Loja e emrave
Dėrguar tė Saturday, 11 March @ 17:17:48 PST nga aipr
|
|
Volvo vjen nga fjala latine “volvo” e cila ka kuptimin “rrokullis”. Ky ishte nje emer origjinal per nje kushinete e zhvilluar nga gjigandi SKF. Une kurre nuk do te shihja nje Volvo pa menduar perseri rreth kesaj ironie.
Nga Guy Kawasaki Ne faqen Day2Day Activities gjendet nje artikull i madh me titull “ Si ua vene ata emrat kompanive” Si ju duket kjo ironi? Volvo vjen nga fjala latine “volvo” e cila ka kuptimin “rrokullis”. Ky ishte nje emer origjinal per nje kushinete e zhvilluar nga gjigandi SKF. Une kurre nuk do te shihja nje Volvo pa menduar perseri rreth kesaj ironie. Do kisha deshire te jepja disa udhezime rreth emertimit te nje kompanie apo produkti, sepse une jam ndeshur me shume kompani qe jane ne kete proces. Ne pergjithesi, meraku kryesor i shume njerezve duket se qendron ne faktin nese eshte i disponueshem emri i domain-it. Megjithate sipas gjykimit tim jane edhe te tjera gjera per t’u marre ne konsiderate.
- Fillojeni me germat e fillimit te alfabetit. Ketu gjendet skenari: ju blini nje stende ne nje panair tregetar masiv si psh Comdex. Lista e ekspozusve eshte alfabetike. Do ishte me mire per ju te listoheshit ne balle te guides apo ne pjesen e pasme te saj? Nje skenar tjeter: Nje recensioniste analizon nje duzine produktesh. Ajo i liston produktet sipas rradhes alfabetike ne kete pasqyre. Ju do preferonit qe produkti juaj te ishte ne fillim apo ne fund te listes?
- Shmangni emrat qe fillojne me X apo me Z. Kjo eshte nje gje tashme e perseritur, por eshte njekohesisht nje bezdi personale e imja. Germat e gabuara per te nisur emrin e kompanise apo produktit tuaj jane X dhe Z. E para jane qe te dyja nga fundi i alfabetit. E dyta, ato eshte ngaterruese t’i germezosh dhe shqiptosh. “Te lutem ma Zeroks pak kete”.
- Rrok fuqine e foljes. Nje emer i madh ka potencialin te kthehet ne nje folje. Per shembull: Xerox (me fat, sepse ata fillojne me X), Google, Digg dhe Stufflt. Fjalet me mundesi foljeje jane te shkurtra- jo me teper se tre rrokje dhe “tingellime aktive”. Ato kane nevoje te funksionojne ne fraza te tilla si “Pse mos te ___ pikerisht ate?” Ose, “ Une do___ pikerisht kete” ( Nje nga zhgenjimet e mia me te medha ne jete eshte se “Kawasaki” ka me teper rrokje per t’u bere nje folje.
- Tingellim ndryshe. Shpejt: Me se merren kompanite ne vazhdim? Claris, Clarin, Clarium, Clarins, Clarinex. Eshte e veshtire t’i kujtosh. Nese ato shesin fabrikime jo origjinale, largohen nga nuhatja juaj ose do “vriten” nga Apple. Emrat e medhenj tingellojne ndryshe. Per kete arsye ato shqiptohen ndryshe.
- Kapni llogjiken. Shembulli absolutisht me i mire te emertimit te gjerave ne nje menyre llogjike eshte qasja nga njerezit e mençur tek Pokemoni. Nuk ju duhet te jeni me doemos femije te kuptoni kujt i perngjajne Geodude dhe Lickitung. A mund te thuhet e njejta gje per emrat Tenaris, Abaxis dhe Ceradyne? Tingellimi ndryshe + shqiptimi ndryshe + trupezimin logjik = nje emer i paharrueshem. Ja dhe nje prove e mire: nese ju i tregoni emrin e kompanise apo produktit tuaj 10 te huajve, a mundet te pakten gjysma e tyre ta marrin mend se ne çfare biznesi beni pjese?
- Shmangni modat. Mea culpa: ne beme nje gabim te madh kur hapem firmen qe sot quhet Garage Technology Ventures. Ne e quajtem ate “garage.com”. Po, me germe te madhe “G.” Ishte nje lapsus i vogel ne modestine dhe lakmine e e-Bay. Kishim gjithashtu edhe nje sllogan te madh: “Ne e veme kapitalin tek Ju, jo ne emrin tone”. “dotcom” ishte gjithashtu nje gabim, sepse ky u shnderrua ne sinonim i shprehjes “pa model biznesi”. Nese ju mendoni qe eshte nje prirje perfekte per venien e emrave ne vazhdim, keshilla ime eshte: shmangeni!
Nuk ka rendesi nese ju kontrolloni domain-in ne fillim dhe me pas aplikoni keto rekomandime apo e kunderta e tyre, por ju lutem bejini bashke, sepse te ngresh nje kompani apo produkt te madh me nje emer te ndyre, eshte nje krim i vertete.
|
| |
 |
Mesatarja: 0 Vota: 0
|
 |
|