhe Belgjika i bene deklarates se forte te ministrit britanik Jack Strou ne favor te pavaresise se Kosoves. I shtrenguar nga paralajmerimet per nje zbythje te qendrimit europian ne lidhje me kete çeshtje, nje ngjarje qe askush nuk mund te garantoje se nuk ndodh. Gjermania nuk eshte shprehur ende hapur per kete. Hungaria, nje satelite e Gjermanise, testoi nderkaq nje teze qe e rikthen procesin te pakten 3 vjet mbrapa. Italia po ashtu, gjendet e mberthyer ne daren e etheve elektorale, ku nje fitore e pritshme e te majteve do te permbyste shume gjera ne favor te serbeve.
Besnik Mustafaj, nje diplomat karriere- i sigurt ne gjerat qe ben dhe shume sfidues, tha haptas se nese parimi i mos-ndryshimit te kufinjve nuk perfillet ne kete rast per te qetesuar serbet dhe per t’i dhene kuptim negociatave thuajse shterpe te Vienes, atehere shqiptaret kane shume risi per te diskutuar kur eshte fjala per kufinjte aktuale te Ballkanit. Dhe Shqiperia nuk mban ne kete rast pergjegjesi!

Gabimi i Mustafajt
Deklarata e z.Mustafaj ne fakt permbante fjalet e duhura ne gojen e gabuar. Sikur Ministria e Jashtme te kishte menduar gjate ketyre muajve per te ndertuar nje sistem instrumentash per te shprehur qendrimet alternative, siç mund te konsiderohet edhe ky i fundmi, ajo nuk do te ishte gjendur perballe kesaj ngjarjeje. Sikur paralelisht me politikat e kuadrit, te ishte menduar politikisht per diplomacine publike, atehere gjerat do te ishin shume me ndryshe.
Nese deklarata e z.Mustafaj do te ishte bere nga nje Institut i posaçem i specializuar, psh. nga Akademia Diplomatike Shqiptare apo nga Instituti Shqiptar i Studimeve Nderkombetare, atehere Mustafaj do te ishte shume here me i çlire per t’i dhene zë nje qendrimi te tille, duke u mbeshtetur mbi praktikat e njohura te diplomacise publike apo mbi politikat e perfaqesimit te interesit publik.
Por ndoshta ky mbetet nje problem protagonizmi, dhe si i tille ai ka kosto. Sa mund te jete kjo kosto? Sa i pranueshem eshte degjenerimi i situates deri ne keto nivele sulmi kunder z.Minister? Kjo do te zbulohet pas se martes, kur delegacioni shqiptar te realizoje takimin e tij me Trojken Europiane ne Bruksel ne raundin e rradhes se bisedimeve.
Nje terheqje e forte e z.Mustafaj nga deklarata e tij do te prodhonte nje sulm edhe me te rrepte nga mediat e majta shqiptare ne vend. Nje terheqje e bute do te ishte disi me vete-mbrojtese per imazhin publik te ministrit te jashtem. Por eshte e rendesishme qe keto sqarime publike t’i beje vete ai. Duke paguar sigurisht edhe kostot.

Mediat
Qe lufta politike justifikon deri veprime te pamendueshme, kjo dihet. Por qe te perdoret lufta politike kur flitet per fatin e kombit te ndare pergjysem, kjo eshte me se paku e ulet. Ajo qe mediat bene per te kryqezuar Mustafaj-in per deklaraten e tij te fundit eshte dhe mbetet nje njolle e zeze ne historine e tyre.
Kritikat, me shume se kunder tij, duhej te drejtoheshin ndaj mungeses se nje shtrati mbeshtetes te diplomacise, qe e sjell ministrin te beje edhe analistin, e shtrengon Ministrine te flase edhe si think-tank edhe si perfaqesuese zyrtare qendrimesh, ndersa shteti shqiptar ende nuk ka nje strategji afat-mesme kombetare veprimesh ne lidhje me politiken e jashtme.
Sigurisht kjo sjellje e medias shqipe nuk mund te shpjegohet vetem me parimet e interesit drite-shkurter politik. Te njejtet emra qe u perpoqen ta kryqezojne kater muaj me pare z.Mustafaj per “diplomacine e tredhur” kur ministri i jashtem shqiptar testoi tezen amerikane per pavaresine e kushtezuar, te njejtet analiste tani e sulmojne per qendrime ekstremiste. 
Teza e pare qe ministri Mustafaj hodhi ne publik, shestoi rrugen per te perafruar ne nje rrafsh komunikimi shumicen absolute te aktoreve boterore ne lidhje me te ardhmen e pavarur te Kosoves. Kjo teze e perpunuar ne Washington ne fund te vjeshtes se vitit 2005 u botua ne fillim te ketij viti edhe nga revista “Newsweek”.
Teza e re eshte po ashtu nje qendrim i vendosur i fuqive te medha qe jane ne favor te pavaresise se Kosoves dhe kunder ndarjes se saj/kantonizimit.
Paradoksi eshte se njeriu qe e hodhi ate, duke sakrifikuar nga integriteti i tij politik, sulmohet nga media shqiptare dhe personalitete te vendit, duke perdorur dizinformimin si metode (citimi pergjysem i deklarates se kushtezuar “nese... atehere”) dhe servilizimin si instrument.
Po flasim per te njejtet njerez qe nuk u skandalizuan, as kerkuan doreheqjen e kryeministrit shqiptar Fatos Nano, i cili pak perpara takimit te kurdisur ne Krete me Milloshevicin, deklaroi nga Portugalia se „qytetaret e Kosoves duhej te njihnin per kryeqytet Beogradin“.
Te sulmosh ministrin e jashtem te vendit tend sepse deklaron se “(një zgjedhje e tillë)... me ndarjen e Kosovës ka qënë dhe mbetet e papranueshme dhe detyrimisht do shkaktonte tronditje që rrezikojnë edhe prekjen e kufijve”- eshte vete-vrasje publike per media dhe analiste qe mendojne te shkruajne per shqiptare dhe t’u sherbejne atyre.
Gjykimet alternative, qofshin ato individuale apo te grupit, nuk mund te kundershtojne interesa strategjike kombetare. Maksimalisht ato mund te tentojne te maksimalizojne efektin e tyre.
Une mund ta kuptoj qendrimin e perkundert te z.Blushi ne cilesine e sekretarit politik te Partise Socialiste, sepse e kam lexuar z.Blushi qysh ne vitin 1995-96 dhe nuk pres qe qendrimet e tij te behen anti-serbe, sidomos tani qe ai mund te flase i fshehur pas motiveve te gares brenda-politike. Por nuk mund te kuptoj arsyet qe shtyjne nje çfaredo media te pavarur apo analist, qe megjithe afersine politike me te majten, te zgjedhe rrugen e kundert te arsyes dhe te sulmoje interesat jetike shqiptare.
Ky presion i pashpjegueshem mediatik i detyroi zyrtaret shqiptare t’i heqin asaj deklarate-  te thene jo rastesisht ne nje televizion qe shihet me shume jashte, sesa brenda vendit,- te gjithe vleren e kumtit politik dhe te kalojne ne diplomaci publike mbrojtese dhe ne manaxhim krize.
Kryeministri Berisha u detyrua te deklaroje me pas “Ne kemi një qëndrim: në rast se ne arrijmë të kontribojmë, ne ofrojmë kontributin tonë. Por kemi deklaruar dhe deklarojmë se ne nuk mund dhe nuk do të jemi aktorë në këtë problem. Dhe ky qëndrim u është shprehur autoriteteve ndërkombëtare edhe shume kohë para së të fillonin negociatat... Është një çështje që i përket komunitetit ndërkombëtar dhe autoriteteve të Kosovës. Do të ishte e gabuar në rast se Shqipëria do të merrte një rol të tillë. Shqipëria do të ofrojë kontributin e vet siç e ofron Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet, natyrisht, Shqipëria me nje specifikë...”- sqaron bute Berisha.

Absurdi
Nje dite, duke biseduar per minoritetet me nje grup miqsh analiste, njeri prej tyre pertalli jo pa ironi: “Ne fillim ne duhet ta gjejme pakicen shqiptare ne Shqiperi. Pastaj ndoshta ta promovojme dhe ta mbrojme ate. Problemi eshte ta gjejme se ku eshte fshehur”.
Kjo batute humori i referohet pike se pari vdekjes se shpirtit kombetar. Mjaft me nacionalizmat sportive! Me flamujt qe i nxjerrim ne mejdan vetem per ndeshjet e kombetares! Ne fakt prej vitesh atdheu yne eshte kthyer ne nje top qe e shkelmojne te gjithe sipas rendit dhe ndoshta e perplasin edhe ne ndonje rrjete.
Fatos Nano u tall paturpesisht me te, ndersa shkermoqte neper dhembe paprere frazen “Shqiperia jone e dashur...”. Askush nuk i kerkoi atij publikisht t’i jepte fund atij palaçolleku. MJAFT e çoi ironine edhe me tej ndersa shpiku thirroren “Ah sa mire me qene shqiptar!”, a thua se njerezit kishin mbetur peng i ngerçit gjuhesor per te rivleresuar kombin e humbur ne varferi. Permendja e perkatesise nacionale ne fund te fjalimeve presidenciale apo ne raste ceremonish nentor-iale me shume ia ka zbehur vleren ndjeshmerive kolektive pro-kombetare. Jetojme ne nje moment ç’atdhesimi masiv. Faruk Myrtaj, shkrimtar i njohur, me shkruante pak dite me pare nga Kanadaja duke e nenshkruar letren e tij si “legalisht i pa atdhe”. Mijera njerez te tjere jetojne si hije lypsare neper dyer ambasadash. Te tjere, qindra mijera, presin te heqin qafe nenshtetesine shqiptare dhe te marrin ate te vendit ku kane emigruar, si per t’u liruar nga nje prange.
Te pakten 1 miljon shqiptare aplikojne çdo vit per te emigruar ne SHBA me llotarine shteterore dhe do te jepnin çdo gje vetem te mos kishin me pune me kete vend.
Jemi perballe krizes me te madhe kombetare te te gjitha koherave. Ky shqetesim nuk le pa gjume asnjeri me. Eshte bere gati normale qe njerezit te mos ta duan vendin e tyre. Ta perçmojne. Ta perbuzin. Pjese e kesaj ka qene edhe perbuzja ndaj kosovareve qe u mboll me shume kujdes nga sherbimi sekret jugosllav ne fillim te viteve 90. Me pas, kishte ministra rendi qe deklaronin se “paudhesite e kosovareve po riatdhesojne nga Europa edhe shqiptaret”- ndersa firmosnin marreveshjet e ripranimit te refugjateve ne vitet 2002-2003. Qeverite shqiptare te ketyre viteve ju kane kerkuar hapur vendeve si Belgjika dhe Gjermania te bejne dallimin mes shqiptareve dhe  kosovareve ish-jugosllave, kur te flasin per mafian e droges dhe prostitucionit.
Absurdi ka arritur deri atje sa elita mediatike eshte e gatshme qe çdo qendrim pro-shqiptar ta etiketoje si nacionalist, ndersa çdo nenshtrim poshterues dhe humbes ndaj interesave kombetare ta vleresoje si shenje civilizimi. Sigurisht, kur kete ia lejon pozita e angazhimit ne luften politike.
Eshte e lehte te qash viktimat. Me e veshtire eshte te parandalosh. Sepse kjo e dyta kerkon dinjitet, te cilin deri tani nuk e kemi pasur.
Ajo qe po ndodh me deklaraten e z.Mustafaj eshte pjese e kesaj krize te madhe kombetare, pjese e moskuptimit te motiveve pro-shqiptare te dikujt ne atdheun e aspiratave te humbura dhe prone te askujt.
Nuk mund te sillemi me si njerez pa atdhe’. Nuk mund te jetojme me tej ne kete vend nese nuk perkufizojme nje etike te perbashket kombetare. Por qe kjo te ndodhe nje seri procesesh duhet te ndodhin. Dhe per kete e djathta ne pushtet ka shansin, por jo edhe instrumentat. Ato i nderton vullneti i perbashket publik, i cili duhet trupezuar.

 
Links Tė Ngjashėm
· AIPR
· Tjetėr Kulture
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Kulture:
Vikers dhe Pettifer abuzojne rende me te verteten


Voto Artkullin
Mesatarja: 4.66
Vota: 3


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: