Ketu mund te ishte reklama Juaj!
*
 

Menu
Home
Submit News
Your Account
Content
Topics
Top 10

Marketingu Social – Biznesi Me Fytyre Humane
Dėrguar tė Saturday, 11 March @ 17:22:46 PST nga aipr

Marketing Prej pranveres se ketij viti, bizneset shqiptare do te kene nje shans te ri per te rritur shitjet: ato mund te garojne me fort duke mbeshtetur nje perpjekje qe synon te prodhoje nje Librari Audio per personat qe nuk shohin ne Shqiperi.

Nga Alban Bala

Prej pranveres se ketij viti, bizneset shqiptare do te kene nje shans te ri per te rritur shitjet: ato mund te garojne me fort duke mbeshtetur nje perpjekje qe synon te prodhoje nje Librari Audio per personat qe nuk shohin ne Shqiperi.
Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike me mbeshtetjen e Bankes Boterore do te nise se afermi zbatimin e ketij projekti. 2,000 tituj librash do te prodhohen ne format audio dhe do te jene ne sherbim te personave qe nuk shohin, per t’u lehtesuar atyre rrugen e kulturimit dhe sigurisht edhe hapat drejt integrimit me normal ne jete. Te mos mundesh ne fund te fundit nuk eshte fatalitet. Te braktisesh nga njerezit perreth teje- eshte!

Çfare do te thote Marketing Social?
Ne qofte se nje konsumator duhet te zgjedhe mes dy firmave per te blere nje produkt, a ndikohet ai nga lajmi se njeri prej ketyre dy bizneseve, me parate e fituara nga shitjet- pra me parate e vete konsumatorit- po mbeshtet nje nisme qe ndihmon nje grup social ne veshtiresi si psh. te verberit?
Nese produkti i ketyre firmave eshte i krahasueshem (siç jane te standartizuar sot shumica e produkteve te perditshem), konsumatori a do te preferonte qe blerjet t’i bente tek firma/dyqani/rrjeti/qendra tregetare, qe mbeshtet kete grup social, i vetedijshem se me parate e zakonshme qe shpenzon po ndihmohen njerez ne veshtiresi? A do te ishte ai krenar se po mbeshtet nje nisme sociale, pa harxhuar ne fakt asnje para’ me shume se zakonisht- madje pa e prekur aspak balancen e shpenzimeve familjare? A do te preferonte ai nje marke çfaredo, apo nje marke qe tashme eshte angazhuar ne nje nisme sociale pozitive?
Drejtperdrejt angazhimi ne keto nisma sociale i shton vlerave te markes (kompanise qe e tregeton ate) permasen njerezore lokale. Dhe ne nje treg global, kjo eshte qasja lokale e synuar.
Ajo qe fiton kompania, e cila e realizon kete marketing social duke u perfshire financiarisht ne mbeshtetje te nje nisme humanitare- do te ishte e shumefishte.
Se pari, ajo nderton imazh dhe eshte shume here me e besueshme per klientet e saj. Ajo eshte njerezore. Dyshimi i bazuar i klientit se çmimi reflekton me shume normen e fitimit sesa koston e cilesise se ofruar permes mallit merr ne kete rast nje kundershtim te forte dhe bindes.
E dyta, nje kompani e angazhuar ne nisma sociale eshte ne gjendje te motivoje me teper se me pare klientet e saj te bejne blerje edhe me te shpeshta- pra te rrise xhiron e pritshme - ne emer te deshires se bleresve per te ndihmuar personat ne nevoje, ne perputhje me nismen sociale.
Se treti, kompania kalon ne nje nivel te ri partneriteti me klientet. Ajo nuk permbush vetem nevojat e tyre. Ajo fillon t’u pergjigjet aspirata shoqerore te klienteve, duke marre ne kete rast persiper pergjegjesi te reja, pergjegjesi sociale.
Kjo qasje eshte tejet e njohur ne bote dhe shume firma te medha e te famshme, edhe ne Shqiperi, shpenzojne shume para ne kete drejtim. Me forma donacionesh ato kane mbeshtetur pergjithesisht ftesat nga institucionet shteterore- qendrore dhe lokale, apo organizatat e huaja ne Shqiperi per ndihme ndaj grupeve shoqerisht vulnerabel.
Marketingu social shkon edhe nje hap perpara: ai garanton shikueshmerine e ketij investimi social qe kompanite mund te realizojne. Ne pergjithesi skema e realizimit te pergjegjesive sociale te kompanive ka nenkuptuar nje vlere te konsiderueshme te hollash, qe pergjithesisht mund te perfshihet vetem ne filozofine e korporatave apo institucioneve te medha financiare.
Marketingu Social qe ne synojme te prezantojme ne Shqiperi nuk nenkupton angazhimin aq ne para’, sesa ne princip. Sepse ka ardhur koha qe edhe ne vendin tone kompanite te garojne me imazhin social qe duan t’i japin vetes.
Thene thjesht, ketu nuk eshte fjala per shume para, por per shume shpirt.
Publiku vazhdon t’i shohe firmat shqiptare me mosbesim dhe shpesh me sy armiqesor. Diku prej varferise dhe diku prej shpejtesise se riklasifikimit pasuror te shoqerise ne teresi, bizneset vazhdojne te shihen prej publikut te gjere si trupezim ne para’ i padrejtesive sociale qe perndoqen proceset reformuese si privatizimi, liberalizimi i ekonomise, etj. Distancimi emotiv i publikut nga fati i biznesit kombetar apo shpesh edhe perceptimi paragjykues negativ i tij per biznesin ne teresi largon interesat mes paleve duke frenuar qofte zgjerimin e tregut, qofte komunikimin normal qe kerkon nje sistem ekonomik si ai i Shqiperise, ku ende mungojne hallka te rendesishme.
Kjo qasje synon te ngushtoje gjithashtu kete hendek, i cili ne terma afat-gjate rrezikon te shkepuse procesin e ri-kualifimit cilesor te biznesit dhe rikonfigurimin sektorial te tij nga interesi publik. E shprehur ndryshe, ne situaten aktuale nje marke vendase ka me pak shanse te çmohet me mire, nese perceptimi i saj mbetet i pandryshuar si deri tani; po ashtu konkurueshmeria e saj mbetet e ulet perballe ortekut te markave te importit, qe garojne cilesisht ne marketingun tregetar dhe jane me bindese brenda kornizes se çmimit. Sistemi i shitjes me pakice – pavaresisht markave apo produkteve qe tregeton- eshte i denuar te vuaje nje rritje shume te ngadalte, nese gara ne treg nuk pasorohet me elemente qe turbullojne dhe nxisin ndergjegjen e bleresve.
Shanset per te arritur edhe tek incentivat ne nivel fiskal ne kete drejtim jane gjithashtu te shtuar, nese shteti gjykon ne nje moment te caktuar se kjo qasje e re shkurton kostot e tij sociale dhe garanton nje model te qendrueshem zhvillimor per grupet ne nevoje.
Ne teresi, te gjitha palet kane çfare te fitojne permes ketyre nismave sociale, qe jo vetem ndihmojne nje grup njerezish fatkeqe, por rrisin ne aftesine e gjykimit bleresin, shoqerine dhe krejt mjedisin shteteror ku ne perkasim.

 
Links Tė Ngjashėm
· Comport
· Tjetėr Marketing
· Lajme nga aipr


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me Marketing:
AMC nuk eshte me Albanian Mobile Communication


Voto Artkullin
Mesatarja: 5
Vota: 1


Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek


Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Login" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu

 

 

 

Partners: