Frika qe duhet ta fitojme
Dėrguar tė Saturday, 11 March @ 17:21:16 PST nga aipr
|
|
“Lopa u çmend per vete, por kjo pula po na çmend te gjitheve”! Plaka qe ma tha kete fraze quhet Agushe Gjoka. Ajo eshte nje fshatare qe jeton diku prane Tiranes dhe qe shet ne rruge produkte te fresketa fushe. “Dikur shisnim edhe pula,- thote Agushja, duke folur me shume me vete, por tani me mire t’i hame vete ato qe na kane mbetur, sesa te na i haje virusi”.
Nga Alban Bala “Lopa u çmend per vete, por kjo pula po na çmend te gjitheve”! Plaka qe ma tha kete fraze quhet Agushe Gjoka. Ajo eshte nje fshatare qe jeton diku prane Tiranes dhe qe shet ne rruge produkte te fresketa fushe. “Dikur shisnim edhe pula,- thote Agushja, duke folur me shume me vete, por tani me mire t’i hame vete ato qe na kane mbetur, sesa te na i haje virusi”. Si shume te tjere, edhe fshatarja trupimet nga Tirana eshte e trembur nga zhurma qe mbeshtolli perhapjen e virusit H5N1 ne kete pjese te Europes. Ajo nuk i trembet helmimit, sa demit ekonomik qe po peson familja e saj dhe shume familje fshatare te pambrojtura. “Frika po na fut ne grope perpara pulave”-qesendis ajo me te drejte. Ne fakt frika nga perhapja e gripit te shpendeve ishte shume me e madhe se pasojat e tij. Ajo mund te barazohet vetem me humbjet qe po pesojne aktualisht ne krejt boten kompanite e specializuara te prodhimit te mishit te shpezeve dhe te vezeve. Kompania e pare shqiptare e vezeve Floryhen deklaroi disa jave me heret se kjo epidemi mund t’i shkaktonte asaj disa qindra miljone dollare humbje. Edhe pse i ekzagjeruar ky parashikim nuk eshte i pambeshtetur. Deri tani, Italia fqinje ka deklaruar se ka humbur nga gripi i shpendeve rreth 650 miljon Eur, sipas sherbimit te lajmeve te Mediaset-it me date 15 shkurt. Humbjet ditore te ketij sektori ne Itali llogaritet te arrijne sipas te njejtit burim ne 6 miljon Euro. Gjate vitit 2005 prodhuesit italiane kane prodhuar 13 miliard veze, 430 miljon zogj pule, 40 miljon pula, 36 miljon gjela deti dhe 100 miljon specie te tjera si rosa, pata, fazane, etj, me nje total prej 1,2 miljon ton mish. Por sipas nje sondazhi te muajit te kaluar ne Itali afro 85% e prodhuesve deklarojne te kene humbur mbi 50% te tregut. Ne fillim te nentorit te vitit te kaluar, BB llogariti se demet ne ekonomine globale nga gripi „avian“ mund te arrinin ne 800 miliard dollare ne vit. Ne fakt zerat mbi mutacionet e reja virale te evidentuara, e bene kete infeksion nje fantazem te frikshme. Vitin e shkuar prej tij vdiqen ne mbare boten 90 persona dhe kjo shifer nuk eshte asgje po te krahasohet semundje te tjera te mbiquajtura shpesh routine, si kanceri i gjirit qe vret mesatarisht ne vit rreth 40,000 gra. I pranishem ne Azine Juglindore prej mese dhjete vitesh, gripi i shpendeve ka bere ne mbare boten nje dem me shume psikologjik sesa real. Humbjet me te medhaja ne ekonomine globale ne pulari i ka pasur Vietnami dhe Tajlanda, ku deri ne fund te vitit 2005 jane asgjesuar 15-20% e pulave. Ne vitin 2004, kur epidemia shpertheu, Vietnami pesoi 187,5 miljon dollare humbje. Vitin e shkuar keto humbje u permbajten poshte 7 miljon dollareve. Megjithate shume vende po perpiqen ta luftojne kete semundje me mjete po psikologjke, ashtu siç parashkruhet edhe demi kryesor prej saj. Para nje muaji ne Itali Ministri i Bujqesise dhe ai i Ekologjise u shfaqen publikisht bashke me stafet e tyre ne nje shesh te Venecias per te pjekur dhe ngrene perballe kamerave mish pule. Ne vende te tjera qeverite angazhuan mekanizmat komunitare per te kompensuar humbjet e ketij sektori. Qe nga fundi i vitit te kaluar ne vijim Bashkimi Europian ka miratuar nje sere masash- edhe te karakterit financiar, per te mbeshtetur humbjet eventuale te ketij zinxhiri prodhues dhe tregetar te mishit te shpendeve dhe nenprodukteve. Por keto masa i perfitojne 25 vendet anetare- sqarojne specialistet dhe Shqiperia nuk eshte nje prej tyre. Nje nga masat e BE-se per te rritur besimin e konsumatoreve, eshte vendimi qe ne tregun europian te qarkullojne pulat me etiketime te vendeve europiane. Aktualisht prodhuesi me i madh i produkteve te mishit te pules dhe vezeve ne tregun europian, eshte Franca. Ne nivele kombetare apo lokale reaksioni ndaj fenomenit ka qene i larmishem. Por ne pergjithesi sot vihet re se kompanite me se shumti i kane rezistuar presionit refuzues te tregut duke ruajtur nje nivel te paluhatur çmimesh per mishin e shpendeve dhe nenproduktet. Miratimi i fondit te ndihmes nga Banka Boterore per Shqiperine mund te sherbente si nxites edhe per disa nderhyrje te ngjashme ne vend. Nje prej tyre mund te ishte ndihma direkte per kompanite e goditura nga kjo fatkeqsi natyrore me permasa globale. Se dyti, fushata e ndergjegjesimit te publikut per seriozitetin e kontrollit shteteror dhe rritja e besimit te konsumatoreve ndaj produktit vendas te kontrolluar mund te ishte nje nyje e rendesishme per te mbajtur te lidhur konsumatorin me kete sektor te rendesishem prodhues dhe eksportues te vendit. Vete kompanite duhet te intensifikojne komunikimin dhe marketingun direkt per t’iu pergjigjur shqetesimit te klienteve, duke ikur nga qasjet e pergjithshme te reklames per forcimin e markes, si deri me tani. Sistemi i tyre i komunikimit deri me sot nuk ka filluar te flase per krizen. Nese keto kompani kane nje shans te paperseritshem per te ndertuar nje imazh te orientuar nga kujdesi ndaj klientit, ky eshte momenti. Sepse H5N1 nuk eshte nje levizje shahu. Eshte nje semundje shume e rrezikshme nese prek ne njerez.
|
| |
 |
Mesatarja: 0 Vota: 0
|
 |
|